Author: gazetar_1

Enti Rregullator i Energjisë ka licencuar shoqërinë “Karavasta Solar” për prodhimin e energjisë elektrike, si pjesë e projektit në Parkun e Karavastasë. Por edhe pse në vendimin e Bordit të ERE-s të datës 9 maj 2022 është marrë vendimi për licencimin, shoqërisë i është lënë kohë të dorëzojë brenda datës 20 qershor qëndrimin e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, në lidhje me informacionin kadastral të Deklaratës Mjedisore për zhvillimin e projektit të Karavastasë. “Në lidhje me konstatimin se zona kadastrale e cituar në Deklaratën Mjedisore të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM) nuk përputhet me zonën kadastrale të cituar, në dokumentacionin pronësor…

Read More

Gjendja e segmenteve rrugorë në prag të sezonit turistik po shkakton probleme dhe kosto për bizneset. “Konfindustria vlerëson, se në prag të sezonit turistik 2022 gjëndja e infrastrukturës në disa nga drejtimet kryesore të sistemit rrugor paraqitet e vështirë dhe kërkohet ndërhyrje e menjëhershme”, thotë administratori i Konfindustria-s, Gjergj Buxhuku. Shqetësimet më të mëdha vijnë për akset Tiranë – Durrës dhe Durrës – Rrogozhinë, të cilat janë jo vetëm të mbingarkuara me trafik, por kanë dëmtime të cilat shpesh rrezikojnë aksidente dhe sjellin vonesa në transportin e mallrave. “Shqetësues mbetet aksi rrugor Tiranë – Rrogozhinë dhe sidomos pjesa Durrës –…

Read More

Nga sot në Shqipëri ndalohet përdorimi i qeseve plastike njëpërdorimshe. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot një video sensibilizuese të fëmijëve për ndotjen e ambientit nga plastika. “Kush mund ta thotë më bukur se fëmijët që kërkojnë një ndryshim dhe në emër të tyre hapim një faqe të re në raport me mjedisin. Gëzuar 1 qershorin pa qese plastike njëpërdorimshe”, shprehet Kumbaro në rrjetet sociale. Çdo vit, në Shqipëri përdoren rreth 3.2 miliardë qese plastike apo rreth 26 mijë tonë në vit. Mbetjet e qeseve plastike përfundojnë në ushqimin që hamë dhe ajrin që thithim çdo ditë.Rreziku mjedisor…

Read More

Kredia në monedhën evropiane ka shënuar rritje në muajt e parë të këtij viti. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në 4-muajt e fundit sektori bankar dha 365 milionë euro kredi të reja. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kredia e re në euro është rritur me 57%, rritje kjo më e lartë se rritja mesatare prej 37% e kredisë së re në total, për të njëjtën periudhë. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit prill pesha e portofolit të kredisë në euro ndaj kredisë për ekonominë arriti në 46.5%, ndërsa një vit…

Read More

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca zhvilloi një takim me përfaqësues të shoqatave të ndryshme, me të cilët diskutoi për çuarjen përpara të procesit të krijimit të grupeve vendore të veprimit. “Pas miratimit të ligjit në Parlament, këta aktorë kanë mundësinë e financimit për të realizuar ndërhyrje të nevojshme zhvillimore në komunitetet lokale ku do të veprojnë”, tha Krifca. Ministrja informoi se programi IPARD III, i cili tashmë ka marrë miratimin në Bruksel do të ketë një hapësirë të dedikuar për këtë targetgrup nëpërmjet qasjes “Leader”. Në këtë masë, GVV-të e krijuara do të kenë mundësinë të marrin…

Read More

Muajt e fundit është shkruar, folur e diskutuar shpesh për krizën energjetike. Është fakt se çmimet e energjisë në të gjithë Botën janë rritur dhe ekonomitë familjare kanë nisur të paguajnë fatura më të shtrenjta për konsumin e energjisë. Kjo ndikuar kryesisht nga lufta e zgjatur mes Rusisë dhe Ukrainës, por edhe nga disa faktorë të tjerë. Në Shqipëri, u diskutua dhe ende është në diskutim opsion i vendosjes së një fashe konsumi për ato familje që konsumojnë më shumë se 700 ose 800 kë në muaj, duke i tarifuar me çmime më të larta. Por edhe pse jemi në…

Read More

Pas një rritje dyshifrore prej 10.5% në vitin 2021, ekonomia e Kosovës pritet të shënojë një rritje më të moderuar, kryesisht si rezultat i tronditjeve në zinxhirin e furnizimit në tregjet globale dhe pasojave të luftës në Ukrainë. Sipas projeksioneve të fundit të Ministrisë së Financave, ekonomia e Kosovës gjatë vitit 2022 pritet që të shënojë rritje nominale prej 9.9%, ndërsa në terma realë me rreth 4.4%. Ky vlerësim përbën një rishikim për poshtë nga vlerësimet fillestare, duke reflektuar presionet e rritura inflacioniste nga lufta në Ukrainë, ndërkohë që rreziqet e lidhura me pandeminë janë ulur ndjeshëm. Rritja reale prej…

Read More

Sezoni veror për italianët dhe turistët që vendosin të kalojnë pushimet në Itali lehtësohet nga kufizimet e fundit kundër Covid. Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, nuk do ta zgjasë më urdhëresën që parashikon detyrimin për të treguar lejen e gjelbër bazë (vaksina ose tampon) për ata që hyjnë në Itali, aktualisht e vlefshme deri më 31 maj. Nga 1 qershori, pra, lamtumirë certifikatën jeshile për ata që udhëtojnë drejt Italisë. Ndërkohë po afron 15 qershori kur detyrimi për të mbajtur maskë duhet të hiqet edhe në kinema, teatro dhe shfaqje të mbyllura. Por, detyrimi mund të mbetet ende për transportin,…

Read More

Çmimet e naftës u rritën më tej të martën pasi BE ra dakord të ulë importet nga Rusia, duke nxitur shqetësimet për një treg më të shtrënguar tashmë për ofertë mes kërkesës në rritje përpara sezonit veror të pikut në SHBA dhe Europë. Nafta e papërpunuar Brent e Londrës për korrikun, u rrit 2,19 dollarë, në 123,86 dollarë për fuçi. Ndërsa, kontrata më aktive e gushtit u rrit 2,25 dollarë, në 119,8 dollarë. Nafta e papërpunuar e SHBA-së u tregtua me 119,12 dollarë për fuçi, 4,05 dollarë më shumë nga mbyllja e së premtes. Krerët e Bashkimit Europian ranë dakord…

Read More

Një raport tregon se 27% e të rriturve amerikanë ka investuar ose shkëmbyer kriptovaluta këto 6 muajt e fundit. Të dhënat tregojnë për një treg në rritje të kriptovalutave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Raporti nuk specifikon se cilat janë monedhat dixhitale më popullore mes të rriturve amerikanë por të dhënat tregojnë se Bitcoin dhe Ethereum janë kriptovalutat më të shpërndara në nivel global. Më shumë se gjysma e të intervistuarve që pranuan se kanë investuar në kriptovaluta, shtuan se kanë dyfishuar investimet e tyre në tremujorin e dytë të këtij viti, gjë që sugjeron se investitorët po blejnë…

Read More