Close Menu
Ekofin
    Të Fundit

    Sa është vlera e Bitcoin krahasuar me kompanitë gjigande në botë?

    Qershor 13, 2025

    Emigracioni dhe lindshmëria, popullsia e Shqipërisë reduktohet sërish në 2.36 milionë në janar 2025

    Qershor 12, 2025

    Firmos me Klik, Shqipëria integrohet me Europën përmes firmës digjitale dhe identifikimit elektronik

    Qershor 12, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
    EkofinEkofin
    Subscribe
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Biznes
    • Tregje
    • Turizëm
    • Green
    • Shëndet
    • Të tjera
    • Bota
    • Blog
    Ekofin

    Qoka sociale e arsimit të lartë

    Maj 30, 2022 Blog
    Shpërndaje
    Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

    Nga Irena Beqiraj

    Rreth viteve 2000 kur punoja në Fakultetin Ekonomik, kishte studentë të cilët nuk merrin dot provimet por merrin cdo muaj bursë nga shteti sepese vinin nga familje të varfra. Asnjëherë nuk e gjeta një arsye bindëse përse paratë publike duhet të investoheshin tek një student që ngrihej nga gjumi në 12 të drekës, nuk shkonte në shkollë, sorrollatej rrugëve e kafeneve, merrte një 5 me të shtyrë vetëm herën e tretë?

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media

    Me hapjen e universiteteve private e kuptova arsyen. Një diplomë universitare i “lumturonte” shqiptarët. Krijonte iluzionin e intelektualit , të të shkolluarit, rriste sipas tyre mundësitë e suksesit edhe të punësimit. Mendësi kjo që u bë e dukshme kur familjet shqiptare ishin të gatshme të paguanin universitetet private , edhe pse i riu/e reja nuk e kishte mendjen tek shkolla. Hyrja në universitet përdoret rëndom si albi për të bërë “asgjë “ sespe medemek je student.

    Kjo sëmundje për disa nuk mbaron këtu. Disa tentojnë të cojnë fëmijet e tyre edhe në universitete jashtë edhe pse fëmija nuk ka interesin e nevojshëm edhe të mjaftueshëm për shkollë. Pritshmëria se universiteti eshtë hapi tjetër logjik është rritur në mënyrë eksponenciale në dekadat e fundit. Shqiptarët duan diploma! Edhe pse qeveria të mos i lejojë ti marrin ato , edhe pse janë kartona pa vlerë? Cila qeveri populiste do t’ju hiqte votuesve mundësinë për të gënjyer veten, aq më tepër kur nuk ofrohet asnjë alternativë tjetër të qëndrueshme për zhvillimin profesional?

    Pastaj sa më I paaftë njeriu aq me shumë rritet mundësia per ta përdorur, për t’u konformuar me realitetin , pa tentuar ta ndryshojë atë.Në fakt , kur ulet mesatarja e hyrjes 6.5, duket sikur qeveria rrit mundësinë që cdo individ apo familje të investojë për vete dhe pjestarin e vet, duke anashkaluar faktin që universiteti është vendi i shenjtë i dijes, i cili u takon atyre të rinjve që kanë kuptuar nevojën dhe kanë dëshirë për dije. Nëse të paaftët për t’ju përkushtuar dijes dhe shkencës pranohen në universitet, dëmi është i parikuperueshëm.

    Bari i keq e zë shumë shpejt vendin e bimës së mirë. Të aftët , si në rininë e hershme, do të vazhdojnë gjithë jetën e tyre, të mbështeten tek puna edhe të përdorin aftësinë edhe mundësinë që në çdo rast janë te limituara. Ndërsa i padituri me diplomë, do vazhdojë të vendos në punë dëshirat që janë të palimituara, të cilat i realizon pa drojë duke përdorur cdo mjet që justifikon qëllimin. Të paaftët për të mësuar, që futen në universitet, përse të mos bëhen me master, po doktorë pse jo? Më pas profesorë gjykatës , drejtorë, duke ngritur kështu në pjedestalet e suksesit ” triumfin e paaftësisë” edhe modelet plot me bosh !Cilësia në arsim fillon duke hequr dorë nga masiviteti.

    Fjala student duhet të konsiderohet titull që nuk mund t’i takojë kujtdo. Kemi nevojë të forcojmë sitën e hyrjes në universitet. Përtej cilësisë kjo do të na ndihmojë të ndërgjegjësohemi dhe të vlerësojmë me realitet fëmijet e tanë , kapacitetet e tyre, talentet e tyre, duke pranuar ne të parët, që nuk është universiteti e vetmja mënyrë për të qenë i sukseshëm në jetë. Rrugët e sipërmarrjes , përshembull, nuk kalojnë gjithëmonë nëpërmjet rrugëve të dijes.

    Arsimi i lartë qartazi është përdorur edhe po përdoret si “qokë sociale”. Si rrjedhojë e kësaj qasje, arsimi lartë qelb erë mediokritet, edhe ky qelb po shpërndahet me shpejtësi në gjithë korpusin tonë arsimor, duke u kthyer ne sëmundjen më të rendë të kombit.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    irena beqiraj
    Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të ngjashme

    Rio, bariu nga India dhe një kulture që po shuhet

    Qershor 12, 2025

    Nga rreziku në mundësi: Roli i sigurimit në hoteleri

    Qershor 3, 2025

    Në PD dikush edhe fitoi

    Maj 19, 2025
    Komento

    Comments are closed.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Kryesore

    Emigracioni dhe lindshmëria, popullsia e Shqipërisë reduktohet sërish në 2.36 milionë në janar 2025

    gazetar_2Qershor 12, 20250

    Shqipëria vijon të përballet me një rënie të popullsisë. Sipas të dhënave më të fundit…

    Murtaja e dhenve, Ministria e Bujqësisë: 4 vatra aktive, por morëm masa për t’i izoluar

    Qershor 12, 2025

    Tatimet nisin kontrollet e apartamenteve në AirBnb dhe Booking, verifikime në qershor-shtator

    Qershor 12, 2025

    Miratohet vendimi/ 10 mijë m2 tokë shtetërore me 1 euro për resortin në Korçë

    Qershor 12, 2025
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    Ekofin Media
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

    Kryesore
    Qershor 12, 2025

    Emigracioni dhe lindshmëria, popullsia e Shqipërisë reduktohet sërish në 2.36 milionë në janar 2025

    Qershor 12, 2025

    Murtaja e dhenve, Ministria e Bujqësisë: 4 vatra aktive, por morëm masa për t’i izoluar

    Qershor 12, 2025

    Tatimet nisin kontrollet e apartamenteve në AirBnb dhe Booking, verifikime në qershor-shtator

    Të Fundit

    Sa është vlera e Bitcoin krahasuar me kompanitë gjigande në botë?

    Qershor 13, 2025

    Emigracioni dhe lindshmëria, popullsia e Shqipërisë reduktohet sërish në 2.36 milionë në janar 2025

    Qershor 12, 2025

    Firmos me Klik, Shqipëria integrohet me Europën përmes firmës digjitale dhe identifikimit elektronik

    Qershor 12, 2025
    © 2025 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

    Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter