Ish-presidentit moldav, Igor Dodon i është vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie” pas një hetimi që shqyrtonte, ndër të tjera, akuzën për tradhti të lartë, njoftoi media lokale.
Një gjykatë në Kishinev hodhi poshtë kërkesën e prokurorisë për arrestimin e Dodonit.
Dodon akuzoi kundërshtaren politike, presidenten moldave, Maia Sandu për organizimin e hetimit për motive politike.
Igor Dodon ka qenë president i Moldavisë midis 2016 dhe 2020.
Aktualisht, ai tani akuzohet edhe për financim të paligjshëm të partisë së tij politike përmes një organizate kriminale, si dhe për marrje të ryshfeteve.
Hetuesit kanë evidentuar një interes për lidhjet e tij të ngushta me Rusinë.