Author: gazetar_2

Pas më shumë se dy vitesh e 4 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit për lojërat e fatit, qeveria ka plotësuar kuadrin ligjor që i hap rrugën nisjes së procedurave për licencimin e basteve sportive online në Shqipëri. Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit (AMLF) ka konfirmuar për Report TV se janë miratuar të gjitha aktet nënligjore të nevojshme për zbatimin e ligjit, duke përfshirë edhe dy VKM-të e miratuara në fund të qershorit, që rregullojnë procedurat për pezullimin ose revokimin e licencave, si dhe administrimin e fondit të posaçëm të krijuar nga aktiviteti i basteve. Megjithëse kuadri…

Read More

Trump Media & Technology Group (TMTG), kompania mediatike e presidentit amerikan Donald Trump, ka njoftuar se do të lançojë një shërbim me pagesë që do t’u japë institucioneve financiare dhe kompanive të tregtimit algoritmik akses pothuajse të menjëhershëm në postimet më me ndikim të platformës Truth Social. Shërbimi i ri, i quajtur Truth API, synon të transmetojë postimet në vetëm disa milisekonda, duke u mundësuar investitorëve profesionistë dhe algoritmeve të tregtimit të reagojnë shumë më shpejt ndaj informacionit që mund të ndikojë në tregjet financiare. Megjithëse kompania nuk ka konfirmuar nëse postimet e vetë Donald Trump do të përfshihen në…

Read More

Destinacioni më i ri turistik i Evropës mund të përballet me ndryshime të mëdha për vizitorët pas anëtarësimit në Bashkimin Evropian, shkruan Vinicius Costa në revistën amerikane “Travel off Path”. Është një paradoks i njohur: shumë vende evropiane janë të njohura për qasjen e tyre të thjeshtë, praktike dhe pa shumë burokraci ndaj turistëve, por kjo shpesh ndryshon sapo bëhen pjesë e Bashkimit Evropian. Prej gati një dekade, Shqipëria është shndërruar në një nga destinacionet më tërheqëse për turistët ndërkombëtarë, veçanërisht për nomadët digjitalë, që kërkojnë mundësi për të qëndruar në Evropë, për periudha të gjata pa procedura të ndërlikuara.…

Read More

Elbasani është bërë një nga dy qytetet e para në Ballkanin Perëndimor që kanë marrë etiketën e Misionit të Bashkimit Evropian për Qytete Klimatikisht Neutrale dhe Inteligjente, duke hapur rrugën për financime të specializuara evropiane dhe investime private në projekte të gjelbra. Sipas një raporti të fundit mbi Transportin Urban të Qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor, Elbasani dhe Sarajeva e morën “EU Mission Label” në prill 2026, ndërsa Podgorica vijon të jetë pjesë aktive e nismës dhe po punon për të arritur të njëjtin certifikim. Etiketa evropiane konfirmon se Kontratat Klimatike të Qyteteve, të hartuara nga Elbasani dhe Sarajeva, përmbushin kërkesat…

Read More

Megjithëse inflacioni i ushqimeve është ngadalësuar në eurozonë, ekonomistët paralajmërojnë se temperaturat ekstreme të kësaj vere përbëjnë tashmë një rrezik më të madh për çmimet në supermarkete vitin e ardhshëm sesa lufta e fundit në Iran, pasi dëmet në të korrat mund të tejkalojnë efektin në zbehje të kostove më të larta të naftës dhe plehrave kimike. Inflacioni i ushqimeve më në fund ka nisur të ngadalësohet në eurozonë, duke u sjellë njëfarë lehtësimi familjeve pas disa vitesh me rritje të faturave ushqimore. Por ekonomistët paralajmërojnë se kjo periudhë qetësimi mund të mos zgjasë. Në vend të luftës së fundit…

Read More

Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, personat e moshës 15 vjeç e lart në Bashkimin Evropian pritet të punojnë mesatarisht 37.5 vjet, nga 37.2 vjet në vitin 2024. Që prej vitit 2016, kohëzgjatja e pritshme e periudhës së punës në BE është rritur me 2.3 vjet, nga 35.2 në 37.5 vjet. Megjithatë, ky tregues ndryshon ndjeshëm ndërmjet vendeve të BE-së. Në shtatë vende të BE-së, kohëzgjatja mesatare e pritshme e periudhës së punës është 40 vjet ose më shumë: Holanda me 44.0 vjet, Suedia me 43.4 vjet, Danimarka me 42.6 vjet, Estonia me 41.5 vjet, Irlanda me 40.7…

Read More

Evropa urdhëroi Google që t’ua lehtësojë përdoruesve të telefonave Android thirrjen e asistentëve të inteligjencës artificiale të zhvilluar nga kompanitë rivale. Zyrtarët thanë në një deklaratë se masa është hartuar për të ndihmuar kompanitë e tjera të konkurrojnë me Google, e cila ka një pozicion dominues në tregun europian të telefonave inteligjentë. “Vendimi ynë do të ndihmojë konkurrentët më të vegjël, motorët e kërkimit ose asistentët e inteligjencës artificiale që të konkurrojnë dhe t’u ofrojnë përdoruesve më shumë zgjedhje, duke mbrojtur njëkohësisht privatësinë e tyre”, tha Teresa Ribera, zëvendëspresidente ekzekutive e Komisionit Europian për tranzicionin e pastër, të drejtë dhe…

Read More

Pas javësh spekulimesh, Uber ra zyrtarisht dakord të blejë Delivery Hero, një marrëveshje që do ta zgjerojë ndjeshëm praninë e gjigantit të transportit dhe shpërndarjeve, duke e çuar atë në afro 100 tregje në Evropë, Lindjen e Mesme, Amerikën Latine dhe Azi. Delivery Hero, me seli në Gjermani, njoftoi gjithashtu një marrëveshje të veçantë për shitjen e aktivitetit të saj në 14 tregje, ku Uber Eats është tashmë i pranishëm, te firma e investimeve SSW Partners me seli në Nju Jork, për 1.6 miliardë dollarë. Blerja prej 14.8 miliardë dollarësh, që do të realizohet tërësisht përmes aksioneve, nuk është ende…

Read More

Shqipëria po përgatitet të vendosë një regjim të ri për raportimin dhe shkëmbimin automatik të informacionit mbi kripto-asetet, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian. Nisma vjen si pjesë e procesit të përafrimit të legjislacionit shqiptar me acquis të Bashkimit Evropian dhe transpozon në të drejtën shqiptare Direktivën (BE) 2023/2226, e njohur si DAC 8. Kjo direktivë zgjeron rregullat e bashkëpunimit administrativ në fushën e tatimeve, duke përfshirë për herë të parë raportimin e transaksioneve me kripto-asete. Rritja e përdorimit të kriptomonedhave dhe aseteve të tjera dixhitale ka krijuar sfida të reja për administratat tatimore në mbarë botën. Për shkak…

Read More

Numri i vizitorëve të akomoduar në strukturat turistike në Shqipëri arriti në 361,401 gjatë majit 2026, duke u rritur me 12.4% krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, sipas INSTAT. Rritja u mbështet kryesisht nga vizitorët e huaj, numri i të cilëve u shtua me 12.7%, nga 243,985 në 274,967. Vizitorët rezidentë u rritën me 11.4%, duke arritur në 86,434. Edhe netqëndrimet vijuan rritjen, por me ritëm më të ulët se numri i vizitorëve. Në total, ato u shtuan me 8%, ku netqëndrimet e të huajve u rritën me 8.6% dhe ato të rezidentëve me 6%. Rritja…

Read More