Author: gazetar_1

Çmimet e naftës ranë më shumë se 6 dollarë për fuçi të mërkurën pas deklaratave të presidentit amerikan Joe Biden për të ulur kostot në rritje të karburantit, përfshirë presionin ndaj firmave të mëdha të energjisë në vend. Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar të Teksasit Perëndimor ranë 5,98 dollarë, në 103,54 dollarë për fuçi, po ashtu kontratat e së ardhmes së naftës Brent ranë 5,67 dollarë, në 108,98 dollarë për fuçi. Ndërsa Shtetet e Bashkuara, konsumatori më i madh në botë i naftës, po luftojnë për të përballuar rritjen e çmimeve të benzinës dhe inflacionit, Presidenti Joe…

Read More

Opozita bullgare i ka hapur rrugë heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, pasi kreu i saj ka njoftuar se do të votojë pro, duke vënë në dispozicion 59 votat e tij. Lajmi është bërë i ditur nga komisioneri për zgjerim Oliver Varhelyi, i cili e quan vendim historik për Europën. “Falenderojmë liderin e opozitës Gerb @BoykoBorissov për marrjen e një vendimi historik për Evropën dhe për pranimin e negociatave me Maqenonine e Veriut bazuar në propozimin francez që lejon vazhdimin me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedonine e Veriut”, shkruan Varhelyi në Twitter. Bullgaria është drejt heqjes së…

Read More

Anëtarët e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë kanë hyrë në grevë të përgjithshme, duke kërkuar rritje të pagave për punonjësit e sektorit publik me 45 euro, si dhe kompensim deri në 40% të pagës për pushimet vjetore. Vendimi për grevë të përgjithshme të sektorit publik u mor më 3 qershor nga drejtuesit e LSM-së. Procesi i punës nuk do të ndërpritet vetëm nga 10 për qind e sektorit, kryesisht në urgjencë si dhe do të kryhen shërbimet e nevojshme për të mos rrezikuar sigurinë personale, shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Punonjësit e sektorit publik u grumbulluan në shenjë proteste jashtë…

Read More

Inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar arriti në 9.1% nga viti në vit në maj, pasi rritja e çmimeve të ushqimit dhe energjisë vazhdon të thellojë krizën e kostos së jetesës në vend. Rritja prej 9.1% e indeksit të çmimeve të konsumit, e publikuar të mërkurën, ishte në përputhje me pritjet e ekonomistëve në një sondazh të Reuters dhe pak më e lartë se rritja prej 9% e regjistruar në prill. Çmimet e konsumit u rritën me 0.7% nga muaji në muaj në maj, pak mbi pritjet për një rritje prej 0.6%, por shumë më pak se rritja mujore prej 2.5%…

Read More

Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare informoi sot se prodhimi ditor në HEC-et e kaskadës së Drinit, llogaritet 11.206 MWh, ndërsa rezerva energjetike është 1093.5 GWh. KESH bëri të ditur se, niveli i liqenit në hidrocentralin e Fierzës është aktualisht 289.28 m nga 261 që zbriti në mesin e muajit mars. “Prurjet natyrore në kaskadë janë 140 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-it të Fierzës është 289.28 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është 173.38 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 73.73 m, ndërsa…

Read More

Ndonëse Shqipëria është shteti më i varfër në Evropë, me prodhimin e brendshëm për frymë që është sa 32% e mesatares së Europës, sipas Eurostat (të dhënat nuk përfshijnë Kosovën), qytetarët e vendit duhet të paguajnë shtrenjtë për blerjen e ushqimeve e pijeve dhe produkteve tw tjera, si komunikimi dhe blerja e pajisjeve elektronike e përdorim shtëpiak. Eurostat ka publikuar indeksin e çmimeve për mallrat dhe shërbimet për vendet e Europës. Në Shqipëri, çmimet në tërësi janë sa 61% e mesatares europiane. Kjo është përqindja më e lartë nga vendet e rajonit pas Malit të Zi (69%), por ky i…

Read More

Kalimi nga ekonomia tradicionale drejt asaj digjitale, një tendencë globale, në Shqipëri do të mbështetet nga institucionet shtetërore nëpërmjet krijimit të parqeve teknologjike dhe shkencore. Projektligji “Për krijimin dhe funksionimin e parqeve teknologjike dhe shkencore”, i hartuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë u miratua në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave. Përmes këtij p/ligji parashikohet që parqet teknologjike të kenë statusin e zonës të lirë doganore, duke u përjashtuar nga taksat. Drejtori i Përgjithshëm i Korporatës së Investimeve Shqiptare (AIC), Ermal Frashëri, i pranishëm në Komision, bëri të ditur se qëllimi është të përshpejtojë zhvillimin ekonomik duke tërhequr kapitalin…

Read More

Qeveria e Greqisë ka miratuar të martën një paketë subvencionesh për shkak të rritjes së çmimeve të karburanteve. Kjo paketë do të hyjë në fuqi nga 1 korriku dhe do të zgjasë tre muaj, deri në fund të shtatorit. Sipas kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, subvencioni për benzinën e veturave nga I cili përfitojnë mbi 3 milionë drejtues mjetesh është rritur në 80 euro nga 45 që është aktualisht dhe në 60 euro nga 35 për motorët. Në ishuj, subvencioni do të jetë 100 euro për makinat dhe 70 euro për motorët. Në të njëjtën kohë, kryeministri tha se subvencionimi për naftën…

Read More

Qeveria shqiptare do të dalë sërish në tregun vendas për të kërkuar borxh, me një obligacion afatgjatë, me maturim 15 vjeçar. Ministria e Financave planifikon të nxjerrë në shitje përmes obligacioneve 1 miliarde lekë. Emetimi i parë i këtij lloji u zhvillua në nëntor të vitit të kaluar, edhe si një mënyrë të për provuar tregun dhe rezultoi i sukseshëm. Për shkak të sinjaleve pozitive dhe kërkesës së lartë, Ministrinë e Financave organizoi një ankand të rradhës në shkurt të këtij viti. Në këtë rast, nga 2 miliardë Lekë që kishte qenë shuma e shpallur e obligacioneve për shitje,…

Read More

Në mars të këtij viti rreth 970 shtetas shqiptarë aplikuan për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat. Në raport me muajin e mëparshëm, kërkesat për aplikim u rritën me 5%, por sërish ato mbeten shumë më të ulëta se në shtator të vitit të kaluar, kur arritën deri në afër 1800, në nivelet e para pandemisë. Për tre muajt e parë të vitit janë regjistruar gjithsej 2900 aplikimeve, pothuajse trefishim në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur lëvizjet ishin ende të kufizuara për shkak të pandemisë.…

Read More