Author: gazetar_1
Euro ra për herë të parë poshtë kufirit të 120 Lekëve, duke shënuar nivelin më të ulët historik në kursin e këmbimit. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të premten me 119.96 lekë, duke prekur një rekord të ri në një cikël nënçmimi që, me thyerje të vogla, kishte nisur që vitin e kaluar. Agjentët e tregut valutor shprehen se kërkesa për Euro ngelet e pakët, ndërsa në këtë periudhë flukset hyrëse janë përmirësuar ndjeshëm falë rritjes së eksporteve dhe të turizmit hyrës. Një faktor tjetër që ndoshta ka filluar ta ndikojë kursin e këmbimi mes…
NGA IGLI TOLA Pavarësisht kësaj deklarate të famshme të Franklinit për sigurinë e taksave, amnistitë e shpeshta – të cilat kanë qenë një ftesë për shmangësit dhe të padisiplinuarit për t’u bashkuar me radhën e njerëzve që paguajnë taksat “e pashmangshme” – kanë treguar një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme gjatë shekujve. Amnistia e parë e dokumentuar daton mbi dy mijë vjet më parë në Egjiptin e lashtë, dëshmia mund të gjendet në Gurin e Rosetës (200 p.e.s.) dhe parashikonte lirimin nga burgu të evaziuesve fiskal). Por, një shembull i fundit, shumë afër nesh, i vlerësuar edhe si i frytshëm është Scudo…
“Le të shfrytëzojmë potencialin e tregjeve të kapitalit, dhe t’i vëmë ato në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit”. Ky ishte mesazhi i kreut të AMF, Ervin Mete në konferencën ndërkombëtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe Sekretariatin Shtetëror të Zvicrës për Çështjet Ekonomike (SECO) për “Diversifikimin e sistemit financiar përmes reformave të tregut të kapitaleve”. Në konferencë ishin të pranishëm përfaqësues të nivelit të lartë nga Qeveria shqiptare, mbikëqyrësit financiarë, si edhe institucionet financiare kombëtare dhe ndërkombëtare. Në event u diskutua për tregjet e kapitalit në Shqipëri, e cila synon të promovojë rëndësinë e…
Nga Fatos Çoçoli Bilancet fiktive(të trukuara) të biznesit të madh janë absolutisht një nga fenomenet kryesore, që jo vetëm shmangin pagesën e detyrimeve tatimore, por reflektojnë edhe pasoja të tjera, si deklarimi i pagave tejet të ulta, në raport me tregun e punës, duke sjellë deformime të shumëfishta në treg. Kompanitë e biznesit duhet të detyrohen të mbajnë një bilanc të vetëm, i cili të jetë i përputhur me deklarimin e tyre në tatime, duke frenuar abuzimin me bilancet fiktive, që nga njëra anë nxisin shmangien e detyrimeve tatimore reale dhe nga ana tjetër, ndikojnë në vlerësimin e aftësisë paguese…
Nga Anastas Angjeli Ende pa u rikuperuar pasojat e krizës ekonomike, rrjedhojë e pandemisë së Covid19, ekonomia globale në përgjithësi, për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, po tronditet jo vetëm nga kriza energjetike (furnizimit me naftë, gaz), por edhe nga shkëputja e zinxhirit të furnizimit me lëndë të para dhe ajo që paraqitet si më e rrezikshme është se tashmë janë prezente sinjalet e mungesës së produkteve ushqimore. Kjo, për shkak të ndërprerjes së zinxhirit me prodhimet e drithërave, veçanërisht të grurit. Kjo, sepse Rusia dhe Ukraina (në luftë), ky “…hambar i furnizimit me grurë të Europës” tashmë vazhdon të jetë…
Bizneset kanë kundërshtuar rritjen e tarifave të transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, ndërsa e kanë cilësuar si të pabazuara kërkesat e bëra nga Operatori i Sistimit të Shpërndarjes dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit. Gjatë një seance dëgjimore të realizuar nga Enti Rregullator i Energjisë, ata kërkuan më shumë shpjegime mbi arsyet që kanë çuar kompanitë publike, të kërkojnë rritje të tarifave. Administaroti i OSHEE, Adrian Çela e konsideroi si minimale rritjen e kërkuar për tensionin 20 KV, ndërkohë që Artur Kurti nga OST, tha se kërkesa është e bazuar në tregues. Kjo ishte seanca e parë dëgjimore e…
Gjatë vitit 2021, dhjetë nga ngjarjet më ekstreme të motit në botë u shkaktuan nga ndryshimet klimatike dhe sollën një dëm prej 170.3 miliardë dollarësh, ku uragani vdekjeprurës Ida që goditi SHBA-në solli koston më të madhe, sipas një studimi të shoqatës bamirëse “Christian Aid”. Sipas vlerësimeve të kompanisë së sigurimeve Aon, 2021 është viti i gjashtë që katastrofat natyrore globale kanë kushtuar më shumë se 100 miliardë dollarë – të gjashta këto vite kanë qenë që nga viti 2011. Sipas shifrave: Ngjarjet e motit me kostot më të larta për vitin 2021, sipas Christian Aid, janë: 1. Uragani Ida…
Sondazhi global i publikuar nga “Gallup Interntional”, me titull “Fundi i Vitit”, mat shpresën dhe lumturinë për vitin e ri që po vjen, në mbarë botën si dhe pritjet për situatën ekonomike. A do të sjellë viti 2022 shpresë për një të ardhme më të ndritur nëpër botë? Indeksi tregon se, në fund të vitit 2021, shpresa dhe lumturia globale po zvogëlohet krahasuar me vitin e kaluar. Megjithatë, ka dallime nga vendi në vend. Bie në sy se pavarësisht problemeve të shumta, Shqipëria renditet vendi i dytë në botë me përqindjen më të lartë të personave që janë optimistë për…
Enti Rregullator i Energjisë po zhvillon këtë të mërkurë seancën publike për aplikimet e bëra nga Operatori I Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe Operatori I Sistemit të Transmetimit për rritjen e tarifave të tyre. Në një prezantim të bërë nga OSSH pjesë e OSHEE Group theksi u vu tek nevojat në rritje për investime në një rrjet që mesatarisht është 40 vjeçar dhe ka një shkallë amotrizmi prej 70 për qind. Përfaqësuesit e kompanisë publike thanë se ndryshuimet klimatike kanë rritur dukshëm kostot për emergjencat të cilat vetëm për vitin 2021 ishin rreth 11 të tilla dhe mestarisht kostoja për…
Huatë e investitorëve të huaj ndaj kompanive të tyre në Shqipëri kishin vlerën e 1.63 miliardë eurove në fund të tremujorit të tretë të vitit. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se huaja nga kompanitë mëmë e ndërmarrjeve të huaja paraqitet e qëndrueshme gjatë këtij viti. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, detyrimet e borxhit të ndërmarrjeve të investimit direkt ndaj investitorëve direktë kanë pësuar një rënie të lehtë me 0.4%. Shifrat tregojnë se kompanitë e huaja mbështeten shpesh nga aksionerët jo vetëm me injektim kapitali, por edhe me huadhënie. Mbështetja te huaja nga aksionerët…
