Author: gazetar_1

Situata e veçantë e krijuar nga efektet e luftës në Ukrainë, por jo vetëm, ka krijuar problematika me ecurinë e investimeve publike. Rritja e ndjeshme e çmimeve për materialet e ndërtimit ka ngadalësuar ose ndaluar një pjesë të kontratave publike, pasi ecuria e mëtejshme do të shkaktonte humbje të ndjeshme të parikuperueshme për kompanitë e ndërtimit deri në falimentimin e tyre. Kjo situatë do të sillte ndërprerjen e punimeve dhe si pasojë do të kishim shtyrje të përfundimit të objekteve shoqëruar me efektet të tjera negative. Duke analizuar zbatimin e buxhetit të shtetit për 5-mujorin, vërehet se niveli i investimeve…

Read More

Disa orë pasi iu nënshtrua një operacioni për një problem me sinusin, Boris Johnson është në gjendje të mirë shëndetësor. Sipas DailyMail Kryeministri ndihet mirë dhe do të mbajë takime pasditen e sotme. Johnson u shtrua në një spital në Londër në orën 6 të mëngjesit për procedurën e planifikuar dhe u kthye në Doëning Street rreth orës 10 të mëngjesit. Pasi u prek nga COVID, kjo ishte hera e parë që kryeministri Johnson u shtrua në spital ndonse për pak orë.

Read More

Eksporti i tekstileve dhe këpucëve, që përbën një zë të rëndësishëm të tregtisë së jashtme të Shqipërisë vijoi rikuperimin edhe gjatë pesëmujorit të parë të këtij viti duke zënë 27 % të vëllimit të eksporteve. Eksportet e këtij grupi rezultuan më të larta edhe krahasuar me pesëmujorin e parë 2019-ës, që përkon me periudhën para pandemisë. Referuar të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, eksportet e këtij grupi arritën 56.3 miliardë lekë gjatë periudhës janar-maj të këtij viti, kur në pesëmujorin e 2021-shit ato llogariteshin rreth 45.6 miliardë lekë. Në pesëmujorin e parë të 2019-ës ato ishin 51.6 miliardë…

Read More

Është mbajtur sot në Prishtinë mbledhja e tetë e përbashkët mes Shqipërisë e Kosovës, ku u firmosën 19 marrëveshje e memorandume mirëkuptimi. 1-Marrëveshje bashkëpunimi për pranimin e studentëve në institucionet e arsimit të lartë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës. 2-Protokoll për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Morinë/Kukës. 3-Protokoll për regjimin e trafikut lokal të kufirit në zonat kufitare ndërmjet kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës. 4-Memorandum bashkëpunimi për ngritjen e një grupi të përbashkët pune për bashkim doganor. 5-Marrëveshje administrative për zbatimin e marrëveshjes për…

Read More

Në strukturat akomoduese në vendin tonë gjatë muajit prill u shënua rritje e numrit të vizitorëve rezidentë edhe jorezidentë. Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave për strukturat akomoduese, tregojnë se numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 35,1 %, në krahasim me prillin e 2021-shit. Sipas INSTAT-it, numri i vizitorëve rezidentë është rritur me 34,5 %, ndërsa numri i vizitorëve jorezidentë është rritur me 35,7 %. Numri i netëqëndrimeve gjithsej është rritur me 59 %, në krahasim me prillin e 2021-shit. Numri i netëqëndrimeve nga rezidentët është rritur me 44,2 %, ndërsa numri i netëqëndrimeve nga jorezidentët është…

Read More

Numri i aksidenteve në pesëmujorin e parë të vitit 2022, u ul me 11.7 %. Sipas raportit të publikuar sot nga INSTAT-i, në periudhën janar-maj numërohen 483 aksidente rrugore nga 547 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, rënie shënoi edhe numri i të aksidentuarve. 5-mujorin e parë të këtij viti, numërohen 680 të aksidentuar nga 714 persona të aksidentuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe numri i të vdekurve shënoi ulje. Në pesëmujorin e parë të vitit 2022, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 75 persona, nga…

Read More

Muajt e nxehtë të Verës kërkojnë konsumimin e disa vitaminave specifike për një shëndet sa më të mirë. Vitaminat A, C, D, E janë listuar nga ekspertët si mjaft të rëndësishme për tu marrë gjatë kësaj periudhe, përmes frutave dhe perimeve, si dhe përmes suplementëve ushqimor.Vitamina A, ndihmon në formimin dhe mirëmbajtjen e lëkurës, dhëmbëve, indeve skeletore dhe membranave të mukozës të shëndetshme.Përfitimi që lëkura merr nga vitamina A është më i rëndësishmi gjatë verës. Kjo sepse ne priremi të kalojmë më shumë kohë jashtë jantë kësaj stine.Vitamina C, ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi i radikaleve të lira,…

Read More

Kjo e dielë nuk ka rezultuar e sukseshme për presidentitn francez Emmanuel Macron. Partia e qendrës humbi një shumicë absolute në Asamblenë Kombëtare Franceze. Ministria e Brendshme franceze, pas përfundimit të votimit ka njoftuar se ”Rezultatet treguan se LREM (‘La République en Marche’) fitoi 245 nga 577 vendet në Asamblenë Kombëtare”. Një shumicë absolute do të kërkonte 289 vende. Pavarësisht se fitoi garën presidenciale franceze në fillim të këtij viti me një shumicë të ngushtë, Macron shpresonte për një demonstrim force parlamentare në zgjedhjet e së dielës. Pavarësisht se LREM ka marrë bllokun më të madh të vendeve, presidentit francez…

Read More

139 milion euro është shifra e investimeve te Kosovës në Shqipëri. Këtë ka njoftuar Kryeministri Edi Rama nga Prishtina në nisje të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive. Rama tha se, investimet e Kosovës në Shqipëri ishin 9 milionë euro në vitin 2017. “Kur ne kemi nisur punën më nga afër dhe më intensivisht me qeveritë e Kosovës kemi pasur një volum të shkëmbimeve tregtare 160 milionë euro. Vitin që lamë pas volumi i i shkëmbimeve tregtare është 433 milionë euro. Pra, kemi hyrë në zonën kur shifrat marrin një lloj serioziteti në krahasim me shifrën qesharake të 160 milionë…

Read More

Turqia është renditur partneri i dyte tregtar i Shqipërisë. Sipas statistikave të iNSTAT për periudhën janar-maj eksportet shqiptare drejt Turqisë u rritën me 300 milionë lekë duke shkuar në 2.8 miliardë lekë, nga rreth 2.5 miliardë lekë që ishin 5-mujorin e 2021-ës, ndërsa importet për periudhën 5-mujore llogariten 46.4 miliardë lekë. Nga Turqia, janë importuar 18.1 miliardë lekë materiale ndërtimi dhe metale si dhe 7.5 miliardë lekë tekstile dhe këpucë. Ndërkohë importi i produkteve kimike dhe plastike llogaritet gati 4.8 miliardë lekë. Produktet më të eksportuara janë mineralet dhe metalet, bimët aromatike e mjekësore, dhe produktet fason. Shqipëria në vitin…

Read More