Author: gazetar_1
INSTAT bëri të ditur se, në vitin 2021 ishin 752 subjekte të licencuara për të ushtruar aktivitetin e peshkimit, 32 subjekte më shumë se një vit më parë. Porti me numrin më të madh të anijeve të licencuara është porti i Durrësit me 37,90% të flotës së përgjithshme. Porti i Vlorës ka 31,12% të numrit të përgjithshëm të flotës, pasuar nga porti i Sarandës me 14,76%. Portet e peshkimit me përqindjet më të vogla të subjekteve të licencuara për peshkim janë ato të Lushnjë-Fier me 2,26% dhe Himarës me 1,73%. Sipas INSTAT, flota detare shqiptare nisur nga qëllimi i anijes…
Ministria e Financave dhe Ekonomisë nxori për konsultim publik draftligjin “Për amnistinë fiskale dhe penale të subjekteve që bëjnë deklarim vullnetar të pasurive”, i cili lejon deklarimin vullnetar të një pasurie në vlerë monetare deri në 2 milionë euro. Tatimi i përcaktuar në draftligj për vlerëne deklaruar është 7-10 %. Ky ligj përcakton rregullat, garancitë, veprimet e subjekteve që përfitojnë nga procesi i deklarimit vullnetar të pasurive, kompetencat e organeve të administratës publike dhe organevejopublike, që marrin pjesë në këtë proces, si dhe veprimtaritë e lidhura me këtë proces. Subjekte të këtij ligji janë individët shtetas të Republikës së Shqipërisë,…
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të tregtimit të karburanteve në vend. Nga vendimi i fundit një litër naftë do të tregtohet më 258 lekë, nga 261 lekë që tregtohej deri më sot. Në ulje të lehtë është dhe çmimi gazit. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, do të ë jetë 83 lekë/litri, ose tre lekë më pak nga se ishte. Çmimi i benzinës ka një rritje të lehtë. Një litër benzinë do të jetë 239 lekë në pikat e shitjes me pakicë. Për të gjithë 5- mujorin importet e naftës shënuan rënie me 6% dhe…
Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e një dite më parë, pasi investitorët janë të shqetësuar se rritja e interesave në SHBA dhe në shumë vende të tjera mund ta çojë ekonominë globale drejt një recesioni, që përkthehet në një kërkesë më të ulët për naftë. Nafta Brent e Londrës po tregtohet pranë 110 dollarëve për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 104 dollarë për fuçi. Të dy bençmarkët ranë me rreth 3% në sesionin e kaluar, duke prekur nivelin më të ulët që nga mesi i majit. Investitorët po…
Tregjet europiane po qëndrojnë në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e dy sesioneve të kaluara. Investitorët janë të shqetësuar se inflacioni i lartë dhe reagimi i bankave qëndrore mund të shkaktojnë një recesion për ekonomitë e zhvilluara dhe në zhvillim. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rënie me 0.8%, me sektorin e lëndëve të para që realizon humbjet më të mëdha, në rënie me rreth 1.8%. Paqëndrueshmëria që ka përfshirë tregjet globale vijoi edhe gjatë tregtisë aziatike, pasi tregu është përqëndruar tërësisht te ngadalësimi i rritjes ekonomike. Edhe kontratat “futures” në Wall Street…
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave zhvilloi sot seancë dëgjimore me 4 kandidatët e propozuar nga Këshilli i Ministrave për anëtarë të Komisionit të Konkurrencës. Zgjedhja e anëtarëve të rinj vjen pas përfundimit të mandatit për dy anëtaret e këtij komisioni të propozuar nga Këshilli i Ministrave, Juliana Latifi dhe Ledia Matja. Ligji parashikon që një anëtar të propozohet nga Presidenti, 2 anëtarë nga Kuvendi dhe 2 anëtarë nga Këshilli i Ministrave. Në zbatim të ligjit, Kuvendi ka njoftuar paraprakisht Këshillin e Ministrave për përfundimin e mandatit të dy anëtarëve të propozuar prej tij. Këshilli i Ministrave i ka përcjellë…
Çdo person i punësuar në vend me pagë mbi 100 mijë lekë bruto, do të ketë si detyrim plotësimin e Deklaratës Individuale të Vjetore e të Ardhurave pranë administratës tatimore. Projektligji i ri për “Tatimin mbi të ardhurat” i hartuar nga Ministria e Financave dhe i hedhur së fundmi për konsultim, ka ulur pragun e detyrimit për deklarim për të punësuarit në Shqipëri. Deri më tani këtë detyrim e kishin individët me të ardhura vjetore bruto mbi 2 milionë lekë në vit. Ndërsa neni 67 i projektligjit, përcakton se: Një person është i detyruar të dorëzojë një deklaratë vjetore tatimore…
Shqipëria ka marrë 30 milionë euro kredi nga qeveria italiane për energjinë elektrike, ndërsa në plan ka që të marrë edhe 60 milionë euro për bujqësinë dhe emergjencat civile. Në mbledhjen e Këshillit të Ministave u vendos që të kalojë marrëveshja me Italinë për 30 milionë euro kredi në përmirësimin e rrjetit të energjisë elektrike në veriun e Shqipërisë. Ndërsa në javët që vjen do të merren me 30 milionë euro për bujqësinë që do të fokusohet tek peshkimi dhe e njëjta shifër për rifreskimin e pajisjeve të vjetëruara të flotës së emergjencave civile. “Sapo kaluam një draft marrëveshje që…
Për herë të parë pas 30 viteve, pagat e ushtarëve do të rriten me 30% nga data 1 korrik për të gjitha kategoritë. Ky është vendimi që është marrë sot në këshillin e ministrave dhe hyn në fuqi që nga fillimi i muajit të ardhshëm. Lajmin e bëri me dije ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi i cili tha se tashmë paga minimale në Forcat e Armatosura do të jetë 51 mijë lekë të reja, ndërsa tha se janë 38 pozicione që do të marrin shtesë veç 30% të rritjes së pagës. ‘Kemi marrë një vendim që nuk merret shpesh. Në…
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka hartuar një ligj të ri “Për tatimin mbi të ardhurat”. Ligji aktual daton që prej vitit 1998 dhe ndër këto vite kanë ndodhur ndryshime në fushën e taksimit ndërkombëtar, ndërkohë që Shqipëria ka aderuar në nisma gjithëpërfshirëse që synojnë të shmangin tatimet dhe praktikat jo të ndershme tatimore (BEPS, MLI), etj. Po ashtu, ndërhyrjet e shumta të bëra në vitet e fundit kanë deformuar neutralitetin e tatimeve. Ligji i ri i propozuar prek të gjithë tatimpaguesit dhe pagamarrësit. Ligji është kuadër. Kategoritë që do të përjashtohen nga tatimi do të përcaktohen në dispozita kalimtare.…
