Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Zgjedhjet në Kosovë/ Të gjitha partitë kryesore humbin mbështetje, Vetëvendosje mbetet forcë e parë

23:07 - Qershor 7, 2026

Përshkallëzohet konflikti për Aeroportin e Vlorës, MABCO kallëzon në SPAK gjyqtaren dhe nis Arbitrazhin 

14:13 - Qershor 7, 2026

6 mbikalime për këmbësorët në autostradën Tiranë–Durrës, ARRSH hap procedurën

13:01 - Qershor 7, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Ibrahimaj në forumin ekonomik të Shkupit: “Open Balkan” mundësi për tregjet rajonale

15:24 - Maj 30, 2022 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj mori pjesë në Forumin Ekonomik të Shkupit, me temë: “Rritja e qëndrueshme në kohë pasigurie dhe përtej”.

Ministrja ishte pjesë e panelit “Zhvillimi i politikave fiskale dhe monetare”, së bashku me ministrin e Financave të Maqedonisë së Veriut, Fatmir Besimi, ministrin e Financave dhe Ekonomisë të Kosovës, Hekuran Murati, ministrin e Financave të Malit të Zi, Aleksandar Damjanovic, dhe zv/drejtorin Ekzekutiv të FMN, Luc Dresse.

Në fjalën e saj, ministrja Ibrahimaj foli për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në kuadër të iniciativës “Open Balkan”, për të përmirësuar eficiencën dhe liberalizimin e tregut  të përbashkët, lëvizjen e kapitalit, të mirave dhe shërbimeve, si dhe lëvizjen e njerëzve.

“Filluam me ‘Procesin e Berlinit’ dhe tani vazhdojmë me procesin e ‘Ballkanit të Hapur’. Përpiqemi që të integrohemi sa më mirë dhe të rrisim eficiencën e tregtisë mes nesh, për të shkuar drejt përfitimeve të globalizimit. Këto janë dhe  shtylla të integrimit evropian dhe ajo çfarë po bëjmë është përpjekja për të përshpejtuar proceset dhe të bëhemi gati për integrimin në BE”, u shpreh Ibrahimaj.

Ministrja theksoi faktin se në kuadër të “Open Balkan” po diskutohet edhe mbi politikat fiskale që do të zbatohen në të ardhmen dhe së shpejti do të nënshkruhet një Memorandum, në takimin që pritet të zhvillohet javën e ardhshme në Ohër.

Në fjalën e saj, ministrja e Financave dhe Ekonomisë u ndal edhe në efektivitetin e politikave fiskale të ndjekura nga qeveria shqiptare për përballimin e efekteve të pandemisë COVID-19.

Ministrja theksoi se Shqipëria u përball me pandeminë pas krizës së tërmetit të vitit 2019, ku u ndërmorën disa politika monetare dhe fiskale për të minimizuar efektet në ekonomi. Banka e Shqipërisë ndoqi politika monetare duke zvogëluar normat e interesit dhe shtyrë në kohë pagesat e disa huave. Nga ana tjetër, qeveria ndërmori disa masa të tjera, si ofrimi i garancive për bizneset, në mënyrë që bizneset të kishin mjaftueshëm likuiditet dhe të sigurohej vazhdimësia e aktivitetit ekonomik të tyre.

Zbatimi i këtyre politikave fiskale dhe monetare, tha Ibrahimaj, bëri të mundur që ekonomia e vendit të rikuperohej dhe të rritej me 8.5 % për vitin 2021.

Duke u ndalur në krizën aktuale, Ibrahimaj tha, se Shqipëria është aktualisht vendi i rajonit me normën më të ulët të inflacionit dhe shprehu besimin, se kriza që aktualisht po kalojmë është e përkohshme dhe çmimet do të nisin të ulen në gjysmën e dytë të vitit 2022.

Qeveria shqiptare ka ndërmarrë hapat e duhur për përballimin e krizës, vijoi ministrja, duke miratuar stimujt e nevojshëm fiskalë, por edhe duke synuar zvogëlimin e borxhit dhe duke investuar në sektorët që do të sigurojnë rritje ekonomike.

“Sfida më e madhe që ne kemi për momentin është të vazhdojmë të furnizojmë me stimuj fiskalë, që janë të parashikuar në buxhetin tonë, e sigurisht duke zvogëluar borxhin, të investojmë në ato fusha dhe sektorë që do të sigurojnë rritje dhe ndikojnë në qëndrueshmërinë e situatës makroekonomike në të ardhmen”, tha ministrja.

Një tjetër sfidë për vendin tonë lidhet me sigurimin e energjisë dhe kostot e larta të saj. Edhe në këtë drejtim, theksoi Ibrahimaj, qeveria ndërhyri duke mbuluar kostot e rritura të energjisë, në mënyrë që të mos rritej kostoja e prodhimit dhe të mos prekej niveli i konsumit.

Ekofin Media
Ekofin Media
delina ibrahimaj forumi ekonomik open balkan shkup
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Karburantet bien sërish, nafta në 190 lekë/litër dhe benzina në 173 lekë

13:08 - Qershor 6, 2026

Italianët e Lutech zgjerojnë praninë në Shqipëri, Ibrahimaj: Synojmë të kthehemi në qendër rajonale të inovacionit

15:31 - Qershor 5, 2026

Produktet e markave ndërkombëtare në Shqipëri kushtojnë 83% më shtrenjtë se në BE

14:47 - Qershor 5, 2026
Komento

Comments are closed.

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Zgjedhjet në Kosovë/ Të gjitha partitë kryesore humbin mbështetje, Vetëvendosje mbetet forcë e parë

gazetar_123:07 - Qershor 7, 20260

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë po nxjerrin në pah një fenomen të pazakontë…

Përshkallëzohet konflikti për Aeroportin e Vlorës, MABCO kallëzon në SPAK gjyqtaren dhe nis Arbitrazhin 

14:13 - Qershor 7, 2026

6 mbikalime për këmbësorët në autostradën Tiranë–Durrës, ARRSH hap procedurën

13:01 - Qershor 7, 2026

Rama: Projekti në Zvërnec do të realizohet, debatet po rrezikojnë imazhin e Shqipërisë

10:49 - Qershor 7, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

23:07 - Qershor 7, 2026

Zgjedhjet në Kosovë/ Të gjitha partitë kryesore humbin mbështetje, Vetëvendosje mbetet forcë e parë

14:13 - Qershor 7, 2026

Përshkallëzohet konflikti për Aeroportin e Vlorës, MABCO kallëzon në SPAK gjyqtaren dhe nis Arbitrazhin 

13:01 - Qershor 7, 2026

6 mbikalime për këmbësorët në autostradën Tiranë–Durrës, ARRSH hap procedurën

Zgjedhjet në Kosovë/ Të gjitha partitë kryesore humbin mbështetje, Vetëvendosje mbetet forcë e parë

23:07 - Qershor 7, 2026

Përshkallëzohet konflikti për Aeroportin e Vlorës, MABCO kallëzon në SPAK gjyqtaren dhe nis Arbitrazhin 

14:13 - Qershor 7, 2026

6 mbikalime për këmbësorët në autostradën Tiranë–Durrës, ARRSH hap procedurën

13:01 - Qershor 7, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter