Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në tremujorin e parë të vitit 2022, u rrit me 5.7 %, duke arritur vlerën 1.775 GWh nga 1.680 GWh që ishte në tremujorin e parë të vitit 2021.
Referuar të dhënave të publikuara në raportin e INSTAT mbi bilancin e energjisë elektrike, ndikimin më të madh në rritjen e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët e kanë dhënë konsumatorët familjarë, ku kemi një rritje të konsumit të energjisë elektrike me 8.1 %, përkundrejt rritjes me 2.9 % të energjisë së konsumuar nga konsumatorët jo familjarë.
Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë u ul me 39.7 % duke arritur vlerën 2.016 GWh nga 3.344 GWh energji të prodhuar në tremujorin e parë të vitit 2021.
Ndërkohë importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje), në tremujorin e parë të vitit 2022, arriti vlerën 715 GWh nga 99 GWh që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar kështu një rritje me 7.2 herë.