Autor: Ekofin

Kryeqyteti do të përballet sot me kufizime të mëdha të qarkullimit rrugor për shkak të organizimit të Maratonës së Tiranës. Nga ora 08:00 deri në 16:00, një pjesë e konsiderueshme e akseve kryesore të qytetit do të jenë të bllokuara, ndërsa transporti publik do të pësojë ndryshime të rëndësishme, deri në pezullimin e plotë të disa linjave. Aktiviteti sportiv, i organizuar nga Bashkia e Tiranës, pritet të sjellë vështirësi të konsiderueshme për lëvizjen e qytetarëve, veçanërisht për ata që duhet të udhëtojnë drejt qendrës, të shkojnë në punë apo të kryejnë aktivitete të tjera gjatë fundjavës. Sipas njoftimit kufizimet do…

Lexo më shumë

Interesat e kredive hipotekare në lekë kanë vijuar të ulen gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026, duke arritur në nivelin mesatar 3.7%, ndërkohë që kreditë konsumatore janë shtrenjtuar, me normën e interesit që është rritur në 9.1%. Nga ana tjetër, kreditë në euro për bizneset kanë shënuar rritje të kostos së financimit, duke reflektuar zhvillimet në tregjet ndërkombëtare. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare e interesit për kreditë hipotekare në lekë për individët zbriti në 3.7% gjatë periudhës korrik-shtator 2026, nga 3.8% në tremujorin e dytë dhe 3.9% në tremujorin e parë. Kjo ecuri tregon një…

Lexo më shumë

Qeveria ka miratuar ndryshimet në projektligjin për sigurinë kibernetike, duke parashikuar gjoba nga 200 mijë deri në 10 milionë lekë për shkeljen e detyrimeve ligjore nga operatorët e infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit. Projektligji parashikon detyrime të reja për raportimin e incidenteve kibernetike, deklarimin e masave të sigurisë dhe dhënien e informacionit për administrimin e sistemeve informatike. Sipas ndryshimeve të propozuara, operatorët e infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit duhet të deklarojnë pranë Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) masat teknike, organizative dhe operacionale që kanë marrë për mbrojtjen e sistemeve të tyre. Ata duhet të japin…

Lexo më shumë

Fermerët e vetëpunësuar në bujqësi kanë patur mundësi gjatë këtij viti të shlyejnë detyrimet e prapambetura për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore pa paguar gjoba dhe kamatëvonesa, në zbatim të ligjit “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore dhe e detyrimeve të pagueshme në doganë”. Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) njofton se ligji parashikon lehtësira për fermerët që kanë akumuluar detyrime ndër vite, duke u dhënë mundësinë të rregullojnë situatën e tyre kontributive dhe të përfitojnë nga skema e sigurimeve shoqërore. Sipas ISSH-së, për të gjitha detyrimet e krijuara deri më 31 dhjetor 2014,…

Lexo më shumë

Inflacioni ka shënuar një rritje të ndjeshme gjatë muajit tetor 2026, duke arritur në 3,4%, nga 2,3% që ishte në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Transporti dhe ushqimet janë dy grupet që kanë ndikuar më shumë në rritjen e përgjithshme të çmimeve, duke shtuar presionin mbi shpenzimet e familjeve shqiptare. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), inflacioni vjetor është rritur me 1,1 pikë përqindje krahasuar me tetorin e vitit 2025. Ndërkohë, në raport me muajin shtator 2026, çmimet e konsumit janë rritur me 0,5%. Të dhënat tregojnë se presionet inflacioniste janë përqendruar veçanërisht te…

Lexo më shumë

Qeveria gjermane ka miratuar një projekt-rregullore që parashikon përgjysmimin e kuotës vjetore për punësimin e shtetasve nga Ballkani Perëndimor, nga 50 000 në 25 000 miratime fillestare në vit, duke nisur nga 1 janari 2027. Sipas agjencisë publike gjermane të punësimit dhe medias Deutschlandfunk, kabineti federal e miratoi nismën më 4 nëntor. Megjithatë, hyrja e saj në fuqi kërkon ende miratimin e Bundesrat-it, dhomës së përfaqësimit të landeve gjermane. Masa prek shtetasit e Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, të cilët përfitojnë nga e ashtuquajtura Rregullore e Ballkanit Perëndimor, e vendosur në vitin 2016 për…

Lexo më shumë

Mbi 223 mijë tatimpagues rezultojnë deri tani përfitues nga ligji i faljes fiskale, përmes të cilit parashikohet fshirja ose shuarja e detyrimeve tatimore të papaguara me një vlerë totale prej rreth 465.1 milionë eurosh. Falja do të zbatohet me dhe pa kushte, në varësi të kategorisë së detyrimeve dhe kritereve të përcaktuara në legjislacion. Kjo nismë përbën një ndër ndërhyrjet më të mëdha në stokun e detyrimeve tatimore të papaguara, duke synuar lehtësimin e barrës së akumuluar financiare për bizneset dhe tatimpaguesit e tjerë. Megjithatë, shifrat përfaqësojnë detyrime të parashikuara për falje ose shuarje dhe jo domosdoshmërisht të ardhura që…

Lexo më shumë

The Banker Ekonomia e Shqipërisë po ndryshon me shpejtësi. Turizmi, infrastruktura dhe rritja e investimeve private po krijojnë mundësi të reja, ndërkohë që bizneset dhe konsumatorët po bëhen më të sofistikuar në atë që presin nga bankat e tyre. Progresi i vendit drejt anëtarësimit në BE po i shton një tjetër dimension këtij transformimi, duke mbështetur investimet, integrimin më të fortë me tregjet evropiane dhe konvergjencën graduale me standardet e BE-së. Gjatë dekadës së kaluar, Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank), investimi më i madh amerikan në vend, ka ndërtuar pozicionin e saj rreth një ideje të thjeshtë: të qëndruarit…

Lexo më shumë

Partia Demokratike pritet të marrë kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit amerikan, Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve, pas zgjedhjeve të mesmandatit të vitit 2026. Sipas projeksioneve të publikuara nga CNN, demokratët kanë siguruar shumicën në të dyja dhomat, duke ndryshuar balancën politike në Uashington dhe duke kufizuar hapësirën e veprimit të Presidentit Donald Trump gjatë dy viteve të mbetura të mandatit të tij. Rezultatet mbeten paraprake, pasi numërimi i votave vijon në disa shtete dhe qarqe zgjedhore, por projeksionet e CNN tregojnë një ndryshim të rëndësishëm në raportin e forcave politike në Shtetet e Bashkuara. Sipas të dhënave të…

Lexo më shumë

Nga 1 janari 2027, përdoruesit e telefonisë celulare do të përfitojnë nga rregullat e reja për vlefshmërinë e numrave, rimbushjet dhe ruajtjen e kreditit të papërdorur. Kartat SIM me parapagim nuk do të mund të çaktivizohen përfundimisht për të paktën 12 muaj nga aktivizimi, ndërsa çdo rimbushje monetare do të ketë një vlefshmëri minimale prej 180 ditësh, pavarësisht shumës. Operatorët do të detyrohen gjithashtu të ofrojnë rimbushje me vlera të ulëta dhe një alternativë me vlefshmëri të paktën njëvjeçare. Këto janë disa nga ndryshimet më të rëndësishme të nenit 18 të rregullores së re për mbrojtjen e konsumatorëve dhe pajtimtarëve…

Lexo më shumë