Author: gazetar_1

Tremujori i parë i vitit regjistroi një rritje të lehtë të interesave të kredisë së re për bizneset, si në lekë ashtu edhe në euro. Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, norma mesatare e interesit e kredive në lekë u rrit në 5.8%, nga 5.7% që ishte në tremujorin paraardhës dhe nga 5.5% që shënonte mesatarisht dy vitet e fundit. Sipas BSH-së, rritje e lehtë e interesave konsistoi edhe tek segmenti i bizneseve me kredi mbi 35 milionë lekë. Norma mesatare e kësaj kategorie rezultoi 5.9% nga 5.6% që ishte mesatarisht në dy tremujorët paraardhës. Kjo tregon se bankat…

Read More

Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka marrë vendimin për çmimet e reja të naftës, gazit dhe benzinës. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 239 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 227lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 237lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 225 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet. (Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të…

Read More

Ish-presidentit moldav, Igor Dodon i është vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie” pas një hetimi që shqyrtonte, ndër të tjera, akuzën për tradhti të lartë, njoftoi media lokale. Një gjykatë në Kishinev hodhi poshtë kërkesën e prokurorisë për arrestimin e Dodonit. Dodon akuzoi kundërshtaren politike, presidenten moldave, Maia Sandu për organizimin e hetimit për motive politike. Igor Dodon ka qenë president i Moldavisë midis 2016 dhe 2020. Aktualisht, ai tani akuzohet edhe për financim të paligjshëm të partisë së tij politike përmes një organizate kriminale, si dhe për marrje të ryshfeteve. Hetuesit kanë evidentuar një interes për lidhjet e tij…

Read More

Kryeministri i Malit te Zi Dritan Abazoviç ka konfirmuar më 26 maj se do të marrë pjesë në takimin e radhës së iniciatives “Open Balkan”, i cili në qershor do të mbahët në Ohër te Maqedonisë së Veriut. Gjatë një aktiviteti në Podgoricë, Abazoviç tha se Mali i Zi nuk i është bashkuar kësaj iniciative, por në të kaluarën ka marrë pjesë në takimet si vëzhgues. “Personalisht mendoj se çdo iniciativë rajonale e cila mundet të përshpejtojë integrimet evropiane, jo vetëm të Malit të Zi por krejt rajonit, është diçka që ne duhet të pranojmë. Në anën tjetër, nëse dikush…

Read More

Prej të premtes, shoferët e huaj në Hungari do të paguajnë çmim më të lartë për naftë, në krahasim me shtetasit hungarezë. Dekreti për këtë çështje është shfaqur në Gazetën Zyrtare, të enjten, pak para mesnatës. Sipas dekretit, makinat me targa të huaja nuk do të mund të furnizohen me çmimin fiks prej 1.32 eurosh për një litër naftë, por do të paguajnë çmimin e tregut. Sipas raportimeve në media, ky çmim është mesatarisht 40 për qind më i lartë sesa ai për banorët. Qeveria e nacionalistit të krahut të djathtë, Viktor Orban, ka vendosur çmim fiks për naftën në…

Read More

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka thënë të enjten se kundërshton tërheqjen e fondeve nga Fondi i Kursimeve Pensionale në Kosovë, me arsyetimin se një vendim i tillë do të përbënte goditje të rëndë në qëndrueshmërinë e sistemit pensional dhe do të reduktonte vlerën reale të pensioneve të ardhshme. Kjo deklaratë e FMN-së ka ardhur në të njëjtën ditë kur dhjetëra qytetarë në Prishtinë kanë protestuar para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, me kërkesat që deputetët të miratojnë ndryshimet ligjore, për të mundësuar tërheqjen e deri në 30 për qind të fondeve. Një kërkesë e tillë është iniciuar fillimisht nga Partia…

Read More

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për tremujorin 2022, kredia e re për blerjen e pronave shënoi vlerën rekord të 10.6 miliardë lekëve. Rezulton se krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kreditimi bankar në këtë linjë është rritur me 48%. Në veçanti, muaji mars ka shënuar një rekord të ri për shumën e kredisë së re për shtëpi. Ajo ka shënuar vlerën e 4.9 miliardë lekëve, duke kaluar rekordin e mëparshëm, që ishte shënuar në qershor të vitit të kaluar. Rritja e shpejtë e çmimeve ka bërë që individët ta shohin blerjen e një…

Read More

Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e dy marrëveshjeve për rehabilitimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës dhe ndërtimin e linjës hekurudhore për në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. U miratua, në parim, marrëveshja ndryshuese e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit “Hekurudhat shqiptare – rehabilitimi i linjës hekurudhore Tiranë-Durrës dhe ndërtimi i linjës hekurudhore për në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës”, në kuadër të grantit të investimit nga Fondi i Përbashkët Evropian i Ballkanit Perëndimor, ratifikuar me ligjin nr.52/2018. Gjithashtu Këshilli i Ministrave vendosi sot miratimin, në parim, të marrëveshjes ndryshuese të…

Read More

E pranishme në hapjen e sezonit turistik në Shëngjin, Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca u shpreh përmes një postimi në rrjetet sociale se, “në Lezhë sheh lirisht të jetësuar vizionin që kemi për të afruar zhvillimin rural me turizmin”. “Ky qark, që turizmin rural e ka në fakt të jetësuar në 12 muajt e vitit falë natyrës bujqësore, blegtorale, traditës, trashëgimisë kulturore, gjuhës, historisë e kulinarisë”, tha Krifca. “Në mikpritjen e Kryetarit Pjerin Ndreu bashkuam forcat me ministren Mirela Kumbaro për hapjen e sezonit turistik në Shëngjin ku u mblodhëm bashkë me plot miq, të ftuar nga jashtë, ambasadorë, sipërmarrës…

Read More

Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e linjës së garancisë shtetërore në vlerën 3 000 000 000 (tre miliardë) lekë, në favor të bankave tregtare, që ushtrojnë aktivitetin e tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë, të cilat do të jenë pjesë e skemës së garancisë, që do të mundësojë huadhënien për subjektet, që tregtojnë me shumicë, produkte ushqimore bazë, për të siguruar financimin e nevojshëm për të mbajtur rezerva për një periudhë 3-mujore ose në përputhje me jetëgjatësinë e produktit, me qëllim përballimin e situatës së veçantë, të krijuar në treg. Sipas vendimit, linja e garancisë shtetërore do të lëshohet…

Read More