Close Menu
Ekofin
    Të Fundit

    Cilat janë përfitimet e kafesë, studimi i fundit hedh dritë mbi efektet e saj

    Qershor 13, 2025

    Revolucioni i inteligjencës artificiale është ndryshimi më i shpejtë teknologjik në histori

    Qershor 13, 2025

    Sa është vlera e Bitcoin krahasuar me kompanitë gjigande në botë?

    Qershor 13, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
    EkofinEkofin
    Subscribe
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Biznes
    • Tregje
    • Turizëm
    • Green
    • Shëndet
    • Të tjera
    • Bota
    • Blog
    Ekofin

    Merkel: Dështuam në parandalimin e luftës Rusi-Ukrainë

    Qershor 8, 2022 Bota
    Shpërndaje
    Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

    “Ne nuk arritëm të krijonim një arkitekturë sigurie që mund ta kishte parandaluar këtë (luftën në Ukrainë)” , kështu ka deklaruar ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel në intervistën e saj te parë publike që nga largimi nga detyra. Përmes kësaj deklarate duket se Merkel pranoi se kishte dështuar gjatë mandatit të saj për të parandaluar luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

    Duke folur para një auditori në Teatrin e Ansamblit të Berlinit tha se ajo filloi të merrte seriozisht mundësinë që Rusia të niste një luftë kundër Ukrainës gjatë javëve të fundit në detyrë.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media

    Duke dënuar Rusinë, ajo theksoi se nuk ka asnjë justifikim për sulmin ndaj Ukrainës, i cili është një “sulm brutal” që shkel ligjin ndërkombëtar.

    Merkel gjithashtu përshëndeti presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, për udhëheqjen e tij, duke shtuar se ai përfaqëson “një Ukrainë të re”.

    “Unë nuk e ndaj mendimin e Putinit, për ta bërë këtë shumë të qartë. Por ne nuk arritëm të krijonim një arkitekturë sigurie që mund ta kishte parandaluar këtë (luftën në Ukrainë) dhe duhet menduar edhe për këtë”, theksoi ajo.

    Ajo hodhi poshtë gjithashtu kritikat se nën udhëheqjen e saj, Gjermania ishte zhytur në një iluzion se një Rusi ushtarakisht agresive mund të demokratizohej duke zgjeruar lidhjet tregtare me vendet perëndimore.

    “Nuk besoja se Putini mund të ndryshohej përmes tregtisë”, nënvizoi ajo, duke shtuar se megjithatë nëse bashkëpunimi politik ishte i pamundur, ishte e arsyeshme që të paktën të kishim disa marrëdhënie ekonomike me Rusinë.

    Duke shpjeguar se lidhjet e saj me Putinin u përkeqësuan pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, Merkel tha se ajo u tha njerëzve se “Putini dëshiron të shkatërrojë Evropën pasi ai e sheh BE-në si fazën preliminare të NATO-s”.

    Ajo theksoi se gjatë udhëheqjes së saj, ishte angazhuar fuqishëm që të mos përshkallëzoheshin tensionet me Rusinë, por ishte për të ardhur keq që kjo nuk mund të arrihej.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    lufte merkel rusi ukrainë
    Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të ngjashme

    Kina pezullon gjithë aplikacionet e inteligjencës artificale gjatë provimit të testimit për universitet

    Qershor 11, 2025

    Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Kinën për tarifat

    Qershor 11, 2025

    Sekretari i Thesarit të SHBA, kandidati kryesor për të pasuar Powellin e Rezervës Federale

    Qershor 11, 2025
    Komento

    Comments are closed.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Kryesore

    Emigracioni dhe lindshmëria, popullsia e Shqipërisë reduktohet sërish në 2.36 milionë në janar 2025

    gazetar_2Qershor 12, 20250

    Shqipëria vijon të përballet me një rënie të popullsisë. Sipas të dhënave më të fundit…

    Murtaja e dhenve, Ministria e Bujqësisë: 4 vatra aktive, por morëm masa për t’i izoluar

    Qershor 12, 2025

    Tatimet nisin kontrollet e apartamenteve në AirBnb dhe Booking, verifikime në qershor-shtator

    Qershor 12, 2025

    Miratohet vendimi/ 10 mijë m2 tokë shtetërore me 1 euro për resortin në Korçë

    Qershor 12, 2025
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    Ekofin Media
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

    Kryesore
    Qershor 12, 2025

    Emigracioni dhe lindshmëria, popullsia e Shqipërisë reduktohet sërish në 2.36 milionë në janar 2025

    Qershor 12, 2025

    Murtaja e dhenve, Ministria e Bujqësisë: 4 vatra aktive, por morëm masa për t’i izoluar

    Qershor 12, 2025

    Tatimet nisin kontrollet e apartamenteve në AirBnb dhe Booking, verifikime në qershor-shtator

    Të Fundit

    Cilat janë përfitimet e kafesë, studimi i fundit hedh dritë mbi efektet e saj

    Qershor 13, 2025

    Revolucioni i inteligjencës artificiale është ndryshimi më i shpejtë teknologjik në histori

    Qershor 13, 2025

    Sa është vlera e Bitcoin krahasuar me kompanitë gjigande në botë?

    Qershor 13, 2025
    © 2025 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

    Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter