Enti Rregullator i Energjisë po zhvillon këtë të mërkurë seancën publike për aplikimet e bëra nga Operatori I Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe Operatori I Sistemit të Transmetimit për rritjen e tarifave të tyre. Në një prezantim të bërë nga OSSH pjesë e OSHEE Group theksi u vu tek nevojat në rritje për investime në një rrjet që mesatarisht është 40 vjeçar dhe ka një shkallë amotrizmi prej 70 për qind.
Përfaqësuesit e kompanisë publike thanë se ndryshuimet klimatike kanë rritur dukshëm kostot për emergjencat të cilat vetëm për vitin 2021 ishin rreth 11 të tilla dhe mestarisht kostoja për çdo emergjencë është 40 milionë lekë. OSSH ka theksuar se ka probleme financiare të lidhura me procesin e ndarfjes nga kompania mëmë ku ka treshëguar kapital negative prej 22.6 miliardë lekë. Ndërkohë situate e vështirë energjetike e këtij viti por edhe e vitit të kaluar kanë rezultuar me humbje për OSSH që në vitin 2020 humbja ishte 2.8 miliardë lekë nga ku 2.7 miliardë lekë janë penelitete dhe detyrime të mbartura nga KESH kur shoqëria u administrua nga CEZ.
“Po kështu edhe tarifat e ulëta të shpërndarjes që nuk kanë ndryshuar që në vitin 2015 janë një faktor me ndikim. Për vitin 2020 kemi realizim vetëm 5.9 miliarcdë lekë apo 65 për qind e vlerës së investimeve.
Kemi rritje të çmimit në bursë kemi tarifa ekzisuese të ulëta që janë problematike lidhur me qëllimet që kërkohen për tju përgjigjur kërkesave. Të gjitha këto kanë bërë që ne të kemi për 2021 një humbje financiare prej 2.2 miliardë lekësh në të cilat është bërë dhe analiza nga departamemni ekonomik. Kemi një pritshmëri që do të thellohet pra 4.2 miliardë lekë” thanë përfaqësues të OSSH.