Kryeministri Edi Rama ka pranuar se Shqipëria ka çmimin më të lartë të karburantit në rajon. Si për të balancuar këtë fakt Kryeministri shtoi se Shqipëria nga ana tjetër ka taksat më të ulta.
“Është e vërtet, që kemi një çmim karburanti më të lartë se sa të tjerët në rajon. Kjo është e vërtetë! Por ndryshe nga të tjerët në rajon, ne kemi taksat më të ulëta. Sepse ndryshe nga Rajoni ne biznesit të vogël si marrim asnjë lekë. Zero taksë dhe zero TVSH deri në 20 mln xhiro. Ndryshe nga rajoni, vërtetë e kemi më të lartë taksën mbi biznesin e madh, por subvencionojmë 100% energjinë elektrike jo vetëm për familjet, por për të gjithë biznesin e vogël, Këto janë para. Ndryshe nga rajoni ne ju japim para, dhe do jua japim paratë të gjithë shqiptarëve që nuk lëvizin me fuoristrada dhe veturë, por me autobusë.”, tha Rama nga foltorja e Kuvendit gjatë seancës plenare.