Author: gazetar_1
Iutecredit Albania ka konsoliduar edhe më tej pozitat e saj brenda grupit financiar Iutecredit Europe, duke kontribuar gjithashtu edhe në rritjen pozitive të treguesve gjatë 3-mujorit të parë të vitit 2022. Bazuar në rezultatet e paaudituara të bëra publike nga grupi financiar për 3-mujorin e parë të këtij viti, vihet re ndër të tjera se Shqipëria e ka kaluar Moldavinë, si tregu më i madh i grupit financiar, si në terma të portofolit të kredive të dhëna për konsumatorët, ashtu edhe sa i përket të ardhurave të gjeneruara për kompaninë mëmë, Iutecredit Europe. Ndikime ka patur konflikti Rusi-Ukrainë, por edhe…
Ankthi është një nga çrregullimet më të përhapuara të shëndetit mendor, i cili prek rreth 7.6% të popullsisë globale. Në përgjithësi karakterizohet nga ndjenja të vazhdueshme tensioni, shqetësimi dhe nervozizmi që mund të ndikojnë edhe në jetën e përditshme. Në shumë raste, mjekimi është edhe mënyra kryesore e trajtimit. Megjithatë, ka disa strategji që mund t’ju ndihmojnë në reduktimin e simptomave të ankthit, duke filluar nga teknika e duhur e frymëmarrjes e deri tek ushqimet që konsumoni. Ka disa ushqime që mund të ndihmojnë në mbështetjen e funksionit të trurit dhe në uljen e ashpërsisë së simptomave tuaja, kryesisht për…
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka intensifikuar inspektimet me ofrimin e sezonit veror, në qendrat e tregtimit ushqimor, pikat e inspektimit kufitar dhe institucione që ofrojnë ushqime, ( çerdhe, kopshte, shkolla) për rritjen e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve. Gjatë 24 orëve të fundit AKU ka kryer në shkallë vendi mbi 600 inspektime në subjekte të ndryshme tregtare, nga të cilat 502 kontrolle janë kryer në pikat e kalimit kufitar, nga ku janë marrë dhe 25 mostra për analiza laboratorike. Nga kontrollet e kryera, janë bllokuar dhe asgjësuar 63 tonë produkte, që kanë rezultuar jashtë standardeve për…
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, niveli i kapitalizimit të sektorit bankar rezultoi i qëndrueshëm në 3-mujorin e parë të vitit 2022. Sipas të dhënave të publikuara sot nga Banka Qendrore, ky tregues shënoi 17.94 % kundrejt nivelit 12 % të përcaktuar nga BSH-ja. Raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit këtë tremujor është ndikuar kryesisht nga zgjerimi i investimeve dhe sidomos nga rritja e huadhënies për sektorin privat. Vlera e kapitalit rregullator të sistemit u rrit gjatë këtij 3-mujori në rreth 170 miliardë lekë, 1.7 % më shumë që nga fillimi i vitit dhe 9.1 % më shumë krahasuar me…
Investimet e operatorëve të komunikimeve elektronike pësuan rënie vitin e kaluar. Mbështetur në shifrat e raportuara në AKEP, vitin e kaluar tre operatorët e shërbimeve celulare investuan gjithsej 4.6 miliardë Lekë ose rreth 38 milionë Euro. Krahasuar me një vit më parë, vlera e investimeve të operatorëve celularë ra me 33%. Investimet e operatorëve celularë shkojnë kryesisht në përmirësimin dhe përditësimin e kapaciteteve të rrjeteve, sidomos në funksion të rritjes së shpejtë të përdorimit të internetit. Në vite të veçanta, megjithatë, një pjesë e mirë e investimeve shkojnë për marrjen në përdorim të frekuencave ose rinovimin e këtyre të drejtave.…
Të dhënat e Shoqatës Shqiptare të Bankave, edhe pse ende paraprake, tregojnë se në fund të muajit mars totali i aktiveve të sektorit bankar kishte vlerën e 1.78 trilionë lekëve, rreth tre miliardë lekë më pak krahasuar me fundin e vitit të kaluar. Megjithatë, me bazë vjetore krahasimi, sektori ngelet në rritje me përmasa dyshifrore, me 10.2% më shumë. Gjatë tremujorit të parë, sektori ka vijuar të rrisë kreditimin e ekonomisë dhe portofoli është zgjeruar me 18 miliardë lekë të tjera, por rënia ka ardhur nga grupet e tjera të aseteve. Kontributi i bankave të veçanta në ndryshimin e totalit…
Në katër muajt e parë të këtij viti, në vend kanë hyrë 1.07 milionë shtetas të huaj, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur pandemia ishte në kulmin e vet dhe lëvizjet vijonin të ishin të kufizuara, hyrjet e të huajve në vend janë rritur me 42%. Rritja është ndikuar nga shtimi i ndjeshëm i hyrjeve nga të gjitha shtetet, me përjashtim të Kosovës, që ra me gati 14%. Hyrjet nga Greqia u gjashtëfishuan, teksa në të njëjtën periudhë të një viti më parë ishin pothuajse të paralizuara.…
Ndërgjegjësimi i subjekteve vendase dhe informimi lidhur me rëndësinë e regjistrimit të patentave, modeleve, markave tregtare dhe të shërbimit, dizenjove industriale, treguesve gjeografikë etj, mbetet shumë i rëndësishme për zhvillimin e një tregu të shëndetshëm. Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Intelektuale bën të ditur se aplikimet për patentat kombëtare në tre vitet e fundit kanë rritje të ndjeshme. Konkretisht nga 12 aplikime për patentë kombëtare në vitin 2020, në vitin që lamë pas u regjistruan 23 aplikime për patentë kombëtare. Aplikimet kombëtare janë kryesisht të fushave mjekësore, kimike, mekanike apo teknologji dixhitale. Sipas…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbështeti një peticion për miratimin e kërkesës për vizë për qytetarët rusë që duan hyjnë në Ukrainë. ”Për shkak të agresionit rus, çështja e ngritur është e rëndësishme dhe urgjente”, shkroi Zelensky. Që nga mbrëmja e djeshme, peticioni në internet ka mbledhur afro 27 000 nënshkrime. Udhëheqësi ukrainas tha se e sheh nevojën për të forcuar kontrollin mbi hyrjen e qytetarëve rusë në territorin ukrainas. Qeverisë së kryeministrit Denys Shmyhal i është ngarkuar përpilimi i një rregulloreje. Në parim, ekziston një regjim pa viza midis Ukrainës dhe Rusisë. Megjithatë, ka pasur kufizime për hyrjen ruse dhe…
Këshilli i Ministrave miratoi sot një ndryshim, i cili përcakton notën mesatare për maturantët, që duan të vazhdojnë studimet e larta në universitete. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, tha pas mbledhjes së qeverisë se “se me reformën e mësuesisë të vitit 2017 sot të gjithë maturantët që duan të vazhdojnë për mësuesi, duhet të kenë minimumin e mesatares 7.5, por ndërkohë që shqetësimet që kemi pasur nga universitetet lidhen me faktin se në këto programe jo të gjithë maturantët që regjistrohen duan të bëhen mësues. “Jemi të gjithë dakord që mësuesit duhet të jenë më të mirët dhe…
