Author: gazetar_1

Gjatë muajit mars 2022, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 53,7 %, krahasuar me marsin e 2021-shit. Sipas raportit të INSTAT-it, numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në rajonin e jugut ka shënuar rritjen më të lartë prej 98,1 %. Në zonat bregdetare ky tregues është rritur me 2 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Referuar statistikave, në muajin mars, numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 2,1 herë, në krahasim me muajin mars 2021. Ndërsa numri i netë qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në rajonin e…

Read More

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në 3-mujorin e parë të këtij viti shënoi rritje edhe portofoli i kredive të dhëna nga sektori bankar shqiptar për subjekte jashtë vendit. Sipas BSH-së, në tre mujorin e parë të këtij viti kredia për subjektet jorezidente u zgjerua me 3.2%. Ndërsa totali i kredisë për këtë kategori u rrit me 40% gjatë vitit të kaluar, në shifrën e 27 miliardë lekëve. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se, raporti i kredive me probleme në segmentin e huasë për jorezidentët vitin e kaluar zbriti në 0.3%, nga 1.7% që kishte qenë një…

Read More

Rritja e normës bazë të interesit nga ana e Bankës së Shqipërisë ka nisur të reflektohet në normat e përfitimit nga letrat me vlerë të Qeverisë. Si bonot e thesarit, edhe obligacionet, kanë shënuar rritje të normave të interesit gjatë muajve të parë të vitit, të nxitura edhe nga pritshmëritë për rritje të inflacionit. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, interesat e letrave me vlerë të qeverisë prej javës së parë të muajit mars kanë regjistruar rritje të njëpasnjëshme. Ndryshimet në kahun rritës fillimisht kanë qenë minimale, ndërkohë që më pas reflektuan edhe ndryshimin e normës bazë, në disa…

Read More

600 emigrantë që tentuan të hynin në Greqi përmes ujrave të Detit Egje janë ndaluar nga rojet bregdetare greke. Grupi i madh i emigrantëve ishte nisur mëngjesin e kësaj të hëne nga bregdeti turk, për të lundruar drejt Greqisë përmes 5 anijeve dhe 4 varka më të vogla. “Patrulla greke ishte në gjendje që shumë shpejt të lokalizonte anijet dhe të informonte rojet bregdetare turke”, tha për AFP-në një zëdhënës i rojeve bregdetare greke. Mbi 3,000 azilkërkues kanë arritur në Greqi gjatë këtij viti, ndërkaq sipas statistikave të publikuara në prill, mbi 2,300 azilkërkues janë vendosur në kampet e ishujve…

Read More

Ndonse miërëqënia është rritur dhe varfëria nuk i ngan asaj të shumë viteve më parë, vdekshmëria foshnjore është përkeqësuar. Vitet e fundit në vendin tonë  ky fenomen ka njohur rritje dhe kjo evidentohet si e dhënë në një raport përmbledhes të EUROSTAT për Ballkanin Përëndimor dhe Turqinë. Sipas këtij raporti Shqipëria e kishte vdekshmërine foshnjore 10.3 për 1000 lindje të gjalla, fenomen, i cili mbeti i lartë edhe më 2020 me 10 foshnje për 1000 lindje. Kjo normë ishte më shumë se dyfishi i mesatares rajonale. Pas Shqipërisë Kosova renditet me normën më të lartë në Rajon me 8.7 foshnje…

Read More

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka ngritur akuza të forta ndaj INSAT, duke i cilësuar të dhënat e këtij institucioni të pasakta dhe të manipuluara. Nga foltorja e Kuvendit deputetja Tabaku deklaroi se INSTAT ka qenë një nga institucionet më të debatuara të viteve për saktësinë e të dhënave, manipulimin dhe cilësinë e tyre, situatë kjo prej vitesh. “Mendoj se manipulimi i shifrave dhe të dhënave të INSTAT, lidhur me punësimin në bujqësi, rritjen e produktin.. etj, janë debat i hapur i viteve që nuk dua të ndaloj, por dua të ndaloj me disa element që lidhen me rritjen ekonomike…

Read More

Aktiviteti i fondeve private të pensioneve ka vijuar rritjen edhe gjatë tremujorit të parë të vitit 2022. Sipas të dhënave të bëra publike nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, për tremujorin e parë të vitit aktual, në treg kanë ushtruar aktivitet 4 fonde pensioni. Vlera totale e aseteve të anëtarëve të fondeve private të pensioneve arriti në afro 40 milionë euro, ose mbi 48 miliardë lekë në 31.03.2022, duke shënuar një rritje prej 5.95%, ose rreth 273 milionë lekë më shumë sesa fundviti 2021. Rritje ka patur edhe sa i përket anëtarëve të këtyre fondeve, ku numri në fundmars ka arritur…

Read More

Kompania Pfizer ka sjellë në vendin tonë javën e shkuar 140 400 doza të vaksinës anti- COVID. Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik i bëjnë apel qytetarëve të vaksinohen për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar, si dhe femijët mbi 12 vjeç, mund të vaksinohen apo të rivaksinohen me dozën e tretë pranë qendrave të tyre shëndetësore ose në pikat e vaksinimit të përqendruar. Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas…

Read More

Dita Botërore të Bletës, solli festë në qytetin e Korçës. Nën kujdesin e Bashkisë se këtij qyteti u organizua Panairi i Pranverës, ku morën pjesë bletërritës nga e gjithë Shqipëria si dhe nga trevat mbarë shqiptare të Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Greqisë. Në qendër të qytetit u mbajt po ashtu një koncert festiv si dhe aktivitete për fëmijë në Zonën Këmbësore. Në vendin tonë janë afro 8200 familje që merren me rritjen e bletëve, ndër ta janë profesionistë të cilët e kanë biznes, por edhe individë që e zhvillojnë këtë aktivitet për pasion. Vlera kapitale e gjithë sektorit llogaritet…

Read More

Përdorimi i Produkteve të Mbrojtjes së Bimëve (PMB) ku bëjnë pjesë edhe pesticidet është një terren i pa monitoruar siç duhet nga institucionet publike duke lënë kështu shkak për abuzime dhe cenim të sigurisë ushqimore sipas një auditimi të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ky i fundit vlerëson se stafet profesionale pësojnë ndryshim të shpeshtë në institucionet respektive ndërkohë që kanë nevojë për trajnime të vazhdueshme. Mbi të gjitha nuk është bërë plotësimi i të gjithë numrave të nevojshëm të trupave kontrolluese dhe monitoruese. Mospërdorimi i produkteve që mbrojnë bimët është i dëmshëm ashtu sikurse është përdorimi i tyre jashtë…

Read More