Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Vit zgjedhor, 45.6% e buxhetit të bashkive në 2025 u shpenzua për paga dhe sigurime

06:04 - Qershor 8, 2026

Të ardhurat e bashkive nga taksa e infrastrukturës shënuan rënie me 11.2% në 2025, Tirana 53.8% më pak

06:02 - Qershor 8, 2026

Zgjerohet rrjeti i internetit me fibër optike, në fund të 2025 zuri 75% të tregut

05:58 - Qershor 8, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Të ardhurat e bashkive nga taksa e infrastrukturës shënuan rënie me 11.2% në 2025, Tirana 53.8% më pak

06:02 - Qershor 8, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Të ardhurat e veta të pushtetit vendor për vitin 2025 arritën në rreth 44.85 miliardë lekë, duke reflektuar një rritje të lehtë nominale krahasuar me një vit më parë, por pa ndryshuar ndjeshëm peshën e financave vendore në ekonominë kombëtare.

Sipas të dhënave nga Financat, nga totali i të ardhurave të mbledhura nga bashkitë, rreth 40.9 miliardë lekë, ose 91%, kanë ardhur nga taksat dhe tarifat vendore, ndërsa 3.95 miliardë lekë, ose 9%, janë siguruar nga të ardhurat jotatimore.

Krahasuar me një vit më parë, të ardhurat nga taksat dhe tarifat vendore janë rritur me rreth 1.44%, duke treguar një ecuri më të moderuar pas zgjerimit të fortë të të ardhurave në vitin 2024.

Pavarësisht rritjes nominale, pesha e të ardhurave vendore në raport me Produktin e Brendshëm Bruto mbetet e ulët. Në vitin 2025, të ardhurat nga taksat dhe tarifat vendore vlerësohen në vetëm 1.55% të PBB-së, me një rënie prej rreth 0.05 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë.

Edhe në raport me të ardhurat publike të buxhetit të shtetit, pesha e pushtetit vendor mbetet e kufizuar. Të ardhurat nga taksat dhe tarifat vendore përbënin 5.42% të totalit të të ardhurave publike në vitin 2025, nga 5.68% që ishte ky tregues një vit më parë. Kjo do të thotë se, pavarësisht rritjes në vlerë, niveli i decentralizimit fiskal vijon të mbetet i ulët.

Një nga zhvillimet më të dukshme të vitit 2025 lidhet me ndryshimin e peshës së taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja. Ky zë mbetet një nga burimet më të rëndësishme të të ardhurave vendore, por në vitin 2025 ka shënuar rënie krahasuar me një vit më parë. Bashkitë kanë arkëtuar rreth 16.4 miliardë lekë nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, ose rreth 2 miliardë lekë më pak se në vitin 2024. Rënia vlerësohet në 11.2% dhe lidhet kryesisht me ecurinë e Bashkisë Tiranë, e cila ka realizuar rreth 7.7 miliardë lekë më pak nga kjo taksë, ose 53.8% më pak se një vit më parë.

Megjithatë, të dhënat tregojnë se harta e zhvillimeve ndërtimore po ndryshon. Ndërsa në vitin 2024 Bashkia Tiranë zinte 77.4% të të ardhurave nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, në vitin 2025 pesha e saj ka rënë në rreth 40% të totalit. Kjo tregon se një pjesë më e madhe e të ardhurave nga ndërtimet po gjenerohet edhe në bashki të tjera, si Himara, Kamza, Durrësi apo Lezha.

Rritja më e madhe ndër burimet e të ardhurave të veta vendore në vitin 2025 është shënuar nga taksa mbi ndërtesën. Të ardhurat nga ky zë janë rritur me rreth 453 milionë lekë, ose 7.6% më shumë krahasuar me vitin paraardhës.

Bashkia Tiranë ka dhënë kontributin kryesor në këtë rritje, me rreth 233 milionë lekë më shumë të ardhura nga taksa mbi ndërtesën, duke përfaqësuar 51.4% të rritjes totale të këtij zëri. Në total, taksa mbi ndërtesën ka gjeneruar rreth 6.4 miliardë lekë, nga të cilat Bashkia Tiranë ka realizuar rreth 53.2%.

