Author: gazetar_1

Me afrimin e sezonit të verës, monedha europiane, euro, po njeh rënie të vazhdueshme. Së fundmi, sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro ra poshtë kufirit të 120 Lekëve dhe iu afrua edhe një herë nivelit minimal historik, që kishte shënuar në muajin maj. Euro u këmbye të martën me 119.92 Lekë, shumë pranë vlerës prej 119.91 Lekë të regjistruar në 23 maj dhe që përfaqëson nivelin më të ulët të të gjitha kohërave në kursin e këmbimit Euro-Lek. Oferta e lartë e Euros dëshmohet edhe nga rritja e vazhdueshme e depozitave bankare në monedhën Europiane. Sipas…

Read More

Shumë shpejt pritet një krizë ushqimore e përhapur në një moment që uria kërcënon stabilitetin në dhjetëra vende. Alarmi është dhënë nga FAO dhe Programi Ushqimor i Kombeve të Bashkuara, sipas të cilave kushtet janë shumë më të këqija në krahasim me pranverën arabe të 2011-ës dhe krizës së çmimeve ushqimore në periudhën 2007 2008, kur 48 vende u tronditën nga trazira politike, revolta dhe protesta. Në raportin e ri theksohet se Etiopia, Nigeria, Sudani Jugor dhe Jemeni mbeten në gjendjen e alarmit dhe në kushte katastrofike. Afganistani dhe Somalia, janë hyrje të reja në këtë listë me 750 mijë…

Read More

Për shkak të rritjes së madhe të çmimeve të energjisë dhe të benzinës në Europë po rikthehet ideja e vjetër e tatimit mbi fitimin e tepërt. Tatimi mbi fitimin e tepërt konsiderohet si një instrument për të mbuluar nevojat financiare publike jashtëzakonisht të larta në kohë krize dhe lufte dhe është një taksë që vendoset mbi fitimet që tejkalojnë “fitimet normale” dhe aplikohet vetëm një herë dhe jo në mënyrë të vazhdueshme. Për përllogaritjen e të ashtuquajturave fitime të tepërta kundrejt fitimeve normale merren si krahasim periudha e parakrizës apo kohët e paqes dhe përcaktohen fitimet që ishin të zakonshme…

Read More

Kompanitë e transportit detar në tre vendet më të mëdha detare të Bashkimit Evropian, Greqia, Qipro dhe Malta kanë dyfishuar sasinë e naftës ruse që transportojnë që nga pushtimi i Ukrainës më 24 shkurt, raportoi The Independent. Kompanitë e transportit dhe anijet e lidhura me tre vendet lëvizën mesatarisht 58 milionë fuçi naftë ruse në muajin maj, raportoi media në Mbretërinë e Bashkuar, duke cituar një analizë nga Global Witness, një organizatë joqeveritare. Kjo është pothuajse dyfishi i 31 milionë fuçive që ata transportuan kolektivisht në shkurt. Të tre vendet kanë flotën më të madhe të transportit detar në BE,…

Read More

Çmimet e naftës po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm dhe vijojnë të tregtohen pranë 120 dollarëve për fuçi, për shkak të pritshmërive se kërkesa do të rimëkëmbet ndjeshëm në Kinë, pas heqjes së kufizimeve të Covid-19, dhe nga dyshimet mbi aftësitë e OPEC+ për të rritur prodhimin. Nafta Brent e Londrës po tregtohet pranë 120 dollarëve për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 119 dollarë për fuçi. Pekini dhe Shanghai i janë rikthyer normalitetit që nga data 1 qershor, pas dy muajsh në karantinë të plotë, për shkak të shpërthimit të infektimeve me variantin Omicron…

Read More

61 bashkitë në vend mblodhën rreth 29 miliardë lekë apo 240 milionë euro në vitin 2021, në rritje me rreth 22% krahasuar me nivelin e mbledhur në vitin 2020. Përjashtuar Bashkinë Tiranë e cila mbledh rreth 57% të të ardhurave nga burimet e veta vendore 2021, kjo kategori të ardhurash shënoi rritje me rreth 24% në terma vjetorë. Referuar raportit të të publikuar nga CoPlan, pushteti vendor mesa duket ka lënë pas tërmetin dhe pandeminë covid19, duke zgjeruar ndjeshëm të ardhurat e tyre, ku në këtë pjesë ka ndikuar dhe mbledhja e detyrimeve të cilat ishin shtyrë për shkak të…

Read More

Autoritetet shëndetësore në Indi janë përballur me një sëmundje misterioze, simptomat e së cilës i ngjajnë shumë lisë së majmunit. Virusi quhet “gripi i domates” ose ethet e domates. Si pasojë, autoritetet u gjendën në një situatë shumë të vështirë, pasi që nga 6 maji në vend tashmë janë konfirmuar zyrtarisht më shumë se 80 raste të infektimit tek fëmijët. Sëmundja ka një emër të tillë për faktin se pas infeksionit shfaqen flluska me ngjyrë të kuqe. Gripi i domates është i rrezikshëm për fëmijët nën 5 vjeç dhe ashtu si virusi i lisë së majmunit, ethet e domates shkaktojnë…

Read More

Mbi 600 ankesa janë depozitituar pranë Inspektoriatit të Punës nga punonjës të pakënaqur me trajtimin në punë gjatë vitit 2021. Referuar raportit të këtij institucionit, numri më i lartë i ankesave të depozituara rezulton nga punëmarrës që punojnë në subjektet të cilat zhvillojnë aktivitetin ekonomik në kryeqytet. Dhe problematika më e madhe vihet re në ndërmarrjet prodhuese me 150 inspektime në të cilat janë konstatuar dhe 66 punëmarrës informal, si edhe në sektorin e hoteleve dhe bar-restoranteve, me 132 ankesa, ku janë konstatuar dhe 35 punëmarrës informal. Por për çfarë ankohen më së shumti punonjësit në Shqipëri? Raporti thekson se…

Read More

Komisioni i Veprimtarive Prodhuese në Kuvend ka rrëzuar sot nismën e deputetit Agron Duka për ndryshime në ligjin për bujqësinë. Gjatë diskutimeve në komision, zv/ministri Enio Civici theksoi se përmirësimi i aftësive konkurruese, menaxhimi i qëndrueshëm i pasurive natyrore dhe zhvillimi i barazpeshuar territorial i viseve rurale do të jenë objektivat afatgjatë të strategjisë dhe planit 2021-2027 për bujqësinë dhe zhvillimin rural. Civici tha se, “MBZHR do të përmbyllë brenda dy muajve të ardhshëm, strategjinë 2021-2027 për bujqësinë dhe zhvillimin rural, duke reflektuar të gjitha ndryshimet që i përgjigjen zhvillimit të kohës dhe interesave të fermerëve dhe grupeve të interesit”.…

Read More

Punimet për ndërtimin e tunelit të Skërficës, pjesë e aksit rrugor Kardhiq-Delvinë, janë drejt përfundimit. Duke nisur nga data 2 korrik parashikohet që ky aks të jetë i hapur për qarkullimin e automjeteve. Aktualisht po betonohen metrat e fundit të tunelit, ndërsa paralelisht po vijon puna edhe për sistemin e ndriçimit dhe atë elektro-mekanik. Ndërkohë, në të gjitha lotet e tjera të këtij aksi, pothuajse ka përfunduar edhe elementi i fundit, ai i vendosjes së sinjalistikës horizontale dhe vertikale të nevojshme. Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale pamje të këtij tuneli, ndërsa bëri të ditur se rruga e…

Read More