33 mijë maturantë ditën e sotme do t’i nënshtrohen provimit të parë, atij të gjuhës së huaj. Provimi do të nis në orën 10:00 ndërsa janë në dispozicion në të gjithë vendin 167 qendra testimi dhe 7 mijë mësues administrues. Vlerësimi i testimit, sipas urdhrit të ministres së arsimit zj. Evis Kushi, do të mbështetet në totalin e 60 pikëve. Maturanti do të jetë kalues nëse merr minimumi 25 % të pikëve të testit. Vlerësimet e testeve do të bëhen brenda një kohe shumë të shkurtër për t’i dhënë mundësinë edhe maturantëve që duan të studiojnë jashtë të kenë diplomat në duar në ditët e para të korrikut. Ato maturantë/kandidatë që do të rezultojnë mbetës në provimet e Maturës Shtetërore 2022, do t’i rijapin provimet në sesionin e dytë. Provimi për gjuhën shqipe dhe letërsinë do të jetë në datë 11 qershor, provimi për lëndën e matematikës do të jepet në datë 17 qershor, ndërsa sa i takon lëndëve me zgjedhje do të jepen më datë 24 qershor. Maturanti do të jetë kalues nëse merr minimumi 25 % të pikëve të testit. Vlerësimet e testeve do të bëhen brenda një kohe shumë të shkurtër për t’i dhënë mundësinë edhe maturantëve që duan të studiojnë jashtë të kenë diplomat në duar në ditët e para të korrikut.