Në tërësi, pushteti vendor ka mbledhur nga taksa mbi pasurinë rreth 8.1 miliardë lekë gjatë vitit 2025, ose 474 milionë lekë më shumë krahasuar me një vit më parë. Rritja përkon me një zgjerim prej 6.1%, duke konfirmuar prirjen pozitive të këtij burimi gjatë viteve të fundit.

Megjithatë, taksat mbi pasurinë vijojnë të kenë një peshë relativisht të ulët në strukturën e të ardhurave vendore. Në vitin 2025, ato përbëjnë vetëm 18% të totalit të të ardhurave të veta vendore, një nivel pothuajse i pandryshuar krahasuar me vitet e mëparshme.

Të ardhurat jotatimore, që lidhen kryesisht me përdorimin e kapaciteteve ekonomike dhe aseteve në pronësi të njësive të vetëqeverisjes vendore, kanë shënuar rënie në vitin 2025. Nga ky burim janë mbledhur rreth 3.9 miliardë lekë, ose 216 milionë lekë më pak se në vitin 2024.

Rënia është rreth 5.1% krahasuar me një vit më parë, kur të ardhurat jotatimore arritën në 4.15 miliardë lekë. Ky zhvillim tregon se, ndonëse bashkitë kanë asete dhe kapacitete ekonomike që mund të shfrytëzohen për të gjeneruar të ardhura, ky burim nuk ka ndjekur të njëjtën ecuri me disa nga taksat kryesore vendore./ekofin.al

Artikull i Ekofin.al
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ekofin.al”, shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Ekofin Media
Ekofin Media
bregdet infrastruktures taksa tirana vendore
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Vit zgjedhor, 45.6% e buxhetit të bashkive në 2025 u shpenzua për paga dhe sigurime

06:04 - Qershor 8, 2026

Zgjerohet rrjeti i internetit me fibër optike, në fund të 2025 zuri 75% të tregut

05:58 - Qershor 8, 2026

Zgjedhjet në Kosovë/ Të gjitha partitë kryesore humbin mbështetje, Vetëvendosje mbetet forcë e parë

23:07 - Qershor 7, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Vit zgjedhor, 45.6% e buxhetit të bashkive në 2025 u shpenzua për paga dhe sigurime

gazetar_206:04 - Qershor 8, 20260

Bashkitë vijojnë të shpenzojnë më shumë për paga dhe personel, ku një pjesë e tyre…

Të ardhurat e bashkive nga taksa e infrastrukturës shënuan rënie me 11.2% në 2025, Tirana 53.8% më pak

06:02 - Qershor 8, 2026

Zgjerohet rrjeti i internetit me fibër optike, në fund të 2025 zuri 75% të tregut

05:58 - Qershor 8, 2026

Zgjedhjet në Kosovë/ Të gjitha partitë kryesore humbin mbështetje, Vetëvendosje mbetet forcë e parë

23:07 - Qershor 7, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:04 - Qershor 8, 2026

Vit zgjedhor, 45.6% e buxhetit të bashkive në 2025 u shpenzua për paga dhe sigurime

06:02 - Qershor 8, 2026

Të ardhurat e bashkive nga taksa e infrastrukturës shënuan rënie me 11.2% në 2025, Tirana 53.8% më pak

05:58 - Qershor 8, 2026

Zgjerohet rrjeti i internetit me fibër optike, në fund të 2025 zuri 75% të tregut

Vit zgjedhor, 45.6% e buxhetit të bashkive në 2025 u shpenzua për paga dhe sigurime

06:04 - Qershor 8, 2026

Të ardhurat e bashkive nga taksa e infrastrukturës shënuan rënie me 11.2% në 2025, Tirana 53.8% më pak

06:02 - Qershor 8, 2026

Zgjerohet rrjeti i internetit me fibër optike, në fund të 2025 zuri 75% të tregut

05:58 - Qershor 8, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter