Author: gazetar_1
Nga Gjergj Erebara Përkundrejt një tatimi prej vetëm 5 deri në 10% të pasurisë së vënë përmes kontrabandës apo evazionit fiskal, shtetasit shqiptarë apo të huajt me rezidencë fiskale në Shqipëri do të kenë mundësinë të deklarojnë deri në 2 milionë euro për familje dhe t’i shpëtojnë përgjithmonë përgjegjësisë penale apo administrative për krimet e kryera, përfshirë evazionin fiskal, mashtrimin me TVSH-në apo kontrabandën me mallrat e akcizës. Projektligji përjashton si kategori përfituese zyrtarët dhe ish-zyrtarët e shtetit dhe politikanët e ish-politikanët, por vetëm rrethin e tyre të ngushtë familjar ndërsa nuk mbart ndonjë kufizim eksplicit për paratë që mund…
Bajpasi i Vlorës, aksi i ri panoramik që lehtëson qarkullimin e automjeteve gjatë pikut të sezonit, do të hapet përfundimisht në 9 korrik. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur sot se në këtë vepër publike po kryhen punimet e fundit, ndërsa për pak ditë do të bëhet edhe hapja përfundimtare për qarkullimin e automjeteve. Bajpasi i Vlorës po ndërtohet me standardet më të mira dhe parametrat më të lartë të sigurisë. Rruga lidh autostradën Levan-Vlorë me rrugën nacionale bregdetare Vlorë-Sarandë, duke ndikuar edhe në lehtësimin e fermerëve, për daljen më shpejt në tregje, të prodhimit bujqësor…
40 bashki të vendit kanë marrë vendim për t’u bërë pjesë e reformës në sektorin e ujit, ndërsa ditën e sotme u nënshkruan marrëveshjet për krijimin e tri shoqërive të para të ujësjellës kanalizimeve nga bashkitë në qarkun e Durrësit, Korçës dhe bashkitë Pogradec e Përrenjas. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se reforma në sektorin e ujit është më e vështira, duke qenë se furnizimi me ujë është e drejtë bazike dhe është e vështirë të ndërhyhet në rast se konsumatori nuk paguan faturën. “I gjithë ky proces është bazuar mbi një analizë shumë të thellë. Nuk…
Një litër naftë do të tregtohet me 255 lekë nga 258 lekë/litri që ishte më parë. Ndërsa çmimi i benzinës është rritur me 3 lekë, duke arritur në 242 lekë/litri. I pandryshuar mbetet çmimi i gazit, i cili tregtohet për 83 lekë. Njoftimi i plotë Bordi i Transparencës në datë 28 Qershor 2022, në mbledhjen e radhës vendosi: ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 255 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 243 lekë/litër. ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 242 lekë/litri, ndërsa i…
Institucionet e mikrofinancës kanë zgjeruar më tej aktivitetin e tyre përgjatë vitit 2021, duke shtuar totalin e aktiveve, por edhe portofolin e kredive. Referuar të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, në raportin e mbikëqyrjes për vitin 2021, rezulton se totali i aktiveve të institucioneve financiare jobanka në fund të vitit 2021 arriti në rreth 76.3 miliardë lekë, me një rritje prej 12.4%, ose 8.42 miliardë lekë. Kontributin kryesor në rritjen e aktiveve të tregut e kanë dhënë dy institucionet që kanë patur edhe zgjerimin më të madh në vitet e fundit, Fondi Besa (25%) dhe Iutecredit Albania (19%).…
Banka e Shqipërisë në zbatim të rekomandimeve të Moneyval, dhe forcimit të masave për parandalimin e pastrimit të parave, i ka kushtuar shumë vëmendje kontrollit të subjekteve financiare jobanka (SFJB) dhe zyrave të këmbimit valutor (ZKV) në vend,. Në raportin e Mbikëqyrjes Financiare për vitin e kaluar, të publikuar sot nga BSH-ja njoftohet se, Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, ka kryer 90 inspektime në këto zyra. Nga inspektimi i ZKV-ve janë evidentuar mangësi në lidhje me mungesën e njohurive dhe për pasojë moszbatimin e detyrimeve ligjore/rregullatore në lidhje me: zbatimin…
Vetëm 2 ditë ndajnë nga afati përfundimtar për fiskalizimin, ndërkohë që Administrata Tatimore raporton se tashmë ky proces ka përfunduar për 100% të biznesit të madh e atij të vogël me TVSH, ndërkohë që priten vetëm 10% e atyre pa TVSH. Drejtoria e Tatimeve bën me dije në një njoftim se nga 1 janari 2021 deri më 27 qershor 2022 (dje), është realizuar me sukses fiskalizimi në masën 100% për biznesin e madh dhe të vogël me TVSH, që janë rreth 108 mijë tatimpagues, ndërsa mbi 4500 tatimpagues të biznesit të vogël pa TVSH kanë aplikuar për t’u pajisur me…
Ata që kanë dalë në pension por që vijojnë të jenë të vetëpunësuar, nuk do të paguajnë më kontribute sigurimesh shoqërore. Në këtë mënyrë, Këshilli i Ministrave i jep zgjidhje një ngërçi që kushtëzonte pensionistët që të paguanin kontribute nëse vijonin aktivitetin e tyre pas plotësimit të moshës për pension pleqërie. Kjo masë synon lehtësimin e përfituesve të pensionit të pleqërisë të cilët vetëpunësohen në sektorin privat nga barra e pagimit kontributeve, duke qenë se atyre koha e vetëpunësimit nuk u njihet si periudhë sigurimi. Aktualisht janë 1 484 përfitues të pensionit të pleqërisë të vetëpunësuar në sektorin privat të…
Aplikimet për masat direkte mbështetëse në bujqësi korrespondojnë me një fond gati dy herë më të lartë se ai që Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka në dispozicion. Të dhënat e raportuara për zbatimin e buxhetit në 4 mujorin e parë tregojnë se kanë aplikuar për masat mbështetëse direkte mbi 61 mijë fermerë. Kjo nxitje duket se ka ardhur edhe si efekt i rritjes së çmimeve në disa segmente të lidhura direkt me bujqësinë. “Masat mbështetëse. Nisur nga situata aktuale e rritjes së çmimeve të inputeve, energjisë dhe naftës në tregun ndërkombëtar, për të krijuar kushte lehtësuese për fermerin…
Paga mesatare mujore në sektorin shtetëror në vitin 2021 arriti në 68,508 lekë. Ky nivel është 24 % më i lartë se paga mesatare mujore në sektorin privat, e cila vitin e kaluar ishte 51,858 lekë, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Hendeku ndërmjet pagës mesatare në shtet dhe privat është thelluar vitet e fundit. Ky tregues në vitin 2016 ishte 20%, ndërsa tashmë ka arritur në 24%. Edhe në vendet e tjera europiane ka diferenca mes pagës në sektor publik dhe asaj në privat, por ato janë shumë më të vogla, kryesisht në masën 8-10%. Përpara viteve 2012-2013, raporti…
