Ka ndërruar jetë në një nga burgjet e SHBA-ve, ish-kreu i kartelit të drogës kolumbiane Gilberto Rodriguez Orejuela. Ai kontrollonte pjesën më të madhe të tregtisë së kokainës në botë dhe ishte armiku kryesor i Pablo Escobar. Lajmi për ndarjen nga jeta është njoftuar nga familja e tij.
“Fëmijët dhe gruaja e Gilberto Rodríguez Orejuela informojnë me keqardhje se dje, e martë, 31 maj 2022, në orën 18:54, babai dhe burri ynë vdiqën nga një limfomë”, tha familja në një deklaratë.
Sipas The Guardian, 83-vjeçari njihej ndryshe me nofkën “Lojtari i Shahut” për aftësitë e tij për të qenë një hap përpara rivalëve dhe ligjit. Por në vitin 1995, ai u arrestua në Kolumbi dhe më pas u ekstradua në SHBA në vitin 2004.
Orejuela, vuante një dënim prej 30 vitesh në një burg në Karolinën e Veriut, ku dhe ndërroi jetë. Orejuela drejtoi kartelin famëkeq Cali, së bashku me vëllanë e tij Miguel dhe kontrollin e tregtinë e drogës në Kolumbi. Deri në vitin 1984 dy kartelet punonin në harmoni me njëri-tjetrin, por vrasja e Ministrit të atëhershëm të Drejtësisë, Rodrigo Lara Bonilla shënoi përçarjen më të madhe. Ishte Escobar ai që e donte të vdekur ministrin, por kreu i kartelit të Calit, kundërshtonte. Që nga ajo ditë, kartelet sa vinin e distancoheshin nga njëri-tjetri deri sa nisën sulmet e vrasjet që sollën një periudhë ‘lufte’ në Kolumbi.