Author: gazetar_1
Bashkia e Shkupit ka publikuar shpalljen publike për subvencionimin e qytetarëve në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut për blerjen e kondicionerëve inverter me efikasitet të lartë për vitin 2022. Qytetarët do të mund të aplikojnë online. Personat që mund të aplikojnë janë ata që kanë blerë kondicionerë inverter duke filluar nga data 1 janar e këtij viti, dhe që rezultojnë banorë të kryeqytetit. Afati i aplikimit është deri në 1 nëntor të po këtij viti. Personat do të mund të përfitojnë në bazë të datës dhe orës kur kanë aplikuar dhe pas konfirmimit që kanë dorëzuar mjetet ngrohëse me djegie.…
Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për dhënien e ndihmës financiare humanitare prej 1 milion eurosh për Ukrainën, e cila u sulmua më 24 shkurt nga Rusia. Sipas këtij vendimi, Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në buxhetin e miratuar për vitin 2022, në programin buxhetor “Mbështetje diplomatike jashtë shtetit”, i shtohet kundërvlera në lekë e fondit prej 1 milion eurosh. Ky fond përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2022. Për zbatimin e këtij vendimi, i cili hyn në fuqi menjëherë, ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Financave dhe…
Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të parë 2022, është 59.242 lekë, duke u rritur me 5,8 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Sipas raportit të publikuar sot nga INSTAT-i, gjatë tremujorit të parë 2022, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit është 93 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grup aktivitetin e bujqësi, pyjeve dhe peshkimit është 35,1 % më e ulët. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit…
Treguesit më të fundit të tregut të punës të publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se shkalla zyrtare e papunësisë në vendin tonë gjatë tremujorit të parë të vitit 2022 ka zbritur në 11.3%. Krahasuar me një vit më parë shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0.6 pikë përqindje, ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës ka rënë me 0.1 pikë përqindje. Por si paraqitet ky tregues te të rinjtë? Shkalla zyrtare e papunësisë për grupmoshën 15 deri 29 vjeç është rritur me 0.1 pikë, paçka se në terma vjetor regjistron rënie. Shkalla më e lartë e papunësisë vijon të regjistrohet…
Për herë të parë pas 14 muajsh, ku ka patur një trend rënies, treguesi i kredive me probleme është rritur gjatë muajit prill. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë norma e kredive me probleme është ngjitur në 5.42%, nga 5.24% që ishte në mars. Rritja e treguesit me 0.18 pikë përqindje rezulton të jetë rritja më e lartë e shënuar nga muaji në muaj që prej korrikut të vitit 2016. Shifrat sugjerojnë se kriza e çmimeve dhe konsumit që ka goditur vendin gjatë muajve të fundit, sidomos shtresat më vulnerabël, pritet të japë efektin e saj edhe te…
Qeveria shqiptare po përgatitet për rritjen e normave të interesit në tregjet e huaja dhe në tregun e brendshëm, çka ndikon direkt në nivelin e borxhit publik. Në këto kushte, kur e ardhmja paraqitet plot me të panjohura të diktuara nga kriza e çmimeve e konflikti ushtarak Rusi-Ukrainë, ministria e Financave ka hedhur për diskutim strategjinë e re afatmesme të menaxhimit të borxhit. Në strategjinë e re, qeveria shqiptare paralajmëron se vec tregut vendas dhe atij ndërkombëtar, një opsion për të siguruar financimet e kërkuara në vijim, mbetet edhe përdorimi i disa instrumenteve jo tradicionale siç mund të jenë ‘Green…
Moti i keq që ka përfshirë gjithë vëndin është bërë shkak për humbjën e jetës të shtetasit Arben Ivanaj në fshatin Dedaj të Malësisë së Madhe. Rrufeja ka shkaktuar flakë në banesën e tij, duke i marrë atij jetën. Viktima ka ndërruar jetë në spital pas plagëve të marra. Shkarkesat elektrike ditën e sotme kanë sjellë probleme të mëdha në vendin tonë, sipas policisë edhe në Sarandë janë shënuar goditje nga rrufeja, konkretisht në një pallat në qytet si dhe në fshatin Metoqtë, në banesën e shtetasit J.A. Si pasojë e goditjes së rrufesë fatmirësisht janë shkaktuar vetëm dëme materiale.…
Mbi 1 mijë fermerë në Bashkinë Tiranë janë pajisur me karta për të përfituar naftë pa taksa. Fermerë të regjistruar dhe që kanë një numër NIPT-i u mundësohet ky lehtësim falë skemës kombëtare e mbështetjes për bujqësinë. Sipas drejtorit i Agjencisë Rajonale të Bujqësisë Tiranë, Ali Kaxhaja këtë vit ka pasur një interes të lartë të fermerëve, për të përfituar nga kjo skemë. “Janë shpërndarë mbi 1 mijë karta për fermerët përfitues të masës nafta pa taksa”, tha ai, teksa bëri të ditur se, ndërkohë në kohë reale vijnë kartat e tjera nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR),…
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në shkurt të vitit që vjen do të nisin punimet për ndërtimin e Urës së Bunës, ndërsa në datën 2 korrik do të hapet përfundimisht aksi Kardhiq-Delvinë, si dhe me 9 korrik hape ByPass i Vlorës. “Duke qenë se ju mbani shënime dhe merreni me shifra, mbani shënim; në shkurt të vitit të ardhshëm, natyrisht të gjitha këto mund të ndryshojnë, por pastaj do flasim për arsyet, nëse do ketë arsye që të ndryshojë, por plani është që në shkurt të vitit të ardhshëm, së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, unë të…
Kryeministri Edi Rama ka pranuar se Shqipëria ka çmimin më të lartë të karburantit në rajon. Si për të balancuar këtë fakt Kryeministri shtoi se Shqipëria nga ana tjetër ka taksat më të ulta. “Është e vërtet, që kemi një çmim karburanti më të lartë se sa të tjerët në rajon. Kjo është e vërtetë! Por ndryshe nga të tjerët në rajon, ne kemi taksat më të ulëta. Sepse ndryshe nga Rajoni ne biznesit të vogël si marrim asnjë lekë. Zero taksë dhe zero TVSH deri në 20 mln xhiro. Ndryshe nga rajoni, vërtetë e kemi më të lartë taksën…
