Rritja e çmimit të naftës në 258 lekë për litër ka sjellë reagimin e Konfindustrisë. Ky institucion ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të qeverisë për uljen e çmimit të karburanteve në vend. Përmes një njoftimi zyrtar, Konfindustria shprehet se si ndërhyrje të parë duhet ulja e ngarkesës fiskale të karburanteve në nivele të njëjta me shtetet e rajonit. Sipas Konfindustrisë çmimet e larta të karburanteve po prodhojnë pasoja shkatërruese për prodhimin vendor, industritë, bizneset dhe qytetarët shqiptarë.
“Cmimi i karburanteve në tregun shqiptar në javën e parë të qershorit 2022 shkoi në rekordin historik të afër 2,3 euro/litër më i larti në rajon dhe nga më të lartët në Europë. Në Kroaci cmimi i naftës është 1,7 euro/litër. Cmime ndjeshëm më të ulta ka Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi, etj. Konfindustria kërkon si ndërhyrje të parë uljen e ngarkesës fiskale të karburanteve në nivele të njëjta me shtetet e rajonit. Përvec me pasoja të pallogaritshme të rënda në ekonominë kombëtare taksimi shumë i lartë i karburanteve është burimi më i madh i shmangies fiskale me qindra milion euro në dëm të buxhetit të shtetit. Sipas të dhënave krahësuese në Shqipëri deklarohet pothuaj 20% konsum karburanti më pak nga Kosova kur duhet të ishte krejt e kundërta” shprehen anëtarët e Konfindustrisë.
Sipas Konfederatës së Industrive të Shqipërisë është domosdoshmëri krijimi i Entit Rregullator të Karburanteve si institucion profesional i përhershëm, në varësi të Kuvendit të Shqipërisë sipas shëmbujt të ngjashëm të shteteve fqinje dhe çbërja e Bordit të Trasparencës.
Njoftimi i plotë
Konfindustria kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të qeverisë për ndryshimin të politikave fiskale me qëllim uljen e cmimit të karburanteve në tregun shqiptar. Cmimet e larta të karburanteve po prodhojnë pasoja shkatërruese për prodhimin vendor, industritë, bizneset dhe qytetarët shqiptarë.
Cmimi i karburanteve në tregun shqiptar në javën e parë të qershorit 2022 shkoi në rekordin historik të afër 2,3 euro/litër më i larti në rajon dhe nga më të lartët në Europë. Në Kroaci cmimi i naftës është 1,7 euro/litër. Cmime ndjeshëm më të ulta ka Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi, etj.
Konfindustria kërkon si ndërhyrje të parë uljen e ngarkesës fiskale të karburanteve në nivele të njëjta me shtetet e rajonit. Përvec me pasoja të pallogaritshme të rënda në ekonominë kombëtare taksimi shumë i lartë i karburanteve është burimi më i madh i shmangies fiskale me qindra milion euro në dëm të buxhetit të shtetit. Sipas të dhënave krahësuese në Shqipëri deklarohet pothuaj 20% konsum karburanti më pak nga Kosova kur duhet të ishte krejt e kundërta.Konfindustria vlerëson, se është domosdoshmëri cbërja e Bordit të Trasparencës dhe krijimi i Entit Rregullator të Karburanteve si institucion profesional i përhershëm, në varësi të Kuvendit të Shqipërisë sipas shëmbujt të ngjashëm të shteteve fqinje.