Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Sistemi i ri kufitar i BE-së trefishon kohën e kontrollit të pasaportave, paralajmërohen udhëtarët

15:25 - Korrik 19, 2026

Shpella e Ciklopit në Himarë, mes filmit të Nolan dhe lavazhit të makinave

13:29 - Korrik 19, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

12:18 - Korrik 19, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Vendimi i Qeverisë, 3 mld lekë garanci sovrane për ushqimet

09:20 - Maj 27, 2022 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e linjës së garancisë shtetërore në vlerën 3 000 000 000 (tre miliardë) lekë, në favor të bankave tregtare, që ushtrojnë aktivitetin e tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë, të cilat do të jenë pjesë e skemës së garancisë, që do të mundësojë huadhënien për subjektet, që tregtojnë me shumicë, produkte ushqimore bazë, për të siguruar financimin e nevojshëm për të mbajtur rezerva për një periudhë 3-mujore ose në përputhje me jetëgjatësinë e produktit, me qëllim përballimin e situatës së veçantë, të krijuar në treg.

Sipas vendimit, linja e garancisë shtetërore do të lëshohet në favor të bankave tregtare: Banka Kombëtare Tregtare, sh.a.; Banka Credins, sh.a.; Banka Raiffeisen sh.a., Albania; Banka OTP Albania, sh.a.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë mundëson përcaktimin e shumave të garancisë shtetërore, që lëshohet në favor të secilës bankë tregtare, nëpërmjet marrëveshjeve të veçanta të garancisë, që do të lidhen me secilën prej bankave.

Marrëveshjet e garancisë janë sipas kushteve dhe kritereve të marrëveshjes tip, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë mundëson, nëse rezulton e nevojshme, rialokimin e shumës së garancisë nga huadhënësi që nuk e ka ezauruar shumën e garancisë në favor të tij te huadhënësi, që e ka ezauruar atë plotësisht, duke ndryshuar për këtë qëllim edhe marrëveshjet e lidhura/nënshkruara të garancisë.

Autorizohet ministri i Financave dhe Ekonomisë për nënshkrimin e marrëveshjeve të garancisë me secilën nga bankat tregtare.

Marrëveshja e mirëkuptimit, e cila nënshkruhet nga huamarrësi, përmban kushtet dhe kriteret sipas marrëveshjes tip.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë mund të kërkojë këshillim/asistencë nga Banka e Shqipërisë gjatë implementimit të marrëveshjeve të garancisë. Ky bashkëpunim mund të rregullohet edhe nëpërmjet një memorandumi bashkëpunimi.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, me urdhër të posaçëm, mund të ngarkojë ndjekjen dhe administrimin e të dhënave të kësaj skeme garancie, duke përfshirë mbajtjen, përllogaritjen, rakordimin dhe raportimin e të dhënave nga punonjës të Agjencisë së Trajtimit të Kredive.

Ekofin Media
Ekofin Media
bankat garanci sovrane qeveria ushqime
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

12:18 - Korrik 19, 2026

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

23:44 - Korrik 18, 2026

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

14:47 - Korrik 18, 2026
Komento

Comments are closed.

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

gazetar_212:18 - Korrik 19, 20260

Përdoruesit e Facebook dhe Instagram po përballen me probleme në qasje në të dyja platformat…

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

23:44 - Korrik 18, 2026

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

14:47 - Korrik 18, 2026

Kushte skandaloze në transportin publik në Tiranë

08:59 - Korrik 18, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:18 - Korrik 19, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

23:44 - Korrik 18, 2026

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

14:47 - Korrik 18, 2026

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

Sistemi i ri kufitar i BE-së trefishon kohën e kontrollit të pasaportave, paralajmërohen udhëtarët

15:25 - Korrik 19, 2026

Shpella e Ciklopit në Himarë, mes filmit të Nolan dhe lavazhit të makinave

13:29 - Korrik 19, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

12:18 - Korrik 19, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter