Autor: Ekofin

Çmimi i naftës në Shqipëri është rritur sërish, duke arritur në 218 lekë për litër, nga 212 lekë për litër që ishte një ditë më parë. Bordi i Transparencës ka vendosur këtë të premte, më 30 tetor, një rritje me 6 lekë për litër të çmimit maksimal të shitjes me pakicë të gazoilit. Sipas vendimit të ri, çmimi i shitjes me pakicë të naftës nuk duhet të jetë më i lartë se 218 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë është përcaktuar në maksimumi 206 lekë për litër. Ndërkohë, për benzinën, Bordi ka vendosur një çmim maksimal prej…

Lexo më shumë

Dy ligje të miratuara këtë të enjte nga Kuvendi i japin kompetenca dhe përgjegjësi të reja Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), duke e kthyer atë në institucionin qendror për administrimin, zhvillimin dhe shitjen e pasurive të konfiskuara, përfshirë ndërtimet pa leje dhe asetet në monedha virtuale. Ndryshimet vijnë pas një periudhe dyvjeçare të drejtimit të Agjencisë nga Risena Xhaja, gjatë së cilës janë ndërmarrë hapa për rritjen e transparencës, zgjerimin e ripërdorimit social të pronave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional e ndërkombëtar. Kuvendi i Shqipërisë miratoi ditën e enjte, më 29 tetor, dy nisma…

Lexo më shumë

Inceneratori i Elbasanit, një nga investimet më të debatuara në sektorin e menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri, nuk do të jetë më pjesë e zgjidhjes për trajtimin e mbetjeve urbane të qarkut. Pas viteve të tëra financimesh, problemeve të funksionimit dhe kalimit të administrimit te shoqëria publike ECO-ELB, projektbuxheti i vitit 2027 parashikon që mbetjet e bashkive të qarkut të Elbasanit të transportohen drejt zonës së menaxhimit të mbetjeve në Shkodër. Ky zhvillim ngre pikëpyetje serioze mbi fatin e investimit të kryer në Elbasan, efektivitetin e fondeve publike të shpenzuara ndër vite dhe kostot e reja që do të duhet…

Lexo më shumë

Kuvendi ka miratuar ligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë”, një reformë të rëndësishme të kuadrit ligjor që rregullon funksionimin, kompetencat dhe pavarësinë e bankës qendrore. Ligji, i hartuar fillimisht nga vetë Banka e Shqipërisë, ka kaluar në procesin parlamentar me disa ndryshime nga propozimet fillestare, ndërsa synimi kryesor mbetet përafrimi i legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian. Nisma ligjore synon të forcojë pavarësinë institucionale, funksionale dhe financiare të Bankës së Shqipërisë, të qartësojë marrëdhëniet e saj me qeverinë dhe institucionet e tjera publike, si dhe të modernizojë mekanizmat e drejtimit, mbikëqyrjes dhe llogaridhënies. Sipas relacionit shoqërues, ligji i…

Lexo më shumë

Forcimi i kapaciteteve ushtarake, modernizimi i Forcave të Armatosura dhe investimet në infrastrukturën e mbrojtjes kryesojnë listën e 100 projekteve me financimet më të mëdha të parashikuara në projektbuxhetin e vitit 2027. Pas mbrojtjes, një pjesë e konsiderueshme e fondeve orientohet drejt infrastrukturës rrugore, hekurudhave, zhvillimit urban dhe projekteve të financuara me mbështetje ndërkombëtare. Sipas listë së 100 projekteve me investimet më të mëdha për vitin 2027, Ministria e Mbrojtjes dhe strukturat në varësi të saj rezultojnë ndër përfituesit kryesorë të financimeve publike. Në krye të listës qëndron projekti për kapacitetet e ofruara në modernizimin e forcave të armatosura, me…

Lexo më shumë

Rreth 8,500 punonjës të Policisë së Shtetit do të përfitojnë rritje pagash gjatë vitit 2027, me shtesa që variojnë nga 10 mijë deri në 20 mijë lekë në muaj, në varësi të gradës. Projektbuxheti i vitit të ardhshëm parashikon 3.3 miliardë lekë fonde shtesë për pagat e punonjësve të policisë, ndërsa financimi total për rendin publik do të arrijë në 36.7 miliardë lekë. Sipas parashikimeve të projektbuxhetit 2027, rritja më e lartë e pagës bazë për gradë do të aplikohet për punonjësit e policisë në kategorinë inspektor, të cilët do të përfitojnë një shtesë prej 20 mijë lekësh në muaj.…

Lexo më shumë

Çmimi i naftës në tregun shqiptar ulet me 1 lek për litër, duke zbritur nga 213 lekë në 212 lekë. Çmimi i ri maksimal është miratuar nga Bordi i Transparencës në mbledhjen e sotme dhe hyn në fuqi në orën 15:00. Ndërkohë, çmimi maksimal i benzinës është përcaktuar në 181 lekë për litër. Sipas vendimit të fundit, çmimi maksimal i shitjes me pakicë të gazoilit, sipas standardit SSH EN 590, do të jetë 212 lekë për litër, nga 213 lekë që ishte në vendimin e mëparshëm të Bordit të Transparencës. Ndërkohë, çmimi maksimal i shitjes me shumicë të naftës është…

Lexo më shumë

Rreth 100 milionë euro parashikohet të shpenzojë buxheti i shtetit gjatë vitit 2027 për pagesat e shtatë kontratave koncesionare dhe të partneritetit publik-privat (PPP). Sipas të dhënave të projektbuxhetit, fatura financiare për këto kontrata arrin në rreth 10 miliardë lekë, me një ulje prej rreth 2 miliardë lekësh krahasuar me vitin 2026. Rënia e pagesave lidhet me përfundimin e tri kontratave koncesionare në sektorin e shëndetësisë, shërbimet e të cilave pritet të ofrohen nga vetë shteti pas mbylljes së kontratave në muajin nëntor. Sipas të dhënave të publikuara, pagesat për koncesionet parashikohen të zbresin nga rreth 12.08 miliardë lekë në…

Lexo më shumë

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj ndryshimeve të propozuara në Paketën Fiskale 2027, duke paralajmëruar se rritja e barrës tatimore për bizneset mund të frenojë investimet, të dobësojë konkurrueshmërinë e ekonomisë shqiptare dhe të dekurajojë investitorët e huaj. Në një reagim publik, AmCham kërkon nga qeveria rishqyrtimin e propozimeve, publikimin e analizave të ndikimit ekonomik dhe social, si dhe zhvillimin e një procesi real konsultimi me komunitetin e biznesit përpara miratimit të ndryshimeve. Sipas Dhomës Amerikane, ndryshimet e propozuara prekin disa nga elementet kryesore të sistemit tatimor dhe ndryshojnë kushtet mbi të cilat…

Lexo më shumë

Paketa Fiskale 2027 parashikon një ristrukturim të gjerë të sistemit tatimor, me ndryshime që prekin bizneset, konsumatorët, punonjësit, investitorët dhe sektorin e turizmit. Rritja e TVSH-së standarde nga 20% në 21%, e tatimit mbi fitimin nga 15% në 17% dhe e tatimit mbi dividendët nga 8% në 15% shoqërohet me lehtësimin e TVSH-së për produktet ushqimore bazë, ndryshimin e tatimit mbi pagat dhe zgjerimin e numrit të bizneseve që do të përfshihen në skemën e TVSH-së. Sipas relacioneve të Ministrisë së Financave që shoqërojnë tri projektaktet e paketës, ndryshimet e propozuara pritet të sjellin një efekt të kombinuar pozitiv prej…

Lexo më shumë