Braktisja e zonave rurale po bën që numri i bagëtive të reduktohet me shpejtësi sidomos fermat e vogla me 1 dhe dy krerë. Kjo situatë ka sjellë rënie të gjithë sektorit të blegtorisë edhe në nënproduktet e tjera të mishit dhe qumështit.
Sipas të dhënave të INSTAT që u publikuar sot në vitin 2021 numri i gjedhëve shënoi rënie, me 7.25 ose 26 krerë lopë më pak se në vitin 2020.
Gjithashtu numri i deleve ra me 5% dhe i pulave me 3.2 për qind. Numri i dhive qëndroi thuajse në vendnumëro, teksa iu pa një rritje e numrit të koshereve me 10%.
Si rrjedhojë e rënies së numrit të bagëtive u vu re rënie e prodhimit të qumështit 3.7%, mishit me 1.5%, teksa prodhimi i vezëve u rrit me 4.4% dhe mjaltit me 5.1%.
Në vitin 2021, numri i të leshtave është 1,48 milionë krerë. Kategoria kryesore e të leshtave përbëhet nga delet e qumështit me rreth 75,38% ndaj numrit gjithsej të tufës. Numri i të dhirtave në vitin 2021, është 775.337 krerë. Kategoria kryesore përfaqësohet nga dhitë e qumështit me 77,26% ndaj numrit gjithsej të krerëve. Në vitin 2021, numri i krerëve të derrave është 159.237 krerë.
Referuar vitit 2021 84,83% e qumështit u prodhua nga lopët, 8% nga dhitë dhe 7,2% nga delet.