Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Rama: Forcimi i Lekut, sukses i ekonomisë shqiptare

09:11 - Korrik 18, 2026

Kushte skandaloze në transportin publik në Tiranë

08:59 - Korrik 18, 2026

“Travel off Path”: Shqipëria drejt BE-së: Çfarë pritet të ndryshojë për turizmin dhe vizitorët e huaj

08:31 - Korrik 18, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Kushte skandaloze në transportin publik në Tiranë

08:59 - Korrik 18, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Pa kondicioner, me temperatura të larta dhe shpesh me dyer të hapura gjatë lëvizjes, ky është realiteti që përballen çdo ditë shumë qytetarë në linjat e transportit urban në Tiranë.

Një vëzhgim i Fiks Fare në disa prej linjave të autobusëve urbanë në kryeqytet evidentoi ankesat e vazhdueshme të pasagjerëve për mungesën e ajrit të kondicionuar dhe kushtet e vështira gjatë udhëtimit, veçanërisht në ditët me temperatura të larta.

Në linjën Selitë–Kristal–Qendër, qytetarët shihen duke përdorur freskuese dhe duke fshirë djersët për shkak të vapës. Pasagjerët thonë se ankohen çdo ditë për mungesën e kondicionimit, ndërsa një faturino pranon se situata është problematike.

Edhe në linjën Kamëz–Qendër, qytetarët shprehen se edhe pse kondicionerët pretendohet se janë të ndezur, numri i lartë i pasagjerëve dhe temperaturat e larta e bëjnë udhëtimin të vështirë.

Në një tjetër rast, në linjën e Unazës, shoferi reagoi i irrituar ndaj pyetjeve për kondicionerin, duke u shprehur se ankesat duhet t’u drejtohen institucioneve përgjegjëse.

Ndërkohë, në linjën Kashar–Qendër, një faturino deklaron se autobusët janë të amortizuar dhe se disa prej tyre duhen nxjerrë jashtë përdorimit. Pamjet tregojnë se një mënyrë për të përballuar vapën është mbajtja e dyerve hapur gjatë udhëtimit.

Situata të ngjashme u konstatuan edhe në linjat Kombinat–Kinostudio, Institut–Qendërdhe Astir–Rruga e Durrësit–Qendër, ku qytetarët ankohen për mungesën e kushteve minimale të komfortit.

Në disa autobusë janë vendosur freskuese të vogla, por vetë drejtuesit pranojnë se ato nuk zëvendësojnë një sistem funksional kondicionimi. Sipas tyre, Bashkia e Tiranës duhet të ndërhyjë për përmirësimin e kushteve të transportit urban.

Ndërsa qytetarët vijojnë të përballen çdo ditë me vapën në autobusë, mbetet pyetja: A po marrin pasagjerët shërbimin për të cilin paguajnë?/TopChannel

Ekofin Media
Ekofin Media
Kushte skandaloze Tiranë transportin urban
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

“Travel off Path”: Shqipëria drejt BE-së: Çfarë pritet të ndryshojë për turizmin dhe vizitorët e huaj

08:31 - Korrik 18, 2026

Tatimet hyjnë në lojë për kripto-asetet, drafti i ri parashikon raportim dhe shkëmbim informacioni

16:16 - Korrik 17, 2026

Karburantet shtrenjtohen sërish në Evropë, a do të preket edhe Shqipëria?

13:40 - Korrik 17, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Kushte skandaloze në transportin publik në Tiranë

gazetar_108:59 - Korrik 18, 20260

Pa kondicioner, me temperatura të larta dhe shpesh me dyer të hapura gjatë lëvizjes, ky…

“Travel off Path”: Shqipëria drejt BE-së: Çfarë pritet të ndryshojë për turizmin dhe vizitorët e huaj

08:31 - Korrik 18, 2026

Tatimet hyjnë në lojë për kripto-asetet, drafti i ri parashikon raportim dhe shkëmbim informacioni

16:16 - Korrik 17, 2026

Karburantet shtrenjtohen sërish në Evropë, a do të preket edhe Shqipëria?

13:40 - Korrik 17, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

08:59 - Korrik 18, 2026

Kushte skandaloze në transportin publik në Tiranë

08:31 - Korrik 18, 2026

“Travel off Path”: Shqipëria drejt BE-së: Çfarë pritet të ndryshojë për turizmin dhe vizitorët e huaj

16:16 - Korrik 17, 2026

Tatimet hyjnë në lojë për kripto-asetet, drafti i ri parashikon raportim dhe shkëmbim informacioni

Rama: Forcimi i Lekut, sukses i ekonomisë shqiptare

09:11 - Korrik 18, 2026

Kushte skandaloze në transportin publik në Tiranë

08:59 - Korrik 18, 2026

“Travel off Path”: Shqipëria drejt BE-së: Çfarë pritet të ndryshojë për turizmin dhe vizitorët e huaj

08:31 - Korrik 18, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter