Author: gazetar_1

Qeveria ka rritur mbështetjen ndaj sektorit të peshkimit me qëllim zhvillimin e tij dhe shfrytëzimin e potencialeve që ka në ekonomi dhe rritjen e punësimit. Udhëzimi i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvilimit Rural, që synon mbështetjen financiare përmes subvencioneve, për disa lloje investimesh në këtë sektor është botuar në Fletoren Zyrtare, duke marrë formë zbatimi. Referuar relacionit të këtij udhëzimi, mbështetja financiare synon përmirësimin e higjienës, sigurisë dhe kushteve të punës për peshkatarët; mbrojtjen dhe rimëkëmbjen e biodiversitetit dhe ekosistemeve detare; përmirësimin e efikasitetit energjetik të anijeve të peshkimit dhe zvogëlimin e efekteve të ndryshimeve klimatike. Sipas udhëzimit, në kostot…

Read More

Rreth 31 mijë ushtarë rus janë vrarë në Ukrainë në 100 ditët e para të konfliktit të armatosur mes këtyre dy vendeve. Sipas një njoftimi të ushtrisë ukrainase në Twitter,  30,950 ushtarë rus janë vrarë në Ukrainë në 100 ditët e para të pushtimit rus, shkruan la repubblica. Ushtria ukrainase tha se forcat e tyre kanë shkatërruar 210 avionë ushtarake, 175 helikopterë dhe 535 dronë. Përveç kësaj, forcat ukrainase pretendojnë se kanë shkatërruar 1,367 tanke ruse, 675 3,366 automjete të blinduara, 121 raketa  dhe 13 anije. Megjithëse u konsiderua si një “operacion special” nga Rusia që do të zgjaste shumë pak,…

Read More

Procesi i fiskalizimit duket se po ecën me sukses, pasi 101 938 tatimpagues janë pajisur me certifikatë, ndërsa janë lëshuar 351 milionë fatura të fiskalizuara. Përmes rrjeteve sociale Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bën të ditur se i gjithë biznesi i madh dhe 87.8 % e biznesit të vogël janë pajisur me certifikatë fiskalizimi. “Besuam fort te Reforma madhore e Fiskalizimit, që ka si qëllim mbledhjen e drejtë të taksave, reduktimin e evazionit fiskal, si dhe rritjen e të ardhurave. Shifrat tregojnë se po shkojmë drejt finalizimit me sukses të saj”, shprehet Ibrahimaj. Për të parë efektet e…

Read More

Kompania koncesionare që do të projektojë, ndërtojë, operojë dhe mirëmbajë aksin rrugor Thumanë – Kashar parashikon të realizojë rreth 1.3 mld euro të ardhura bazë, që konsiderohen si të ardhura që lejojnë projektin të ketë një rrjedhë paraje pozitive dhe të qëndrueshme”. Gjithçka përcaktohet në dokumentin e nënshkruar midis Ministrisë së Infrastrukturës deh Energjisë dhe kompanisë “Gener 2”, të miratuar 1 javë më parë nga qeveria e që tashmë është publikuar në Fletoren Zyrtare, duke hyrë në fuqi. Të ardhurat do të gjenerohen nga tarifa që do të paguajnë automjetet përdorues të rrugës. Ndërkohë që, sipas dokumentit mbajtësi i koncesionit…

Read More

Qershori është një muaji i duhur për të gjithë ju që dëshironi të mbillni bimë në oborre apo ballkonet tuaja. Disa nga bimët që mbillen gjatë këtij muaji janë, borziloku, karrota, kungujt. Për ti mbjellë këto bimë do duhet të ndiqni këto rregulla: Borziloku Borziloku ka nevojë për ngrohtësi dhe sistem të mirë kullimi në saksinë e përzgjedhur. Në një saksi mbillni 3-4 fara borziloku dhe mbulojini me dhe të ushqyer me pleh organik. Saksinë vendoseni në një vend me dritë deri në çeljen e fidanëve. Kur moti të jetë përfundimisht i ngrohtë, saksinë zhvendoseni jashtë në ballkon. Gjatë ujitjes…

Read More

Personat që vuajnë nga alergjitë ndaj disa ushqimeve janë më pak të prirur për t’u prekur nga COVID. Një studim i financuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit (NIH) në Shtetet e Bashkuara zbuloi se njerëzit me alergji ndaj ushqimeve specifike rrezikojnë 50% më pak për t’u infektuar nga COVID sesa ata që nuk ishin alergjikë ndaj asnjë ushqimi. Studimi i Epidemiologjisë dhe Reagimit ndaj SARS-CoV-2 (HEROS) monitoroi më shumë se 4.000 njerëz, në gati 1.400 familje në SHBA. Dr Tina Hartert, profesoreshë e mjekësisë dhe pediatrisë në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Vanderbilt në Nashville, dhe bashkëdrejtuese e këtij studimi,…

Read More

Bashkia e Gjirokastrës ka shpallur një tender me vlerë rreth 6.3 milionë lekë për ngritjen e dy parcelave që do të shërbejnë si ‘herbarium’ në funksion të trajnimeve dhe rehabilitimit të zonës përreth. Dy parcelat do të ngrihen në Lazarat, një zonë që vite më parë kishte problematikën e kultivimit të kanabisit. Aktualisht, kjo zonë, ashtu si shumë zona të tjera ka të zhvilluar mbledhjen e bimëve medicinale si sherebele. Synimi në këtë rast është kultivimi i bimëve medicinale. Referuar dokumenteve të tenderit, objektivi i përgjithshëm i këtij investimi është të mbështesë ngritjen e kapaciteteve të nevojshme për zbatimin e…

Read More

Posta e Tiranës pritet të transferohet e t’i ofrojë shërbimet në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Postave në Tiranë. Projekti vjen si pjesë e një serie transformimet të planifikuara, që kë thelb prekin së paku 20 filiale të postës në mbarë Shqipërinë. Për këtë qëllim, Posta Shqiptare ka hapur një tender me fond limit 2 milionë lekë që ka në fokus hartimin e projekteve të zyrave postare. Transferimi i postës së Tiranës në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme do të bëhet pas rikonceptimit të zyrave të kësaj të fundit, me qëllim që të akomodohen punonjësit shtesë. Projekti i zyrave…

Read More

Ka ndërruar jetë në një nga burgjet e SHBA-ve, ish-kreu i kartelit të drogës kolumbiane Gilberto Rodriguez Orejuela. Ai kontrollonte pjesën më të madhe të tregtisë së kokainës në botë dhe ishte armiku kryesor i Pablo Escobar. Lajmi për ndarjen nga jeta është njoftuar nga familja e tij. “Fëmijët dhe gruaja e Gilberto Rodríguez Orejuela informojnë me keqardhje se dje, e martë, 31 maj 2022, në orën 18:54, babai dhe burri ynë vdiqën nga një limfomë”, tha familja në një deklaratë. Sipas The Guardian, 83-vjeçari njihej ndryshe me nofkën “Lojtari i Shahut” për aftësitë e tij për të qenë një hap përpara…

Read More

Bimët mjekësore dhe aromatike të Shqipërisë kanë potencial të madh për eksport dhe punësim. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën të ditur se, sektori i bimëve aromatike mjekësore numëron 31 kompani eksportuese që kanë mbi 80 mijë të punësuar, kryesisht në zonat malore të vendit. Ndërsa eksportet “Made in Albania” të bimë mjekësore dhe aromatike vijojnë të jenë ndër më të kërkuarat në tregjet ndërkombëtare, ku kryesojnë shtetet si në Zvicra, Gjermania, Franca e SHBA. Ky sektor gjeneron mbi 20 milionë euro nga eksporti, i listuar si sektori i dytë më i madh në eksportin bujqësor. Ndërsa politikat e…

Read More