Plazhi i Porto Palermos që gjendet në bregun jugor të Shqipërisë është renditur si një nga 40 plazhet më të bukura në Evropë nga media britanike “The Guardian”.
‘Qeparo është një fshat magjik që ofron kombinime spektakolare ngjyrash: bluja e detit, jeshilja e kodrave dhe e bardha e shkëmbinjëve gëlqerore që dalin nga shpatet e maleve përreth. Ka shumë plazhe të fshehura, por edhe ai kryesori, i quajtur Porto Palermo, është i pazbuluar dhe i përsosur për t’u çlodhur në guralecë ose për të eksploruar gadishullin shkëmbor aty pranë, ku në krye ka një kështjellë 200-vjeçare.’- shkruan The Guardian.
“Thë Guardian” rendit si më të bukura 7 plazhe në brigjet greke, 1 në Gjermani, 6 në Spanjë, 5 në Portugali, në Holandë, në Francë, në Turqi, në Itali si dhe në Kroaci.