Author: gazetar_1
Gjatë muajit Qershor të gjithë vëzhguesit e qiellit do të kenë mundësi të shohin pesë palnetët më të afërt me Tokën të vëndosur në vijë të drejtë. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta amerikane ”The Washington Post”. Gjysmë ore para lindjes së diellit, Mërkuri, Venusi, Marsi, Jupiteri dhe Saturni janë rreshtuar në rendin e tyre natyror, me Diellin që shtrihet diagonalisht nga fundi në lindje. Mes 3 dhe 4 qershorit distanca midis Mërkurit dhe Saturnit ishte vetëm 91 gradë. ”Planetët shpesh lëvizin brenda dhe jashtë njëri-tjetrit, por ky është thjesht një rastësi”, deklaroi Michelle Thaller, një astronom i NASA-s.…
Godina e Bashkisë së Kurbinit do të ketë një pamje jo vëtëm të re por edhe përmasa më të mëdha, duke lënë pas pasojat e tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019. Për mes një fotoje Kryeministri Edi Rama, në rrjetet sociale tha se në godinën e re të kësaj bashkie do të ofrohen kushte optimale dhe shërbime të ndryshme publike. “Mirëmëngjes dhe me këto foto të godinës së Bashkisë së Kurbinit, e cila pas shkatërrimit nga tërmeti po rilind dita-ditës më e madhe, më e fortë, më e bukur, për të ofruar së shpejti shërbime publike me kushte dhe…
Lufta e Presidentit Putin në Ukrainë ka mobilizuar trupat e NATO-së, të kryejnë stërvitjen më të madhe ndonjëherë për të testuar sistemet e tyre të mbrojtjes ajrore dhe raketore. Ndërsa avionët që pretendonin se ishin armiqësor fluturonin mbi Poloninë dhe shtetet baltike si pjesë e lojërave të luftës, ministrat e mbrojtjes u mblodhën në Islandë për bisedime mbi armiqësitë e vazhdueshme. Duke folur në Reykjavik, Thordis Gylfadottir, ministre jashtme i Islandës, i tha “grupit verior” të 12 kombeve, duke përfshirë Britaninë e Madhe, se ata duhet të përgatiten për “skenarin më të keq” në lidhje me Rusinë. “Kërcënimi i një…
3 zyrtarë të policisë shqiptare, janë dekoruar nga policia çeke me Medaljen e Argjendtë. Bëhet fjalë për ish-kryepolicin Ardi Veliu, aktualisht zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Edmond Rizain që drejton Drejtorinë Qendrore Hetimore në Policinë e Shtetit dhe Erion Ahmetin, ish-shef i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë. Në një ceremoni të organizuar në ambientet e Ambasadës çeke në Tiranë me pjesëmarrjen e drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, u vlerësua si e shkëlqyer marrëdhënia mes dy policive. “Ambasadori Çek z. Karel Urban i dorëzoi Medaljen e Argjendtë akredituar nga ish-Presidenti i Policisë Çeke Gjeneral Major Jan Švejdar në mirënjohje…
Rritja e çmimit të naftës në 258 lekë për litër ka sjellë reagimin e Konfindustrisë. Ky institucion ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të qeverisë për uljen e çmimit të karburanteve në vend. Përmes një njoftimi zyrtar, Konfindustria shprehet se si ndërhyrje të parë duhet ulja e ngarkesës fiskale të karburanteve në nivele të njëjta me shtetet e rajonit. Sipas Konfindustrisë çmimet e larta të karburanteve po prodhojnë pasoja shkatërruese për prodhimin vendor, industritë, bizneset dhe qytetarët shqiptarë. “Cmimi i karburanteve në tregun shqiptar në javën e parë të qershorit 2022 shkoi në rekordin historik të afër 2,3 euro/litër më i…
33 mijë maturantë ditën e sotme do t’i nënshtrohen provimit të parë, atij të gjuhës së huaj. Provimi do të nis në orën 10:00 ndërsa janë në dispozicion në të gjithë vendin 167 qendra testimi dhe 7 mijë mësues administrues. Vlerësimi i testimit, sipas urdhrit të ministres së arsimit zj. Evis Kushi, do të mbështetet në totalin e 60 pikëve. Maturanti do të jetë kalues nëse merr minimumi 25 % të pikëve të testit. Vlerësimet e testeve do të bëhen brenda një kohe shumë të shkurtër për t’i dhënë mundësinë edhe maturantëve që duan të studiojnë jashtë të kenë diplomat…
Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Ervin Mete prezantoi sot në seancën plenare në Kuvendin e Shqipërisë, raportin mbi veprimtarinë e Autoritetit gjatë vitit 2021. Z.Mete bëri një pasqyrim të ecurisë së tregjeve nën mbikëqyrje, të zhvillimeve kryesore përgjatë vitit të kaluar, si edhe parashtroi objektivat për periudhën në vazhdim. Në fjalën e tij, ai theksoi se tregjet financiare u shfaqën rezistentë pas disa ngjarjeve të paprecedenta të njëpasnjëshme, siç ishte tërmeti, pandemia dhe së fundmi konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës. Sipas tij, përgjatë muajve të parë të vitit 2022, tregu i sigurimeve dhe pensioneve private…
Bashkimi Evropian do të përfaqësohet në Shqipëri me diplomaten Christiane Hohnann. Ajo do të zëvendësojë ish ambasadorin Luigi Soreca, i cili u largua nga Shqipëria rreth një muaj më parë për të marrë një pozicion të ri të rëndësishëm në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm. Christiane Hohnann aktualisht është ambasadore e Gjermanisë në Estoni dhe më parë ka shërbyer si ambasadore gjermane në Bosnje dhe Hercegovinë. Pas diplomimit, ajo u punësua në Ministrinë e Jashtme Federale në Berlin dhe nga viti 1994 deri në 1997 në Ambasadën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitin 2016 Christiane Hohmann zëvendësoi…
“Ne nuk arritëm të krijonim një arkitekturë sigurie që mund ta kishte parandaluar këtë (luftën në Ukrainë)” , kështu ka deklaruar ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel në intervistën e saj te parë publike që nga largimi nga detyra. Përmes kësaj deklarate duket se Merkel pranoi se kishte dështuar gjatë mandatit të saj për të parandaluar luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Duke folur para një auditori në Teatrin e Ansamblit të Berlinit tha se ajo filloi të merrte seriozisht mundësinë që Rusia të niste një luftë kundër Ukrainës gjatë javëve të fundit në detyrë. Duke dënuar Rusinë, ajo theksoi se nuk ka…
Tirana Bank njofton emetimin, në datë 07.06.2022, të obligacioneve korporative afatgjata në vlerën 5 milionë Euro. Këto obligacione kanë një afat 7 vjeçar me një normë fikse interesi prej 3,30% në vit, të pagueshme çdo gjashtë muaj. Fondet e realizuara nga emetimi i obligacioneve do të rrisin kapitalin shtesë të Bankës, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe miratimet nga autoritetet rregullatore. Drejtuesja e Departamentit të Financës të Tirana Bank, Znj. Elvira Kapoli deklaroi: “Me kënaqësi njoftojmë një tjetër emetim me sukses, të obligacioneve korporative të Bankës sonë. Ky emetim u prit shumë mirë nga komuniteti i investitorëve dhe u finalizua me…
