3 zyrtarë të policisë shqiptare, janë dekoruar nga policia çeke me Medaljen e Argjendtë. Bëhet fjalë për ish-kryepolicin Ardi Veliu, aktualisht zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Edmond Rizain që drejton Drejtorinë Qendrore Hetimore në Policinë e Shtetit dhe Erion Ahmetin, ish-shef i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë. Në një ceremoni të organizuar në ambientet e Ambasadës çeke në Tiranë me pjesëmarrjen e drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, u vlerësua si e shkëlqyer marrëdhënia mes dy policive.
“Ambasadori Çek z. Karel Urban i dorëzoi Medaljen e Argjendtë akredituar nga ish-Presidenti i Policisë Çeke Gjeneral Major Jan Švejdar në mirënjohje të bashkëpunimit të shkëlqyer midis dy Policive, z. Ardi Veliu, z. Edmond Rizait dhe z. Erion Ahmetit”, ka bërë me dije Ambasada çeke në Twitter.