Author: gazetar_1
Pas mbledhjes së Qeverisë, Ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjetikës, Belinda Balluku tha se po diskutohet për vendosjen e një fashe për përdoruesit familjarë, që do të bëjë diferencimin e çmimit të energjisë. “Kemi thënë që qeveria shqiptare do të bëjë çmos të mbrojë biznesin familjar. Sa i përket biznesit e lidhur me tensionin e mesëm, kemi pasur komunikim të vazhdueshëm. Kemi mbledhur ankesat dhe kërkesën e tyre për mbështetje. Do të vazhdojmë me të njëjtën skemë. Do e konsolidojmë deri në vazhdim të javës tjetër. Sa i përket planit për analizën e bërë kemi bërë analizë të thelluar. Do…
Aksi rrugor Thumanë-Kashar do të ndërtohet me koncesion, ndërsa punimet në të gjitha lotet e tij parashikohet të mbyllen brenda 36 muajve. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se qeveria ka miratuar në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave kontratën për projektimin, ndërtimin, mirëmbajtjen, operimin dhe transferimin e aksit. “Kontrata e lidhur më herët në bazë të instrumentit PPP u anullua, pasi fondet u vunë në dispozicion të “Paktit për Universitetet”. I jemi kthyer kësaj kontrate. Shteti nuk do të investojë për ndërtimin e këtij aksi. Ky aks do të ndërtohet mbi parimin e koncesionit dhe…
Pjesa më e madhe e të punësuarve në Tiranë është në sektorin e shërbimeve, ndërsa punësimi në bujqësi zë një përqindje shumë të vogël. Sipas treguesve të publikuar nga Instituti i Statistikave, në vitin 2021, në qarkun e Tiranës, shërbimet punësojnë pjesën më të madhe të të punësuarve gjithsej, 68,7 % të tyre, raporton INSTAT. Në këtë qark 26,7 % e të punësuarve gjithsej janë të punësuar në sektorin e industrisë dhe vetëm 4,6 % e tyre punojnë në bujqësi. Qarku i Durrësit ka rreth 39,4 % të të punësuarve të angazhuar në sektorin e e industrisë, duke shënuar qarkun…
Pas deklaratave të Turqisë se do të pengojë procesin e anëtarësimit të Suedisë dhe të Finlandës në NATO, nëse vendet nordike nuk marrin parasysh shqetësimet e saj në lidhje me sigurinë, delegacione nga Suedia dhe Finlanda zhvilluan në Ankara bisedime lidhur me kundërshtimet e palës turke për anëtarësimin e tyre në aleancën ushtarake të NATO-s. Finlanda dhe Suedia bënë kërkesë për t’u anëtarësuar në NATO në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës. Delegacioni suedez, i kryesuar nga Sekretari i Shtetit, Oscar Stenstrom dhe ai finlandez, i kryesuar nga homologu i tij Jukka Salovaara, u takuan me zëdhënësin e presidentit turk…
Udhëheqësi i Bankës Botërore, David Malpass, ka paralajmëruar se lufta e Rusisë në Ukrainë mund të shkaktojë recesion global, pas rritjes së çmimeve të ushqimit dhe energjisë. Ai ka thënë në një takim me bizneset në Shtetet e Bashkuara se është e vështirë “të gjenden rrugë për ta shmangur recesionin”. Sipas tij edhe disa seri të masave izoluese në Kinë janë duke shtuar shqetësimet për situatën ekonomike. Komentet e tij përbëjnë paralajmërimin e fundit se ekonomia botërore mund të tkurret. “Teksa shikojmë bruto-prodhimin e brendshëm (GDP)… është e vështirë të shohim shmangie të recesionit”, ka thënë Malpass, pa dhënë detaje…
Prodhuesja jugkoreane e makinave, Hyundai është duke kërkuar kthimin mbrapsht të 239,000 makinave për të rregulluar një problem me rripat e sigurisë, që kanë potencial për të shpërthyer dhe për të plagosur pasagjerët. Sipas Administratës amerikane për Siguri të Trafikut dhe Autostrada, dega e Hyundait në SHBA është duke kërkuar modelet Accent, Elantra dhe Elantra HEV, të prodhuara nga viti 2019 deri në këtë pjesë të vitit 2022. Kompania ka thënë se kërkesa është bërë pasi në rast të përplasjes së makinës në anën e shoferit apo të pasagjerit të parë, rripat e sigurisë mund të shpërthejnë dhe shkaktojnë lëndime.…
Instituti i Statistikave (INSTAT) raportoi se paga mesatare mujore bruto, në vitin 2021 për një të punësuar me pagë, në Shqipëri, është 57.191 lekë. Krahasuar me vitin 2020, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar në Shqipëri u rrit me 6,6 %. Referuar të dhënave, krahasuar me vitin 2020, punësimi është rritur me 0,4 %, ndërsa shkalla zyrtare e papunësisë (për grup-moshën 15-74 vjeç) është ulur me 0,2 %. INSTAT thotë se hendeku gjinor në paga është 4,5 %. Pra meshkujt kanë një pagë mesatare mujore bruto 4,5 % më të lartë sesa femrat. Krahasuar me vitin 2020, vihet…
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare informoi sot se prodhimi ditor në HEC-et e kaskadës, llogaritet 4,412 MWh, ndërsa rezerva energjitike është 1047.6 GWh. KESH bëri të ditur se niveli i liqenit në hidrocentralin e Fierzës ka shkuar në 288.12 m nga 261 që zbriti në mesin e muajit mars. “Prurjet natyrore në kaskadë janë 370 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-it të Fierzës është 288.12 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është 172 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 73.48 m, ndërsa kuota…
Fermerët dhe sipërmarrësit përmes skemave mbështetëse po rrisin investimet në teknologjitë e reja dhe modernizimin e fermave, si domosdoshmëri e avantazheve konkurruese në tregjet europiane dhe akses në tregjet e sofistikuara. Sipërmarrës të industrisë së qumështit, diskutuan gjatë një takimi në Tiranë, për zgjerimin e eksporteve të produkteve të bulmetit “Made in Albania” drejt vendeve CEFTA-s, teksa u ndalën në “sfidat dhe mundësinë e krijimit të zonave rajonale ekonomike, për rritjen e eksporteve”. Përfaqësues të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, organizatorë të këtij takimi me biznese të prodhimit dhe përpunimit të qumështit, u njohën…
Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në tremujorin e parë të vitit 2022, u rrit me 5.7 %, duke arritur vlerën 1.775 GWh nga 1.680 GWh që ishte në tremujorin e parë të vitit 2021. Referuar të dhënave të publikuara në raportin e INSTAT mbi bilancin e energjisë elektrike, ndikimin më të madh në rritjen e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët e kanë dhënë konsumatorët familjarë, ku kemi një rritje të konsumit të energjisë elektrike me 8.1 %, përkundrejt rritjes me 2.9 % të energjisë së konsumuar nga konsumatorët jo familjarë. Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë…
