Çmimet e naftës ranë më shumë se 6 dollarë për fuçi të mërkurën pas deklaratave të presidentit amerikan Joe Biden për të ulur kostot në rritje të karburantit, përfshirë presionin ndaj firmave të mëdha të energjisë në vend.
Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar të Teksasit Perëndimor ranë 5,98 dollarë, në 103,54 dollarë për fuçi, po ashtu kontratat e së ardhmes së naftës Brent ranë 5,67 dollarë, në 108,98 dollarë për fuçi.
Ndërsa Shtetet e Bashkuara, konsumatori më i madh në botë i naftës, po luftojnë për të përballuar rritjen e çmimeve të benzinës dhe inflacionit, Presidenti Joe Biden pritet të vendosë pezullimin e përkohshëm të taksës federale prej 18.4 cent për gallon mbi benzinën.