Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Aksionet evropiane të AI-së shpërthejnë në bursa, rritje deri në 2,245% në 2026

10:58 - Qershor 7, 2026

Rama: Projekti në Zvërnec do të realizohet, debatet po rrezikojnë imazhin e Shqipërisë

10:49 - Qershor 7, 2026

Microsoft dhe Mayo Clinic po zhvillojnë një model shëndetësor me Inteligjencë Artificiale

10:48 - Qershor 7, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Rama: Projekti në Zvërnec do të realizohet, debatet po rrezikojnë imazhin e Shqipërisë

10:49 - Qershor 7, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se kundërshtimet ndaj projektit turistik në Zvërnec nuk lidhen me mbrojtjen e mjedisit, por sipas tij me axhenda të ndryshme politike, ideologjike dhe ekonomike, ndërsa theksoi se investimi do të realizohet.

Në podkastin “Flasim”, Rama komentoi reagimet dhe debatet e ditëve të fundit lidhur me projektin.

“Kini parasysh një gjë. E gjithë kjo lukuni e madhe videosh, e gjithë këta gazetarë, gjithë këta lloj-lloj ndërkombëtarësh në media që papritur u bënë të interesuar për Shqipërinë, për mjedisin, për zogjtë e Shqipërisë, nuk e kanë fare me mjedisin dhe me zogjtë e Shqipërisë. E kanë secili për axhendën e vet në vendet ku janë”, tha Rama.

Sipas tij, një pjesë e kritikave lidhen me çështje që nuk kanë lidhje me projektin.

“Disa e kanë me Izraelin që u fut kot fare në këtë mes. Ndërkohë që investitorët kryesorë janë dy vëllezër muslimanë të famshëm në Lindjen e Mesme për sukseset dhe investimet e tyre dhe që vijnë nga Katari, një vend që s’ka as marrëdhënie me Izraelin. Disa të tjerë e kanë kundër presidentit të Amerikës, ndaj të cilit mediat dhe të gjitha sistemet online turren për çdo gjë. Disa të tjerë e kanë se nuk duan që Shqipëria ta ketë këtë projekt”, u shpreh ai.

Rama tha se investimi do të sillte përfitime të rëndësishme për vendin.

“Janë konkurrencë normal. Të vijnë 4 miliardë në Shqipëri dhe me këto emra Shqipëria bëhet një pikë referimi si asnjëherë më parë dhe si asnjëherë më pas në rast se ne e humbim këtë mundësi”, deklaroi kryeministri.

Ai paralajmëroi se debatet e krijuara mund të kenë ndikim negativ te sezoni turistik.

“Mos harroni që ka një mundësi shumë të madhe që gjithë këto rrëmujat që dalin nëpër media, nëpër rrjete online, ndryshe nga çfarë është realiteti këtu, të dëmtojnë turizmin. Kanë filluar disa shenja shqetësuese të regjistrimeve në Sarandë. Disa shenja shqetësuese, pak. Por para se të bëhet trend, që të fillojnë ata që kanë prenotuar për të ardhur, pra për të sjellë ato para që do të shkojnë te bizneset e vogla, që do të shkojnë te familjet që mezi e presin këtë sezon, atëherë do të humbasim shumë turistë këtë vit”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, në debat janë përfshirë kategori të ndryshme individësh, nga qytetarë realisht të shqetësuar deri te persona që, sipas tij, kërkojnë vëmendje në rrjetet sociale.

“Është një turmë normale, s’ka asnjë problem”, tha ai, duke shtuar se nuk duhet krijuar përshtypja se kundërshtimet përfaqësojnë shumicën e shqiptarëve.

Rama ritheksoi se projekti do të vijojë.

“Në ndërkohë që projekti do bëhet, të jemi shumë të qartë. Projekti do bëhet sepse është një e mirë e madhe për ekonominë tonë, është një bekim i madh për Vlorën dhe është një kapërcim i madh, epokal për Shqipërinë turistike dhe për Shqipërinë europiane”, deklaroi kryeministri Rama.

 

Ekofin Media
Ekofin Media
Investimi podkasti rama zvërneci
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

“The Wom”: Gjiri i Zotit: plazhi si një copë parajse në Gjipe

10:23 - Qershor 7, 2026

Zgjedhje në Kosovë: Pa kompromis ngërçi mund të vazhdojë

09:59 - Qershor 7, 2026

Karburantet bien sërish, nafta në 190 lekë/litër dhe benzina në 173 lekë

13:08 - Qershor 6, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Rama: Projekti në Zvërnec do të realizohet, debatet po rrezikojnë imazhin e Shqipërisë

gazetar_210:49 - Qershor 7, 20260

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se kundërshtimet ndaj projektit turistik në Zvërnec nuk lidhen me…

“The Wom”: Gjiri i Zotit: plazhi si një copë parajse në Gjipe

10:23 - Qershor 7, 2026

Zgjedhje në Kosovë: Pa kompromis ngërçi mund të vazhdojë

09:59 - Qershor 7, 2026

Karburantet bien sërish, nafta në 190 lekë/litër dhe benzina në 173 lekë

13:08 - Qershor 6, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

10:49 - Qershor 7, 2026

Rama: Projekti në Zvërnec do të realizohet, debatet po rrezikojnë imazhin e Shqipërisë

10:23 - Qershor 7, 2026

“The Wom”: Gjiri i Zotit: plazhi si një copë parajse në Gjipe

09:59 - Qershor 7, 2026

Zgjedhje në Kosovë: Pa kompromis ngërçi mund të vazhdojë

Aksionet evropiane të AI-së shpërthejnë në bursa, rritje deri në 2,245% në 2026

10:58 - Qershor 7, 2026

Rama: Projekti në Zvërnec do të realizohet, debatet po rrezikojnë imazhin e Shqipërisë

10:49 - Qershor 7, 2026

Microsoft dhe Mayo Clinic po zhvillojnë një model shëndetësor me Inteligjencë Artificiale

10:48 - Qershor 7, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter