Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Vit zgjedhor, 45.6% e buxhetit të bashkive në 2025 u shpenzua për paga dhe sigurime

06:04 - Qershor 8, 2026

Të ardhurat e bashkive nga taksa e infrastrukturës shënuan rënie me 11.2% në 2025, Tirana 53.8% më pak

06:02 - Qershor 8, 2026

Zgjerohet rrjeti i internetit me fibër optike, në fund të 2025 zuri 75% të tregut

05:58 - Qershor 8, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

“Ekonomia” miraton projektligjin për parqet teknologjike

12:26 - Qershor 21, 2022 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Kalimi nga ekonomia tradicionale drejt asaj digjitale, një tendencë globale, në Shqipëri do të mbështetet nga institucionet shtetërore nëpërmjet krijimit të parqeve teknologjike dhe shkencore.

Projektligji “Për krijimin dhe funksionimin e parqeve teknologjike dhe shkencore”, i hartuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë u miratua në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave.

Përmes këtij p/ligji parashikohet që parqet teknologjike të kenë statusin e zonës të lirë doganore, duke u përjashtuar nga taksat.

Drejtori i Përgjithshëm i Korporatës së Investimeve Shqiptare (AIC), Ermal Frashëri, i pranishëm në Komision, bëri të ditur se qëllimi është të përshpejtojë zhvillimin ekonomik duke tërhequr kapitalin e huaj dhe vendas, i dedikuar për zhvillimin e teknologjive të reja, aplikimin në ekonominë kombëtare, për të rritur konkurrencën dhe për të rritur nivelin e punësimit në interes të publikut.

Pasuritë e paluajtshme, në të cilat do të krijohet parku, merren në përdorim nga zhvilluesi pas lidhjes së kontratës së qirasë, për një periudhë kohe jo më pak se 20 (njëzet) vjet, e cila miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Zhvilluesi gëzon të drejtën e dhënies së pasurisë së paluajtshme me nënqira
te përdoruesit.

Krijimi i parqeve teknologjike e shkencore është dëshmuar një mjet i fuqishëm për zhvillim.
Me këtë ligj synohet që parqet të kenë statusin e zonës së lirë doganore.

Konkretisht, hyrja dhe dalja e mallrave në/nga park/u, të cilat do të shërbejnë për nxjerrjen e “produktit inovativ”, formalitetet dhe procedurat përkatëse kryhen sipas dispozitave të Kodit Doganor; furnizimi i mallrave shqiptare të destinuara për t’u vendosur në park, të cilat do të shërbejnë për nxjerrjen e “produktit inovativ”, konsiderohen si furnizim për eksport me shkallë 0 (zero), në përputhje me përcaktimet e ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar dhe të legjislacionit doganor;

norma e tatimfitimit është 0 (zero) për 15 (pesëmbëdhjetë) vite të njëpasnjëshme për ato të ardhura që gjenerohen nga aktivitetet, të cilat zhvillohen në park; pagat e personelit që punon në kërkim-zhvillim të përdoruesit në park dhe i gjithë stafi i zhvilluesit përjashtohen nga të gjitha taksat për një periudhë 10-vjeçare;

përjashtohen nga TVSH-ja mallrat, pajisjet dhe shërbimet e përdorura në park, të cilat do të shërbejnë për nxjerrjen e “produktit inovativ”; përjashtohen nga taksa e ndikimit në infrastrukturë; përjashtohen nga taksa e pasurisë së paluajtshme për një periudhë 10-vjeçare për ndërtimet e realizuara në park; kostot e trajnimit për punonjësit shkencorë dhe teknikë në park mund të rimbursohen pjesërisht nga shteti, sipas kritereve, rregullave dhe procedurave respektive të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave. 

Ekofin Media
Ekofin Media
komisioni i ekonomisë parqet teknologjike projektligj
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Vit zgjedhor, 45.6% e buxhetit të bashkive në 2025 u shpenzua për paga dhe sigurime

06:04 - Qershor 8, 2026

Të ardhurat e bashkive nga taksa e infrastrukturës shënuan rënie me 11.2% në 2025, Tirana 53.8% më pak

06:02 - Qershor 8, 2026

Karburantet bien sërish, nafta në 190 lekë/litër dhe benzina në 173 lekë

13:08 - Qershor 6, 2026
Komento

Comments are closed.

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Vit zgjedhor, 45.6% e buxhetit të bashkive në 2025 u shpenzua për paga dhe sigurime

gazetar_206:04 - Qershor 8, 20260

Bashkitë vijojnë të shpenzojnë më shumë për paga dhe personel, ku një pjesë e tyre…

Të ardhurat e bashkive nga taksa e infrastrukturës shënuan rënie me 11.2% në 2025, Tirana 53.8% më pak

06:02 - Qershor 8, 2026

Zgjerohet rrjeti i internetit me fibër optike, në fund të 2025 zuri 75% të tregut

05:58 - Qershor 8, 2026

Zgjedhjet në Kosovë/ Të gjitha partitë kryesore humbin mbështetje, Vetëvendosje mbetet forcë e parë

23:07 - Qershor 7, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:04 - Qershor 8, 2026

Vit zgjedhor, 45.6% e buxhetit të bashkive në 2025 u shpenzua për paga dhe sigurime

06:02 - Qershor 8, 2026

Të ardhurat e bashkive nga taksa e infrastrukturës shënuan rënie me 11.2% në 2025, Tirana 53.8% më pak

05:58 - Qershor 8, 2026

Zgjerohet rrjeti i internetit me fibër optike, në fund të 2025 zuri 75% të tregut

Vit zgjedhor, 45.6% e buxhetit të bashkive në 2025 u shpenzua për paga dhe sigurime

06:04 - Qershor 8, 2026

Të ardhurat e bashkive nga taksa e infrastrukturës shënuan rënie me 11.2% në 2025, Tirana 53.8% më pak

06:02 - Qershor 8, 2026

Zgjerohet rrjeti i internetit me fibër optike, në fund të 2025 zuri 75% të tregut

05:58 - Qershor 8, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter