Author: gazetar_1
Tregtia për bizneset agroushqimore mes vendeve të Ballkanit Perëndimor duket se po lehtësohet dhe kjo fal nismës “Ballkan i Hapur”. Marrëveshja mes Shqipërisë, Maqedonisë së veriut dhe Serbisë, lidhur dhjetorin e vitit të kaluar në Tiranë për njohjen e çertifikatave, analizave laboratorike dhe lehtësimin e mëtejshëm të biznesit agroushqimor mes vendeve të Ballkanit të Hapur ka sjellë përfitime të ndërsjellta. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, znj. Frida Krifca, përmes rrjeteve sociale ka bërë me dije se: “Kjo marrëveshje po tregon çdo ditë përfitime të ndërsjellta ekonomike dhe njerëzore mes tre vendeve ku në 4 muajt e parë të vitit…
Çmimi i naftës arrin në rekorde maksimale historike. Bordi i Transparencës ka vendosur që çmimi i naftës të rritet me 10 lekë, duke arritur në 258 lekë. Ky është sërish niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë, duke kapur fillimin e marsit, kur nafta për pak ditë u tregtua me rreth 260 lekë. Benzina dhe gazi kanë një rënie të lehtë. Benzina do të tregtohet me pakicë me 243 lekë, nga 244 lekë që ishte më parë ( nga vendimi i Bordit, datë 1 qershor). Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, do të jetë 86 lekë/litri me pakicë…
Nafta po qëndron në rritje edhe në tregtimin e ditës së sotëm, me Brentin e Londrës që është ngjitur pranë 121 dollarëve për fuçi. Investitorët po presin të dhënat mbi rezervat e naftës në SHBA, për javën e kaluar, ndërsa në treg vijon të ekzistojë shqetësimi për tkurrjen e furnizimit të tregun, që është në proporcion të zhdrejtë me rritjen e kërkesës. Analistët e pyetur nga Reuters parashikojnë një tjetër rënie të rezervave në SHBA, gjatë javës së kaluar, kryesisht për shkak të rritjes së kërkesës. Ditën e sotme publikohen të dhënat jozyrtare të Institutit Amerikan të Naftës, ndërsa të…
Indeksi i çmimeve të importit është rritur me 10.7%, në 3-mujorin e parë të këtij vitit, krahasuar me tremujorin e parë 2021, bëri të ditur INSTAT, në raportin e publikuar sot. Sipas INSTAT, ndikimin më të madh në rritjen e çmimeve të produkteve të importuara e ka dhënë energjia elektrike, e cila në raport me vjet është shtrenjtuar me 73.4%INSTAT bën të ditur se, çmimet në seksionin industria përpunuese u rritën me 8,6 %. Brenda këtij seksioni rritja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktivitetit “Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” me 27,1 %, pasuar ngaaktivitetet…
Marrëdhëniet tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës po vijnë duke u zgjeruar vit pas viti. Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT) mbi tregtinë e jashtme, eksportet drejt Kosovës gjatë periudhës janar-prill të këtij viti arritën gati 13 miliardë lekë, duke shënuar rritje me 3 miliardë lekë, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021-shit. Ndërkohë, edhe importet shënuan rritje duke arritur në 4.7 miliardë lekë, nga 2.8 miliardë lekë që ishin në katërmujorin e parë të 2021-shit. Eksportet kryesore të Shqipërisë drejt Kosovës përfaqësohen nga eksporti i materialeve të ndërtimit dhe metaleve, mineraleve dhe lëndëve djegëse, ushqimeve si dhe…
Rigoni është një ndër erzat më të njohura dhe gjen përdorim të gjerë në kuzhinën shqiptare por përveç kësaj, ai ka veti dhe vlera të jashtzakonshme në trajtimin e sëmundjevë të ndryshme. Çaji i rigonit është i pasur me antioksidantë, duke mbrojtur dhe rivitalizuar qelizat e dëmtuara të trupit. Rigoni ka me bollëk acide yndyrore Omega-3, vitamina të tilla si E, A dhe C dhe minerale, duke përfshirë hekurin, kaliumin, magnezin, zinkun dhe kalciumin. Cilësitë e saj antiseptike pengojnë rritjen dhe shumëfishimin e mikroorganizmave të dëmshëm që pushtojnë trupin tonë. Për shkak të efekteve të tij qetësuese, ky çaj përdoret…
Në Tiranë u zhvillua samiti rajonal i transportit, për projekte strategjike me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve europiane dhe ministrave të vendeve të rajonit. I pranishëm në këtë samit kryeministri rama u ndal te projektet e financuara nga be për Shqipërinë që presin të marrin dritën jeshile prej kohësh. “Të humbasim më pak kohë, sepse ne nuk kemi kohë për të humbur. Kemi shumë më pak kohë për të humbur se sa koha që ka BE-ja. Ecuria e Ballkanit perëndimor të jetë pjesë e vëmendjes dhe mbështetjes se strukturave të Bashkimit Europian. Sepse të presësh disa vite per segmentin hekurudhor Tiranë-Durrës…
Plazhi i Porto Palermos që gjendet në bregun jugor të Shqipërisë është renditur si një nga 40 plazhet më të bukura në Evropë nga media britanike “The Guardian”. ‘Qeparo është një fshat magjik që ofron kombinime spektakolare ngjyrash: bluja e detit, jeshilja e kodrave dhe e bardha e shkëmbinjëve gëlqerore që dalin nga shpatet e maleve përreth. Ka shumë plazhe të fshehura, por edhe ai kryesori, i quajtur Porto Palermo, është i pazbuluar dhe i përsosur për t’u çlodhur në guralecë ose për të eksploruar gadishullin shkëmbor aty pranë, ku në krye ka një kështjellë 200-vjeçare.’- shkruan The Guardian. “Thë Guardian”…
Grupi YILDIRIM, një konglomerat ndërkombëtar me bazë në Turqi, ka nënshkruar marrëveshje për blerjen e kompanisë “NewCo Ferronikeli” në Kosovë, një prej prodhuesve më të mëdhenj të ferronikelit në Europë. Kompania “NewCo Ferronikeli” ka njoftuar se konglomerati YILDIRIM me bazë në Turqi ka nënshkruar marrëveshjen për blerjen e kësaj kompanie. Përmes një komunikate për media, kompania, thotë se konglomerati turk ka interesim për ta bërë Ferronikelin një prej kompanive më të mira në Evropë për prodhimin e Nikelit. “YILDIRIM ka një interesim të veçantë që të angazhohet në “NewCo Ferronikeli”, meqë ka edhe një plan konkret biznesi për të rritur…
Mjekësia ka arritur kulmin e saj dhe duket se dita ditës është duke bërë progres. Sipas infrmacioneve të fundit nga mediat e huaja bëhet me dije se ilaçi i ri që po testohet për kancerin e zorrës së trashë i ka lënë mjekët të habitur pasi pati 100 për qind sukses në provat klinike. Dostarlimab, një ilaç me molekula të prodhuara në laborator që veprojnë si antitrupa zëvendësues në trupin e njeriut, i la studiuesit të habitur pasi të 18 pjesëmarrësit u konsideruan të shëruar një vit pasi provuan ilaçin. Mjekët kryen ekzaminime fizike, endoskopi dhe skanime trupore dhe nuk…
