Author: gazetar_1

Të ardhurat nga doganat në buxhet kanë vijuar të rriten edhe gjatë muajit maj, të favorizuara nga çmimet e rritura të shumë produkteve të importit. Të ardhurat doganore për muajin Maj 2022 janë realizuar në masën 18,31 miliardë lekë nga 16.75 miliardë lekë që ishte plani i rishikuar (i rritur) ose 1.56 miliardë lekë më shumë (rreth 15 milionë USD). Krahasuar me muajin Maj 2021, kur realizimi ishte pak mbi 15 miliardë lekë, të ardhurat e realizuara në Maj 2022 janë rreth 3.3 miliardë ose rreth 33 milionë dollar më shumë duke shënuar një rritje 22% krahasuar me të njëjtin…

Read More

Gjermania dhe SHBA premtuan të pajisin Ukrainën me disa nga armët e avancuara që ajo ka dëshiruar prej kohësh për rrëzimin e avionëve dhe rrëzimin e artilerisë, pasi forcat ruse u afruan edhe më shumë për të pushtuar një qytet kyç në lindje. Gjermania tha se do të furnizojë Ukrainën me raketa të përditësuara kundërajrore dhe sisteme radarësh, ndërsa SHBA-ja njoftoi se do të sigurojë katër sisteme raketore të sofistikuara me rreze të mesme dhe municione. SHBA-të po përpiqen të ndihmojnë Ukrainën të shmangë rusët pa shkaktuar një luftë më të gjerë në Evropë. Pentagoni tha se mori garanci se…

Read More

Në segmenti rrugor që do të lidh tunelin e Llogorasë me Dhërmiun kanë përfunduar punimet e fazës së gërmimit dhe të mbushjes. Kjo është lajmëruar nga Kryeministri Edi Rama, përmes një publikimi në rrjetet sociale. Rruga Palas-Dhërmi do të reduktojë trafikun si dhe do ti jap zhvillim kësaj zone turistike. “Mirëmëngjes dhe me kantierin e rrugës Palasë-Dhërmi ku aktualisht janë mbyllur punimet e fazës së gërmimit dhe të mbushjes përgjatë të këtij aksi, që në përfundim do të lidhë daljen e tunelit të Llogorasë me Dhërmiun, duke reduktuar trafikun dhe zhvilluar turizmin bregdetar, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan…

Read More

Në një analizë të statistikave të publikuara nga INSTAT mbi numrin e bizneseve në vitin 2021, edhe pse rezulton të ketë rritje të tyre në total, konstatohet se ka një largim nga vendi të bizneseve të mëdha, kryesisht me kapital të huaj. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2021 janë larguar 44 kompani, që kishin më shumë se 50 punonjës dhe 97 të tjera që kishin nga 10 deri në 49 punonjës. Të larguarit janë kryesisht në fushën e industrisë, që ishte aktiviteti i vetëm me rënie të numrit të bizneseve të huaja në 2021. Në të kundërt,…

Read More

Standardet e sigurisë për pagesat elektronike, janë përafruar sipas standardeve të Bashkimit Evropian. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka miratuar në mbledhjen e fundit rregulloren “Për autentifikimin e thelluar të klientit dhe standardet e përbashkëta, të hapura dhe të sigurta të komunikimit”. Kjo rregullore krijon mundësinë për ofruesit e shërbimeve të pagesave dhe klientët e tyre që të përdorin të njëjtat shërbime dhe standarde të krijuara nga ofruesit e shërbimeve të pagesave në vendet e BE-së. Autentifikimi i thelluar i klientit, synon të rrisë sigurinë dhe të minimizojë rrezikun e mashtrimit kryesisht në fushën e pagesave elektronike. Rregullorja është…

Read More

Nafta po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, pas lajmeve se Arabia Saudite po përgatitet të rrisë prodhimin, nëse eksportet nga Rusia bien ndjeshëm, si pasojë e sanksioneve të vendosura nga Bashkimin Europian. Financial Times raportoi, duke cituar burime të afërta me çështjen, se Arabia Saudite është e vetëdijshme për rreziqet që mund të vijnë nga tkurrja e furnizimit të tregut dhe nuk është në interes të saj të humbë pjesë të tregut. Për rrjedhojë, nafta Brent ka humbur mbi 1.5% të vlerës dhe po tregtohet në rreth 113 dollarë për fuçi. Liderët e Bashkimit Europian ranë dakord të…

Read More

Komisioni Europian vendosi që Kroacia mund t’i bashkohet eurozonës. Por për këtë nevojitet edhe një votim tjetër. Komisioni Evropian ka arritur në përfundimin se Kroacia është gati për të futur në përdorim si monedhë zyrtare euron më 1 janar 2023. “Kjo do të forcojë ekonominë kroate dhe do të sjellë përfitime për qytetarët, bizneset dhe shoqërinë në tërësi”, tha presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Anëtarësimi i Kroacisë në eurozonë do të forcojë edhe euron. Sipas vlerësimeve të Komisionit të BE-së Kroacia përmbush të gjitha kriteret sa i përket stabilitetit të çmimeve dhe kursit të këmbimit, menaxhimit të…

Read More

Shtetet e Bashkuara presin që lufta e Rusisë në Ukrainë të vazhdojë edhe për “shumë muaj”, pavarësisht presionit në fushën e betejës, deklaroi të mërkurën sekretari i shtetit amerikan, Antony Blinken. “Në rastin më të mirë që mund të vlerësojmë tani, ne presim ende shumë muaj konflikt,” tha Blinken në një konferencë të përbashkët shtypi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Nga ana tjetër, Stoltenberg e mirëpriti paketën e re të ndihmave ushtarake për Ukrainën që njoftoi Presidenti Biden të martën dhe falenderoi Shtetet e Bashkuara për rritjen e pranisë ushtarake në mbarë Evropën, me mbi 100 mijë…

Read More

Fermerët të cilët shesin produktet e tyre po regjistrohen në zyrat rajonale tatimore duke u pajisur me numër identifikimi të personit të tatueshëm (NIPT). Në këtë moment, fermerët formalizohen dhe bëhen pjesë e regjistrit statistikor të ndërmarrjeve që INSTAT mirëmban dhe përditëson. Sipas raportit të fundit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), numri i fermerëve të pajisur me NIPT në fund të vitit 2021 është 62922, duke shënuar një rritje me 28.3% krahasuar me vitin 2020. Referuar të dhënave të INSTAT-it, fermerët e regjistruar në bashkinë Lushnjë zënë 11% të fermerëve aktivë të pajisur me NIPT, ndërsa 27.2% e…

Read More

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, norma mesatare e interesit të depozitave me afat, për të gjitha maturitetet, për muajin prill u rrit në 0.9%, nga 0.7% që kishte një muaj më parë. Rritja e normave të interesit gjatë muajit prill vjen pas vendimit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë për të rritur normën bazë të interesit, nga minimum historik prej 0.5% në 1%. Rritja e interesit mesatar të depozitave me afat në lekë mund të interpretohet si një sinjal i reflektimit të lëvizjes nga Banka Qendore që tashmë po përcillen edhe në tregun primar të titujve qeveritarë,…

Read More