Author: gazetar_1
Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm për të tretën ditë me radhë, pasi prodhuesit më të mëdhenj, si Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe e kanë të pamundur në rrisin prodhimin në mënyrë domethënëse, ndërsa trazirat në Libi dhe Ekuador kanë shtuar shqetësimet mbi furnizimin e tregut. Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 110 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 116 dollarë për fuçi. Emiratet e Bashkuara dhe Arabia Saudite ishin parë si dy vendet e vetme të OPEC, që kanë kapacitete për të rritur prodhimin dhe të…
Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT), ka vijuar përgjatë muajit qershor informimin dhe ndërgjegjësimin e bizneseve për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike, përmasat dhe trashësia e të cilave nuk janë konform me kriteret ligjore të përcaktuar në vendimin e Këshillit të Ministrave. Kryeinspektori i ISHMT-së, Gazmend Osmani bën të ditur se përgjatë muajit qershor nga trupat inspektuese të ISHMT-së, janë inspektuar 127 subjekte, të cilat kanë qenë kryesisht markete apo subjekte që tregtojnë apo importojnë detergjentë. “Përzgjedhja e subjekteve është bërë duke kombinuar inspektimet për kontrollin e zbatimit të kritereve ligjore për instrumentet matëse, parapaketim, detergjentët, mbrojtjen e…
Rritje të reja po shfaqen në horizont, në tremujorin e tretë të vitit për faturat e energjisë elektrike dhe gazit në Itali. Sipas vlerësimeve të ‘’Nomisma Energia’’, rritja e parë me 17% do të nisë nga 1 korriku dhe e dyta deri në 27% në muajt e ardhshëm. “Çmimet e gazit dhe të energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare kanë shpërthyer pas vendimit të Rusisë më 16 qershor për të shkurtuar furnizimet për Gjermaninë dhe Italinë”, shpjegon presidenti Davide Tabarelli. ”Në mënyrë të pashmangshme pritet një rritje e madhe e faturave, përndryshe nga ajo që ndodhi në prill. Tani jemi kthyer…
Rritja e vazhdueshme e cmimeve, tashmë jo vetëm për energjinë dhe karburantet por dhe për produktet bazë, ka dëmtuar rëndë fuqinë blerëse. Në Francë, po planifikohet një ndihmë prej 8 miliardë euro për familjet, për të luftuar inflacionin. Ligjvënësit francezë po hartojnë një projektligj për të forcuar fuqinë blerëse të familjeve duke rritur disa forma të ndihmës qeveritare me 4%, nga muaji korrik deri në prill të vitit të ardhshëm, sipas raportimeve të mediave vendase. Rritjet e planifikuara do të zbatohen për përfitimet shëndetsore për familjet, të papunët, pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuara dhe do të hyjnë në…
Industria nxjerrëse vijoi edhe në tremujorin e parë të këtij viti të jetë një ndër aktivitetet me flukset më të mëdha të investimeve të huaja direkte. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, investimet e huaja në industrinë nxjerrëse shënuan një total prej 39 milionë eurosh, në 3- mujorin e parë 2022, shifër kjo me rritje të lehtë krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021. Flukset në këtë sektor konsistojnë kryesisht në fitime të riinvestuara të kompanive ekzistuese në aktivitetin e nxjerrjes së naftës bruto. Rritja e fortë e çmimeve të naftës bruto në tregjet ndërkombëtare këtë vit duket…
Mbi 600 mijë shtetas të huaj vizituan vendin tonë përgjatë muajit maj, duke shënuar një rritje me gati 84%, krahasuar me muajin maj të vitit të shkuar, kur ende ishin në fuqi kufizimet për shkak të pandemisë në disa vende të botës. INSTAT publikoi sot raportin mbi lëvizjet e shtetasve, sipas të cilit hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin maj të këtij viti janë 1.074.828. Krahasuar me majin e 2021-shit, ky tregues rezulton me një rritje 77,5 %. “Në maj të këtij viti, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar…
Dhoma Amerikane e Tregtisë shprehu sot rezerva lidhur me projektligjin e ri “Për tatimin mbi të ardhurat”. Presidenti, Enio Jaço, tha se drafti paraqet problematika dhe nuk përmbush disa prej kritereve themelore. Sipas tij, ky projektligj nuk është në harmoni me formalizimin e ekonomisë, nuk përmbush elementin e konkurrueshmërisë dhe të standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit. Dhoma Amerikane sugjeroi zgjatjen e kohës së konsultimit publik për draftin. Në lidhje me projektligjin tjetër, për amnistinë fiskale, Jaço tha se Dhomës Amerikane i duhet më shumë kohë për të shprehur një qëndrim përfundimtar. “Nga analiza paraprake që i është bërë nga Këshill Teknik…
Çmimi i shitjes me pakicë të sheqerit rritet me 10 lekë. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Bordit të Transparencës dhe Monitorimit të Çmimeve të Tregtimit. Prej datës 10 qershor sheqeri është shitur në treg me vlerë 104 lekë. Çmimet e produkteve të tjera bazë, si mielli dhe orizi kokërrgjatë mbeten të pandryshuar. Mielli masiv tregtohet me 90 lekë/kg, ndërsa orizi kokërrgjatë për 101 lekë për konsumin familjar. Ndërsa në lidhje me vajin e lulediellit, Bordi vendosi në mbledhjen e mëparshme që të mos ketë çmim të unifikuar për importuesit. Njoftimi i Plotë Bordi i Transparencës dhe Monitorimit të…
Braktisja e zonave rurale po bën që numri i bagëtive të reduktohet me shpejtësi sidomos fermat e vogla me 1 dhe dy krerë. Kjo situatë ka sjellë rënie të gjithë sektorit të blegtorisë edhe në nënproduktet e tjera të mishit dhe qumështit. Sipas të dhënave të INSTAT që u publikuar sot në vitin 2021 numri i gjedhëve shënoi rënie, me 7.25 ose 26 krerë lopë më pak se në vitin 2020. Gjithashtu numri i deleve ra me 5% dhe i pulave me 3.2 për qind. Numri i dhive qëndroi thuajse në vendnumëro, teksa iu pa një rritje e numrit të…
Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-maj 2022 kapën vlerën 7,7 miliardë lekë. Referuar raportit të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, tregu shënoi rritje me 10.87 %. Gjatë periudhës janar-maj 2022, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 445,558 me një rritje prej 23.34 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.36 % të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 7.50 %.…
