Mbi 1 mijë fermerë në Bashkinë Tiranë janë pajisur me karta për të përfituar naftë pa taksa. Fermerë të regjistruar dhe që kanë një numër NIPT-i u mundësohet ky lehtësim falë skemës kombëtare e mbështetjes për bujqësinë. Sipas drejtorit i Agjencisë Rajonale të Bujqësisë Tiranë, Ali Kaxhaja këtë vit ka pasur një interes të lartë të fermerëve, për të përfituar nga kjo skemë.
“Janë shpërndarë mbi 1 mijë karta për fermerët përfitues të masës nafta pa taksa”, tha ai, teksa bëri të ditur se, ndërkohë në kohë reale vijnë kartat e tjera nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR), të cilat u shpërndahen brenda ditës fermerëve, me qëllim që të përfitojnë sa më shpejt, naftën me kosto të ulët për punimet në bujqësi.
Mbi 18 mijë fermerë në gjithë vendin kanë marrë naftë falas duke përfituar nga kjo skemë.