Author: gazetar_1

Kreu i KLSH, Arben Shehu foli në Komisionin për Ekonominë dhe Financat për raportin e vitit 2021 duke thënë se janë referuar në SPAK dhe prokuroritë e rretheve të gjithë shkeljet penale të konstatuara. Shehu theksoi se janë të bazuara në fakte konkrete, jo në dyshime dhe ka shpresë që do të jenë frytdhënëse. “Në lidhje me pyetjen për kallëzimet penale, dua të parashtroj se detyra e KLSH në rastin e konstatimeve të kryerjes së veprave penale është t’i referojë ato mbi bazën e provave të plota në Prokurorinë e Posaçme apo në prokuroritë e rretheve. Dua t’ju kujtoj se…

Read More

Shtimi i numrit të fluturimeve ajrore ka bërë që të shtohet edhe fluksi i automjeteve duke ngarkuar ndjeshëm aksin rrugor e duke prodhuar në këtë mënyrë trafik të rënduar në Rinas. Për të ulur trafikun, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për ndërtimin e një rrugë alternative. Tenderi ka vlerë 33.3 milionë lekë dhe parashikon rehabilitimin e rrugës së ish repartit ushtarak për në aeroportin e Rinasit. Rruga ka një gjatësi 6.7 kilometra. Në një distancë rreth 1280 metrash përpara se të shkosh te rrethrrotullimi i Rinasit, në afërsi të repartit ushtarak, mendohet të ndërtohet një rampë dalëse e cila…

Read More

Inflacioni në 19 vendet që ndajnë euron u përshpejtua në 8.1% në maj nga 7.4% në prill, duke mposhtur pritshmëritë për 7.7% ndërsa rritja e çmimeve vazhdoi të zgjerohej, duke treguar se nuk është më vetëm energjia që tërheq shifrën kryesore. Çmimet janë rritur ndjeshëm në të gjithë Europën gjatë vitit të kaluar, fillimisht për problemet e zinxhirit të furnizimit pas pandemisë, më pas për luftën e Rusisë në Ukrainë. Inflacioni pa përfshirë çmimet e ushqimeve dhe energjisë, i ndjekur nga afër nga BQE, u përshpejtua në 4.4% nga 3.9% në krahasim me një vit më parë, ndërsa një masë…

Read More

Në Shqipëri, bujqësia është një ndër sektorët kontribuues më të mëdhenj në ekonominë e vendit dhe një burim i rëndësishëm punësimi. Bujqësia vitet e fundit, po vijon të rrisë në mënyrë të qendrueshme kontributin e saj në PBB dhe ka rritur forcën e angazhuar në punë në sektorin rural në nivelin 44% të totalit të të punësuarve në shkallë vendi. Sipas INSTAT në fund të vitit 2021 regjistrohen të punësuar në të gjithë vendin 1,248,749 persona, ndërsa të dhënat e grumbulluara nga Anketa e Forcave të punës, bëjnë të ditur se, 44 % e të punësuarve rezultojnë në sektorin bujqësor,…

Read More

Kredia për individët po vijon rritjen edhe këtë vit, duke u konfirmuar si segmenti me rritjen më të qëndrueshme të huasë gjatë viteve të fundit. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, gjatë 4-muajve të parë të këtij vitit kredia e re për individë arriti në 26.6 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë, të vitit të kaluar kredia për individët u rrit me 22.5%. Kredia për blerjen e pasurive të paluajtshme kryeson për rritjen e huadhënies tek individët dhe këtë vit, teksa paralelisht në trend në rritje është edhe kredia konsumatore. Sipas BSH-së, në fund të muajit prill 2022,…

Read More

Institucionet mikrofinanciare vijuan të zgjerojnë aktivitetin financiare edhe përgjatë tremujorit të parë të këtij viti. Sipas bilancit sektorial të shoqërive të kursim-kreditit, publikuar nga Banka e Shqipërisë, aktivet e shoqërive në këtë tremujor arritën në 13 miliardë e 758 milionë lekë, me një rritje prej 230 milionë lekësh krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Aktualisht në Shqipëri operojnë 16 shoqëri kursim-krediti dhe 1 union. Shoqëritë e kursim-kreditit janë krijuar mbi bazën e organizimit vullnetar të anëtarëve, të cilët depozitojnë paratë e tyre në shoqëri, për t’u përdorur prej tyre për dhënie kredie vetëm anëtarëve të shoqërisë së kursim-kreditit. Kreditë përbëjnë pjesën…

Read More

Një elektricist nga India është dëbuar nga fshati i tij pasi çdo herë që donte të takonte fshehurazi të dashurën e tij ndërpriste energjinë elektrike për të gjithë fshatin. Për javë të tëra banorët e fshatit Ganespurmm u detyruan të “duronin” ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë elektrike sa herë që elektricisti takonte të dashurën e tij. Ndërprerjet e energjisë elektrike ndodhnin sa herë që perëndonte dielli. Askush nga fshati nuk dinte se çfarë i shkaktonte problemet e shpeshta të energjisë, pasi kompania e energjisë elektrike nuk kishte raportuar për ndërprerje ndërsa asnjë nga fshatrat fqinjë nuk përballej me probleme të…

Read More

Nga Irena Beqiraj Rreth viteve 2000 kur punoja në Fakultetin Ekonomik, kishte studentë të cilët nuk merrin dot provimet por merrin cdo muaj bursë nga shteti sepese vinin nga familje të varfra. Asnjëherë nuk e gjeta një arsye bindëse përse paratë publike duhet të investoheshin tek një student që ngrihej nga gjumi në 12 të drekës, nuk shkonte në shkollë, sorrollatej rrugëve e kafeneve, merrte një 5 me të shtyrë vetëm herën e tretë? Me hapjen e universiteteve private e kuptova arsyen. Një diplomë universitare i “lumturonte” shqiptarët. Krijonte iluzionin e intelektualit , të të shkolluarit, rriste sipas tyre mundësitë…

Read More

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj mori pjesë në Forumin Ekonomik të Shkupit, me temë: “Rritja e qëndrueshme në kohë pasigurie dhe përtej”. Ministrja ishte pjesë e panelit “Zhvillimi i politikave fiskale dhe monetare”, së bashku me ministrin e Financave të Maqedonisë së Veriut, Fatmir Besimi, ministrin e Financave dhe Ekonomisë të Kosovës, Hekuran Murati, ministrin e Financave të Malit të Zi, Aleksandar Damjanovic, dhe zv/drejtorin Ekzekutiv të FMN, Luc Dresse. Në fjalën e saj, ministrja Ibrahimaj foli për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në kuadër të iniciativës “Open Balkan”, për të përmirësuar eficiencën dhe liberalizimin e tregut të përbashkët,…

Read More

As pandemia dhe as rritja e fundit e çmimeve të lëndëve të para, duket se nuk do ta frenojnë vrullin e ndërtimit, kryesisht në Tiranë. INSTAT raportoi sot se sipërfaqja e lejeve të ndërtimit të dhënë në kryeqytet ishte 800 mijë metra katrorë, duke u dyfishuar në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipërfaqja e lejeve të dhëna në kryeqytet vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, është sa gjysma e lejeve të dhëna për gjithë vitin 2021. Pothuajse të gjitha ndërtimet janë përqendruar në kryeqytet, me sipërfaqen e dhënë në Tiranë, që përbën 77%…

Read More