Author: gazetar_1

“Në vjeshtë dhe dimër duhet të llogarisim me një valë të rëndë të virusit Corona”,deklaroi ministri federal i Shëndetësisë Karl Lauterbach pas një konference dyditore me minsitrat e landeve. Drejtuesit e departamenteve do të takohen sërish në fillim të korrikut për të diskutuar masat specifike mbrojtëse në vjeshtë. Shumica në Gjermani mendon se në vjeshtë dhe dimër duhet të mbahen maskat në ambiente të mbyllura. 77 përqind e personave mbi 65 vjeç janë shprehur në favor të kësaj mase, në një anketë të bërë nga ARD. Ndërsa 48 përqind e personave të moshës 18 deri në 34 vjeç e mbështesin…

Read More

Nafta e ka nisur në rënie sesionin e parë të kësaj jave, për shkak të rritjes së mundësive se ekonomia globale mund të shkojë drejt recesionit. Gjithashtu, investitorët po presin takimin e G7-ës, më vonë gjatë kësaj jave, ku mund të ketë lëvizje për eksportet ruse të naftës dhe rikthimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në mbi 111 dollarë për fuçi, ndërsa të premten u rrit me rreth 2.8%. Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 106 dollarë për fuçi, pas rritjes me 3.2% në sesionin e kaluar. Gjithsesi, të dyja kontratat publikuan humbje…

Read More

BE ka njoftuar nisjen e skemës së saj të shumëpritur të heqjes së vizave, ETIAS që do të debutojë në maj 2023. Ndërsa ETIAS nuk është njësoj si një vizë — është më e shpejtë, bëhet në internet dhe nuk kërkon informacion biometrik, ka ende një procedurë dhe një kosto për ta marrë atë, më tepër si skema e Shteteve të Bashkuara, ESTA. Udhëtarët e BE-së janë të përjashtuar dhe kanë lirinë e lëvizjes nëpër bllok, duke i lejuar ata të kalojnë sa më shumë kohë që duan në shumë vende. Banorët e BE-së gjithashtu do të përjashtohen. Por për të…

Read More

Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh ka konfirmuar se një mënyrë jetese e ulur, veçanërisht ulja e zgjatur në një karrige, rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe vdekjes së parakohshme. Studimi afatgjatë përfshiu mbi 100,000 njerëz të moshës 35 deri në 70 vjeç nga 21 vende, të cilët u ndoqën mesatarisht për 11 vjet. Doli se ata që rrinin ulur për gjashtë deri në tetë orë në ditë, rreziku i vdekjes së hershme dhe sëmundjeve të zemrës u rrit me 12-13 %. Ata që rrinin ulur më shumë se tetë orë në ditë kishin 20 % më shumë rrezik. Lidhja ishte më…

Read More

Nafta në Slloveni, që shitet me 1.89 euro për litër, është ulur në shumicën e pikave të karburanteve përgjatë autostradave në Slloveni, pasi qeveria hoqi dorë nga disa taksa për karburantet. Sipas mediave sllovene, distributorët e tjerë do të përshtaten me këtë çmim të reduktuar në ditët në vijim. Kjo është një masë e përkohshme e qeverisë e cila brenda dy muajsh ka pezulluar dy taksa për karburantet: kontributin për efikasitetin e energjisë dhe për burimet e rinovueshme të energjisë. Qeveria e miratoi masën pasi vendimi i saj i mëparshëm për liberalizimin e plotë të çmimeve të derivateve të naftës…

Read More

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën të ditur se edhe pak ditë kanë mbetur që rruga e re Kardhiq-Delvinë të mbarojë dhe të vihet në përdorim për të gjitha mjetet. ARRSH publikoi sot në rrjetet sociale pamje nga rruga e re e ndërtuar me të gjithë elementët dhe standardet e sigurisë. Rruga Kardhiq – Delvinë është një nga akset kryesore në infrastrukturën rrugore të vendit. Puna për ndërtimin e saj ka vijuar intensivisht, me synimin që ky investim t’i japë një hov të mëtejshëm turizmit në vendin tonë. Rruga Kardhiq–Delvinë shkurton me 3 orë kohën e udhëtimit nga Tirana në Sarandë,…

Read More

Çdo vit njësia investigative e “The Economist”, publikon klasifikimin e qyteteve ku jetohet më mirë. Ngjarjet e këtij viti sigurisht që kanë pasur ndikim në klasifikim. Kievi për shkak të luftës nuk është bërë pjesë e listës, ndërsa në vend të parë për herë të tretë është Vjena. Kryeqyteti austriak i ka marrë rekordin Aukland të Zelandës së re, që renditet në vendin e 34. Mes qyteteve italiane më i miri është Milano që ka lënë pas Nju Jork dhe Pekinin. Janë 173 vendet që janë vlerësuar për sa i përket cilësisë së jetesës duke u marrë në konsideratë faktorë…

Read More

Shqipëria pritet të tatojë procesin e prodhimit (mining) të kriptovalutave duke filluar nga viti i ardhshëm. Ligji i ri i tatimit mbi të ardhurat, i hedhur për konsultim publik nga qeveria shqiptare, parashikon për herë të parë konceptin e të ardhurave nga mjetet virutale, përfshi kriptomonedhat dhe tatimin e tyre. Projektligji sjell për herë të parë përkufizimin e mjetit virtual, si “pasqyrim digjital të një vlere që mund të depozitohet, të tregtohet apo të transferohet në formë digjitale, si dhe që mund të përdoret për qëllime pagesash ose investimesh apo si mjet shkëmbimi, duke përfshirë por pa u kufizuar te…

Read More

Të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar në importe për 5-mujorin e parë të këtij viti rezultojnë 59.3 miliardë lekë, 13.5 miliardë lekë ose 29.5 % më shumë se një vit më parë, si dhe 3.7 miliardë ose 6.7 % më shumë se plani për periudhën. Referuar raportit të treguesve fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto) në vend, u realizuan në masën 16.6 miliardë lekë, 7.2 miliardë ose 71.1 % më shumë se 5-mujori 2021, si dhe 320 milionë ose 2% më shumë se plani i TVSH për t’u…

Read More

Gati katër vjet pasi Greqia festoi fundin e programit të saj të ndërlikuar të shpëtimit, njerëzit e saj po shqetësohen gjithnjë e më shumë për perspektivat e tyre ekonomike sërish. Gjendja e errët e publikut vjen ndërsa Greqia, si shumë vende anëtare të BE-së, është kapluar nga rritja e kostove të ushqimit dhe karburantit, një prirje që është përkeqësuar nga sulmi prej muajsh i Rusisë në Ukrainë. Greqia ka kaluar përmes tre programeve të njëpasnjëshme të shpëtimit pas krizës financiare, të cilat, në mënyrë të diskutueshme, vareshin nga një mori reformash dhe vitesh masash shtrënguese. Ekonomia greke u zgjerua më…

Read More