Author: gazetar_1
Ministrja franceze e Sportit, Amelie Oudea-Castera, ka thënë se tifozët e Liverpool-it pa bileta valide kanë shkaktuar problemet me turma në finalen e futbollit të Ligës së Kampionëve, të zhvilluar në Paris. Finalen e ka fituar Real Madridi ndaj Liverpool-it me rezultat 1:0 Ajo ka fajësuar “organizimet masive” të mbështetësve me “bileta të rreme” për kaosin në stadium. Mirëpo ministrja ka thënë se të rinjtë lokalë që kanë tentuar të hyjnë me forcë në stadium, kanë përkeqësuar situatën. Tifozët e Liverpool-it kanë kritikuar përgjigjen e policisë në Francë, dhe Sekretarja britanike e Kulturës, Nadine Dorries, i ka përshkruar skenat si tejet…
Çmimet e naftës u rritën të hënën, duke arritur në nivelet më të larta në më shumë se dy muaj, ndërsa tregtarët presin të shohin nëse Bashkimi Europian do të arrijë një marrëveshje për ndalimin e importeve të naftës ruse. Kontrata e së ardhmes së naftës së papërpunuar Brent për korrikun, që skadon të martën, u rrit me 47 cent, në 119.90 dollarë për fuçi. Kontrata e gushtit Brent, e cila është më aktive, u rrit me 61 cent, në 116.17 dollarë për fuçi. Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar të Teksasit Perëndimor u rritën me 72 cent,…
Një rënie tjetër prej 9% e lirës së Turqisë këtë muaj dhe rreziku për borxhin publik që është pranë niveleve të krizës ekonomike dhe financiare globale të vitit 2008, kanë nxitur shqetësimet e investitorëve se një krizë e re mund të lindë në vend. Nëse qeveria e presidentit Tajip Erdogan mund të shmangë trazirat e tregut, kjo do të ketë implikime të mëdha për perspektivat e tij për rizgjedhje dhe për një kthim të mundshëm të investimeve të huaja nëse ai humbet. Rënia e fundit e lirës me 20% këtë vit, kombinuar me rritjen e çmimeve globale të energjisë dhe…
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Nivelin e Pagave në Kosovë” për vitin 2021, ku vërehet se në sektorin publik kishte një rënie të pagës bruto dhe neto, krahasuar me vitin 2020, që ka ardhur për arsye se në vitin paraardhës ka pasur përfitime të shtesave në sektorët specifikë. Te të dhënat e sektorit privat nuk janë të përfshira shtesat në pagën mujore, sepse ato përfshihen në deklaratën vjetore si qarkullim. Në vitin 2021, pagat mesatare bruto në Kosovë ishin 484 Euro, ndërsa në vitin 2020 ishin 466 Euro. Pra, kishte një rritje prej 18 Eurosh nga viti paraardhës.…
Edhe pse data 1 qershor është njoftuar se do të shënojë ndalimin e përdorimit të qeseve plastike, ende mungojnë aktet specifike ligjore, që do të mundësojë zbatimin e plotë të ligjit. Përmes këtyre akteve, do të përcaktohen kategoritë e qeseve plastike që do të ndalohen të prodhohen, tregtohen apo importohen, si dhe institucionet përgjegjëse që do të duhet të kontrollojnë zbatimin e ligjit. Sipas një dokumenti të nxjerrë për konsultiom publik nga Ministria e Mjedisit në fillim të muajit maj, të gjitha qeset, që janë më të trasha se mbi 70 mikron, që mund të mbajnë mbi 10 kg e…
Nga procedurat e hetimit disiplinor, te kodi etik, te pastërtia e figurës, dhënia dhe heqja e licencës e dere te përfshirja në regjistrin zyrtar të ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme. Janë 8 urdhra dhe një udhëzim të publikuara tashmë në Fletoren Zyrtare, të cilat do të rregullojnë e do të mbikëqyrin tregun e ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme, një prej profesioneve të etiketuara tashmë si më të ekspozuarit kur vjen fjala te pastrimi i parave. Procesit të licencimit, kontrollit etik e disiplinor, do i nënshtrohen edhe subjektet e huaja që ushtrojnë këtë aktivitet në Shqipëri, ndërkohë që një prej risive…
Eksporti i tekstileve dhe këpucëve, që përbën një zë të rëndësishëm të tregtisë së jashtme të Shqipërisë vijoi rikuperimin edhe gjatë katërmujorit të parë të këtij viti. Eksportet e këtij grupi rezultuan më të larta edhe krahasuar me katërmujorin e parë 2019-ës, që përkon me periudhën para pandemisë. Referuar të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, eksportet e këtij grupi arritën 44.4 miliardë lekë gjatë periudhës janar-prill të këtij viti, kur në katërmujorin e 2021-shit ato llogariteshin rreth 36 miliardë lekë. Në katërmujorin e parë të 2019-ës ato ishin 41.1 miliardë lekë. Industria fason ka një peshë specifike në…
Totali i kursimeve në banka arriti në vlerën 1.23 trilionë lekë, në fund të muajit prill ose gati 10 miliardë euro. Banka e Shqipërisë bëri të ditur se, krahasuar me muajin mars 2022, kursimet janë rritur me 873 milionë lekë ose 0.07%, në muajin prill. Sipas BSH-së, kursimet në monedhën vendase ranë me 0.6%, të ndikuara kryesisht nga tkurrja e depozitave të korporatave jo financiare. Ndërsa depozitat në valutë, u rritën me 0.62% në raport me marsin, duke amortizuan tkurrjen e kursimeve në monedhën vendase. Rritja u nxit kryesisht nga individët. Me bazë vjetore, depozitat në prill u rritën me…
Kreditimi i biznesit dhe individëve shënoi rritje edhe në muajin prill të këtij viti. Banka e Shqipërisë, bëri të ditur se vlera e kredive të reja të disbursuara arriti në 23.4 miliardë lekë, në rritje me 39% krahasuar me prillin e vitit të kaluar. Për katër muajt e parë të vitit, vlera e kredisë së re arriti në 89.2 miliardë lekë, në rritje vjetore me 37%. Sipas BSH-së, ecuria e kreditimit paraqitet pozitive në të gjitha segmentet kryesore të tregut, teksa kontributin kryesor në rritjen e kredisë së re këtë vit po e japin ndërmarrjet private. Statistikat tregojnë se kredia…
Komiteti Kombëtar Teknik- Këshillues i Imunizmit në Institutin e Shëndetit Publik është mbledhur sot për masat praprake për virusin e lisë së majmunit. Komiteti ka rekomanduar vaksinën e lisë për kontaktet e afërt dhe personelin shëndetësor, në rast të shfaqjes së rasteve me linë e majmunit. “Komiteti i Ekspertëve të Vaksinimt ka marrë vendim, në trajtën e një rekomandimi, për të mundësuar që përsa i përket kontakteve të afërta të rasteve m, të cilat mund të diagnostikohen me linë e majmunit, të mundet të përdoret vaksina e lisë. Një vaksinë, e cila ka një efikasitet, sikurse edhe studimet tregojnë, rreth…
