Author: gazetar_1

INSTAT njofton se Censusi, i parashikuar të realizohej në vitin 2020, por i shtyrë për shkak të pandemisë, do të nisë më 1 tetor të këtij viti dhe do të vazhdojë për 6 javë. Gjatë vitit 2021 u realizuan një sërë aktivitetesh përgatitore të Censit. Me qëllim kryesor testimin e metodologjisë, pyetësorit, manualeve si edhe aplikacioneve për mbledhjen e të dhënave dhe monitorimin, u organizuan 3 teste paraprake, si edhe u krye pilot i dytë i Censit, ku u testuan të gjitha fazat e tij. Testi më i madh gjithëpërfshirës i të gjitha procedurave të censit ishte Pilot Cens. Qëllimi…

Read More

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë mori pjesë në punimet e Forumit për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL), një organizim i përvitshëm i “Euromoney” që mbledh së bashku figura të njohura të fushës politike, akademike, ekonomike e financiare nga vendet e EQL-së, për të diskutuar mbi zhvillimet më të fundit ekonomike në vendet e Evropës dhe më gjerë. Forumi i zhvilloi punimet në Vjenë, Austri. Guvernatori Sejko ishte i ftuar si diskutant në panelin me temë “Rimendimi i rolit të bankierëve qendrorë”. Gjatë këtij paneli, guvernatorët diskutuan mbi disa çështje kryesore si reagimin e bankave qendrore dhe aftësinë e…

Read More

Hyn në fuqi, pas publikimit në Fletoren Zyrtare, akti normativ për kompensimin financiar të çmimit për disa materiale ndërtimi në kontratat publike për punë, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg gjatë vitit 2022. Përmes këtij akti përcaktohen rregullat dhe kriteret për kompensimin financiar të çmimit të hekurit, çimentos, bitumit, tubave plastikë, aluminit, bakrit dhe zinkut në kontratat publike. Ky akt normativ zbatohet për kontratat publike për punë, të financuara me fonde të buxhetit të shtetit, të njësive të qeverisjes qendrore dhe vendore, njësive zbatuese të caktuara në kuadër të procesit të rindërtimit apo të enteve të…

Read More

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka nxjerrë për konsultim publik një rregullore të re, e cila përcakton modalitetet për njohjen e fondeve të investimit të licencuara në BE edhe në Shqipëri. Ligji i ri “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive” parashikon ndër të tjera mundësinë e marketimit dhe shitjes për herë të parë në Shqipëri të fondeve të investimit të licencuara në një vend anëtar të BE-së. Në mënyrë që shoqëria e huaj administruese ose dega e shoqërisë së huaj administruese si dhe sipërmarrja e huaj e investimeve kolektive, të kryejnë veprimtari në vendin tonë, duhet të njihen nga Autoriteti i Mbikëqyrjes…

Read More

Ministri i Punës, Financave dhe Tranfereve në Kosovë, Hekuran Murati, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të deklarojnë të ardhurat personale, të cilat nuk tatohen në burim, siç ndodh me pagë. Afati për deklarim të të ardhurave të vitit të kaluar është deri më 31 maj. Në një konferencë për media, Murati ka thënë të hënën se ekzistojnë disa paqartësi në publik rreth asaj se kush duhet ta plotësojë formularin për këto të ardhura. Murati ka përmendur shembullin e lëshimit të shtëpisë apo banesës me qira ndaj një entiteti që nuk deklaron tatim dhe nuk e ka pasur…

Read More

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se, çmimet e energjisë elektrike nuk do të rriten, ashtu sikurse nuk do të mungojë dhe furnizimi me energji elektrike për të gjithë abonent, pavarësisht krizës që ka krijuar pushtimi rus në Ukrainë. Duke marrë fjalën sot në seancën e Kuvendit, në përgjigje të akuzave të deputetes së opozitës Jorida Tabaku, ministrja Balluku tha se, “zonja Tabaku flet për energjinë në vitin më të rëndë botëror të fushës energjetike. Sot nuk e mohon askush çmimin e energjisë si nga bursa hungareze të cilës ne i referohemi, si kudo në botë. Pasi…

Read More

Zyrtarët botërorë të shëndetësisë shprehen të alarmuar për rastet në rritje të lisë së majmunëve në Evropë dhe gjetkë. Ky lloj i infeksionit viral është më i zakonshëm në pjesën perëndimore dhe qendrore të Afrikës. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se 12 shtete anëtare të saj, që nuk janë endemike për virusin, kanë raportuar 92 raste të konfirmuara dhe 28 të dyshuara deri më 21 maj. Rreziku për publikun e gjerë, aktualisht, është i ulët, u ka thënë gazetarëve një zyrtar i shëndetit publik në SHBA, të premten e kaluar. Lia e majmunëve është një virus që mund të…

Read More

Kancelari gjerman, Olaf Scholz përsëriti apelin e tij drejtuar presidentit rus Vladimir Putin për të ndaluar sulmin ndaj Ukrainës, ndërsa gjithashtu mbrojti politikat e Berlinit. ”Ndaloni këtë luftë, ndaloni vrasjet e pakuptimta, tërhiqni trupat tuaja nga Ukraina”, tha Scholz. Kancelari hodhi poshtë gjithashtu kritikat përfshirë atë sipas së cilës ka qenë shumë i ngadalshëm për të mbështetur Kievin, pasi Berlini fillimisht refuzoi të furnizonte Ukrainën me armë të rënda nën një politikë të mosdhënies së armëve për palët në konflikt. “Unë gjithmonë kam vendosur shpejt, së bashku me të gjithë të tjerët, i koordinuar me aleatët,” i tha ai transmetuesit…

Read More

Numri i të vdekurve midis trupave ruse në Ukrainë gjatë tre muajve të parë të pushtimit të vendit është i ngjashëm me atë të regjistruar nga Bashkimi Sovjetik në luftën nëntëvjeçare në Afganistan, sipas shërbimeve sekrete britanike, të publikuara sot nga Ministria e Mbrojtjes në Twitter. Londra nuk bën një vlerësim të ushtarëve të vdekur, por dëshmon se “shkalla e lartë e vdekjeve” është për shkak të një numri faktorësh, përfshirë mbulimin e kufizuar ajror, mungesën e fleksibilitetit dhe dështimet prej përsëritjes së gabimeve. ”Kjo rritje e vazhdueshme e numrit të vdekjeve në radhët e ushtrisë mund të çojë në…

Read More

Finalja e “Conference League” që pritet të luhet ditën e mërkurë në 25 maj, në stadiumin “Air Albania”, do të bëhet shkak për paralizimin e pjesshëm të qarkullimit në Tiranë. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë marrë masa për mbarëvajtjen e këtij eventi sportiv që zhvillohet në kryeqytetin e Shqipërisë. Rrugët ku nuk do të lejohet lëvizja është vetëm Unaza e Madhe dhe Rruga e Elbasanit. Hyrja në Tiranë do të jetë e pamundur deri në orën 18:00 për ata që nuk kanë një biletë për ndeshjen e së mërkurës. Në një dalje për mediat ditën e sotme,…

Read More