Author: gazetar_1
Kompanitë e ndërtimit do të kompensohen me 6 miliardë lekë për shkak të rritjes së materialeve. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj gjatë prezantimit të aktit normativ për kompensimin e çmimeve të ndërtimit bëri me dije se janë rreth 300 kompani që do të provojnë përmes faturave rritjen e materialeve të ndërtimit. Nga ky akt kompensimi për secilin operator është 5 deri në 30 për qind, shtoi ajo. Ibrahimaj tha se në dy muajt e fundit është vënë re një ngadalësim i sektorit të ndërtimit. “Ne po mbështesim bizneset që do ndihmojnë ekonominë shqiptare, por edhe të mbajnë normat…
Bimët mjekësore janë një kategori tjetër në strukturën e bujqësisë shqiptare, që vijojnë të kontribuojnë në rritjen e eksporteve bujqësore “made in Albania”. Sipas statistikave nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, eksportet e bimëve mjekësore u rritën me 7% gjatë 5-mujorit të parë vitit 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Kjo rritje erdhi për shkak të kërkesës që pati tregu ndërkombëtar për produktet organike, e cila ndikoi tek eksportuesit që të grumbullonin më shumë nga këto bimë. Vend kryesor në këto eksporte zunë bimët aromatike dhe mjekësore, teksa u pa një rënie e prodhimit të gështenjës…
Ekonomia shqiptare vijon të performojë pozitivisht, pavarësisht ndikimeve negative të tregjeve për shkak të krizës së energjisë dhe invazionit rus në Ukrainë. Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e parë të vitit 2022 vlerësohet me rritje prej 5,97 %, kundrejt tremujorit të parë të vitit 2021. Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi sot raportin mbi Produktin e Brendshëm Bruto, sipas të cilit, kontribut pozitiv kanë dhënë ndërtimi me 1,95 %, tregtia, transporti, akomodimi dhe shërbimi ushqimor me 1,55 %, aktivitetet e pasurive të paluajtshme me 0,91 %, aktivitetet profesionale dhe shërbimet administrative me 0,66 pikë përqindje, aktivitetet financiare dhe të…
Kreditimi i ekonomisë shënoi rritje edhe në muajin maj të këtij viti. Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, vlera e kredive të reja të disbursuara gjatë majit 2022 arriti në shumën e 21.6 miliardë lekëve, në rritje me 10.8 % krahasuar me majin e vitit të kaluar. Për pesë muajt e parë të vitit, vlera e kredisë së re u rrit në 110.8 miliardë lekë, në rritje vjetore me 31 %. Kredia e re po shënon gjithashtu vlerat më të larta në të paktën shtatë vitet e fundit, duke konfirmuar një ecuri pozitive, pavarësisht rreziqeve të shtuara për ekonominë…
Ministri i Financave në Kosovë, Hekuran Murati, deklaroi se pensionistët në vend duhet të paraqiten fizikisht në zyrat e pensioneve për të vërtetuar se jetojnë. Ai shtoi se për të shmangur grumbullimet si dhe vonesat, pensionistët duhet të paraqiten në dy grupe, të pavaksinuarit dhe vaksinuarit kundër Kovid 19. Të gjithë ata që janë të pavaksinuar do të duhet të shkojnë në zyrat e pensioneve para datës 14 të muajit korrik. Por kjo nuk mjafton, pasi ata që duan të tërheqin pensionin, për të vërtetuar vendbanimin duhet të kenë me vete dhe faturën e energjisë elektrike të muajit. Fatura duhet…
Kryetari i Dhomës amerikane të Tregtisë z. Enio Jaço gjatë mbajtjes së forumit të përvistshëm me doganat ngriti shqetësimin e çmimit të referencave. Z. Jaço përsëriti kërkesën për eleminimin e çmimit të referencave, pasi janë metoda të vjetra dhe të prapambetura. “Kjo është një çështje e cila përfundimisht do një zgjidhje. Vizioni i AmCham në lidhje me tregtinë parashikon shkëmbimin e mallrave në mënyrë sa më të lehtë sa më sigurtë – dhe doganat janë institucioni kryesor që e bëjnë këtë të mundshëm. Unë e kam shumë të lehtë ta konstatoj por duhet një punë shumë e madhe nga donagat…
Vetëm një ditë nga mbledhja e fundit, Bordi i Transparencës ulë sërish çmimin e naftës, me 6 lekë për litër. Njoftimi i plotë Në datë 29 Qershor 2022, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 249 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 237 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 242 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 230 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë…
Banka e Shqipërisë ka hartuar projektrregulloren e re “Për ushtrimin e veprimtarisë dhe mbikëqyrjen e institucioneve të parasë elektronike”. Projektrregullorje është një hap i mëtejshëm drejt ngritjes së një kuadri rregullator të posaçëm për këto institucione, të cilat po tërheqin një interes në rritje për investitorët, sidomos pas miratimit të ligjit të ri “Për shërbimet e pagesave”. Sipas rregullores kapitali minimal fillestar për institucionet e parasë elektronike është 45 milionë lekë. Nëse institucioni i parasë elektronike ushtron vetëm veprimtarinë e emetimit të parasë elektronike, kërkesa për kapital rregullator do të jetë në çdo kohë të paktën sa 2% e tepricës…
Nga Anastas Angjeli Ekonomia e luftës” është një skenar që po diskutohet gjithmonë e më shumë në fakt këto javët e fundit. Ajo po merr më shumë kuptimin e vet, pasi një luftë ka shpërthyer vërtet këtë herë në zemër të Evropës. Një luftë e vërtetë, me gjithë pasojat e saj humanitare, ekonomike, sociale, energjetike, të ndërprerjes së zinxhirit të furnizimit me drithëra e produkte ushqimore, me lëndë të para, me rritje të “çmenduara” të çmimeve dhe rritje të inflacionit. Tregje të tronditura dhe në ridimensionime të reja etj. Dhe kjo është Lufta e Rusisë në Ukrainë, që po mbyll 120…
Nga Fatos Çoçoli Në vizitën e fundit në Kosovë tre ditë më parë, kryeministri deklaroi se do të heqë tarifat doganore me Kosovën. Kjo i kapi të papërgatitur si qeverinë dhe bizneset në Kosovë. Edhe pse gjithë ditën dhe në këto 22 vite liri të Kosovës, gjithshkush këndej dhe andej kufirit flet për tregti të lirë, deri tani asnjë palë nuk ka ndërmarrë një hap konkret të fortë për të lehtësuar prej vërteti tregtinë dhe të gjitha shkëmbimet ekonomike. Për të hequr nga historia e të dyja vendeve tona atë tra të rëndë ekonomik që qëndron në mes dhe shkurajon…
