Autor: Ekofin

Serbia po shkon drejt një ndryshimi të madh politik, pas më shumë se një dekade dominimi të Aleksandar Vuçiçit dhe Partisë Progresive Serbe. Vetë Vuçiç ka pranuar humbjen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të zhvilluara këtë të diel, më 25 tetor, duke konfirmuar se lëvizja e udhëhequr nga studentët ka siguruar shumicën në parlament, sipas rezultateve paraprake. Në një deklaratë pas mbylljes së votimit, Vuçiç pranoi se Lista Studentore ka dalë fituese, ndërsa forca e tij politike ka mbetur pas në numrin e mandateve. “Ende nuk i kemi rezultatet përfundimtare, por në bazë të një kampioni është e qartë se…

Lexo më shumë

Është publikuar në Fletore Zyrtare vendimi i fundit i qeverisë lidhur me rregullat e reja për vlerësimin, miratimin dhe dhënien e kontratave të koncesionit dhe partneritetit publik-privat (PPP), duke forcuar kontrollin mbi kostot, rreziqet fiskale dhe detyrimet që këto projekte mund të krijojnë për buxhetin e shtetit. Një nga elementet kryesore është roli i Ministrisë së Financave, e cila duhet të vlerësojë ndikimin e projekteve në shpenzimet buxhetore, deficitin, qëndrueshmërinë e borxhit publik dhe detyrimet e mundshme financiare që mund të lindin gjatë zbatimit të kontratave. Rregullat e reja mbështeten në ligjin nr. 88/2025, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”,…

Lexo më shumë

Bashkia Tiranë ka vendosur të ndërhyjë nëpërmjet pezullimit të taksave për bizneset e dëmtuara ose të mbyllura si pasojë e protestave të disa ditëve më parë. Bizneset duhet të formalizojnë pezullimin dhe ta deklarojnë edhe pranë strukturave vendore. Bashkia e Tiranës u bën thirrje subjekteve të ndjekin procedurat e afishuara për përllogaritjen e detyrimeve vendore gjatë ndërprerjes së punës. Protestat e ditëve të fundit kanë lënë pas një faturë ekonomike, nga dëmtimet e ambienteve dhe humbjet materiale, te mbylljet e përkohshme dhe xhiroja e munguar. Më herët ishte qeveria ajo që mori masat e para për evidentimin e dëmeve të…

Lexo më shumë

Ngarkesa e bizneseve me kredi në raport me kapitalin është rritur gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, ndërsa sektori i ndërtimit vijon të ketë ekspozimin më të lartë ndaj borxhit. Sipas Vrojtimit të Gjendjes Financiare dhe Huamarrjes së Ndërmarrjeve, të Bankës së Shqipërisë, raporti mesatar i huasë ndaj kapitalit ka arritur në 79%, duke u rritur me 1.4 pikë përqindjeje krahasuar me gjashtëmujorin e mëparshëm dhe me 2.8 pikë përqindjeje në terma vjetorë. Rritja e këtij treguesi ka qenë më e theksuar te ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha, duke sinjalizuar një zgjerim të detyrimeve të tyre financiare në…

Lexo më shumë

Buxheti ka regjistruar një suficit prej 70.3 miliardë lekësh, ose rreth 772 milionë euro me kursin aktual të këmbimit, gjatë periudhës janar-shtator 2026. Sipas të dhënave paraprake të Ministrisë së Financave, të ardhurat totale të buxhetit arritën në 626.6 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet publike u regjistruan në 556.3 miliardë lekë. Suficiti është krijuar në kushtet kur të ardhurat buxhetore janë rritur me ritme më të shpejta sesa shpenzimet, por edhe si pasojë e mosrealizimit të plotë të planit të shpenzimeve, veçanërisht të investimeve publike. Të ardhurat rriten me 11.3%, shpenzimet me 7.5% Gjatë periudhës janar-shtator 2026, të ardhurat totale të…

Lexo më shumë

Aftësia e familjeve shqiptare për të përballuar pagesat e kredive ka shfaqur shenja përkeqësimi gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026. Sipas Vrojtimit të Gjendjes Financiare dhe Huamarrjes së Familjeve, të publikuar nga Banka e Shqipërisë, 35% e familjeve huamarrëse kanë deklaruar përkeqësim të aftësisë së tyre paguese, ndërsa vetëm 14% kanë raportuar përmirësim. Të dhënat tregojnë se presioni financiar mbi një pjesë të familjeve që kanë detyrime për të shlyer është rritur, pavarësisht se për shumicën e tyre këstet mujore të kredive kanë mbetur të pandryshuara. Rreth 51% e familjeve huamarrëse deklarojnë se aftësia e tyre për të paguar…

Lexo më shumë

Shoqata ProEksport Albania i ka paraqitur Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit një paketë propozimesh për Paketën Fiskale 2027, me fokus lehtësimin e barrës tatimore mbi pagat dhe mbështetjen e industrisë prodhuese e eksportuese, veçanërisht sektorëve të veshjeve dhe këpucëve. Në shkresën drejtuar institucioneve përgjegjëse, shoqata argumenton se rritja e kostos së jetesës, mungesa e fuqisë punëtore dhe shtrenjtimi i kostove të prodhimit po ushtrojnë presion mbi bizneset, duke kërkuar masa konkrete për ruajtjen e vendeve të punës dhe rritjen e konkurrueshmërisë së eksporteve shqiptare. Një nga kërkesat kryesore të ProEksport Albania është rritja e pragut të…

Lexo më shumë

Banka e Shqipërisë, ka reaguar pas protestave të ditëve të fundit, ku kanë mbetur të dëmtuara dhe degët e disa bankave, si dhe bankomatet, duke garantuar se depozitat dhe kursimet e qytetarëve janë të sigurta. Në një deklaratë për shtyp, banka qendrore thekson se dëmtimet në infrastrukturën fizike të disa bankave nuk cenojnë sigurinë e depozitave të klientëve dhe as qëndrueshmërinë financiare të institucioneve bankare. Sipas Bankës së Shqipërisë, shërbimi i pagesave ka vijuar të funksionojë normalisht dhe pa ndërprerje, duke garantuar vazhdimësinë e transaksioneve të nevojshme për aktivitetin ekonomik të bizneseve dhe konsumin e familjeve. Banka qendrore sqaron se…

Lexo më shumë

Nga Jonida Këllezi * Kur më ftuan të mbaj një workshop në Business Reset 2026, eventin e parë të kësaj natyre në Shqipëri, m’u kujtua “People Have the Power” e Patti Smith-it. Profesori i Menaxhimit e la të luante në orën tonë të parë në universitet, si mësimin e tij të parë: menaxhimi nis te njerëzit. Njëzet vjet më vonë, me AI që merr detyrat tona dhe me studentët që protestojnë në rrugët e Tiranës, e kuptoj sa i saktë ishte. Në njëzet vjet eksperiencë në fushën e marketingut, nga koha kur u shpjegonim klientëve ç’është një brand, te rrjetet…

Lexo më shumë

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka reaguar lidhur me dëmtimet e shkaktuara ndaj bizneseve gjatë protestave studentore, duke kërkuar ndalimin e akteve të dhunës dhe shkatërrimit të pronës. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ministrja bëri të ditur se në të gjithë vendin janë dëmtuar 38 degë bankare dhe 42 bankomate, duke cenuar

Lexo më shumë