Author: gazetar_1
Bordi i Transparencës, uli për të dytën ditë me radhë çmimet e karburanteve në vend. Bordi i mbledhur ditën e sotme, vendosi uljen me 8 lekë për litër të çmimit të naftës pas uljes me 9 lekë për litër ditën e djeshme, ndërsa çmimi i benzinës u ul me 2 lekë për litër. Çmimi i gazit mbetet i pandryshuar. “Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 235 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 223 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e…
Besimi i bizneseve të sektorit të industrisë, ndërtimit dhe shërbimeve u përmirësua në muajin qershor të këtij viti. Banka e Shqipërisë, publikoi sot treguesin e ndjesisë ekonomike (TNE) që regjistroi rritje me 2.0 pikë (në nivelin 109.8) në muajin qershor të vitit 2022. Rritja u përcaktua nga përmirësimi i besimit të bizneseve në sektorët e industrisë, ndërtimit dhe shërbimeve. Nga ana tjetër, rënia e besimit të konsumatorëve dhe bizneseve në sektorin e tregtisë, e ka bërë më të përmbajtur rritjen e TNE-së. Sipas BSh-së, treguesi i besimit të industrisë (TBI) shënoi rritje prej 8.1 pikë përqindjeje krahasuar me muajin e…
Të gjitha subjektet që operojnë në vend kanë afat deri në fund të muajit që të dorëzojnë pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin e auditimit, të mbajtur sipas kërkesave ligjore, në rastet kur mbajtja e këtyre dokumenteve është e detyrueshme. Qendra Kombëtare e Biznesit njofton subjektet se depozitimi i këtyre dokumenteve bazuar në ligjin për regjistrimin e biznesit, duhet të bëhet jo më vone se jo më vonë se 7 muaj nga data e mbylljes së çdo viti financiar, gjë që përkon me datën 31 Korrik 2022. Nëse subjekte nuk do të dorëzojnë pasqyrat fianciare, mbi ta…
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi sot rritjen me 0.25 pikë përqindje të normës bazë së interesit, nga niveli 1 % në nivelin 1.25 %. Guvernatori i BSH-së, Gent Sejko deklaroi sot në konferencën për shtyp, se Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë e vlerësoi të nevojshëm përshtatjen e qëndrimit të politikës monetare me kushtet e reja ekonomike. Sejko deklaroi se “politika jonë monetare ka qenë në pozita tejet stimuluese gjatë dy viteve të fundit. Ajo ka synuar nxitjen e kërkesës agregate gjatë pandemisë, si një parakusht për respektimin e objektivit tonë të inflacionit. Kjo politikë ka rezultuar e…
Rënia e monedhës së përbashkët në tregun e brendshëm nuk ka të ndalur, ndërsa sapo ka hyrë muaji korrik. Pritshmëritë, marrë në konsideratë trendin e viteve të fundit, janë për rënie të mëtejshme gjatë javëve në vijim. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbye sot me 118.93 lekë, duke zbritur për herë të parë nën 119 lekë, që nga koha kur euro hyri si monedhë fizike në Europë, më shumë sesa 20 vjet më parë. Në krahasim me fillimin e këtij viti, euro po këmbehet me gati 2 lekë më pak. Euro u rrit për pak…
Në Shqipëri janë afro 84.400 individë të regjistruar si punëkërkues të papunë në zyrat e punës. Shifrat i përkasin vitit 2021, bilanci i të cilit është publikuar së fundmi nga Agjencia Kombëtare për Punësim dhe Aftësi. Sipas të dhënave zyrtare, rezulton se nga kjo shifër totale, 43.900 prej tyre janë punëkërkues afatgjatë, që do të thotë se kanë një vit dhe më shumë në pritje të një vendi pune dhe ende nuk e kanë gjetur atë. Ndërsa 27.576 trajtohen me ndihmë ekonomike dhe nuk kanë shumë motivim pë të gjetur një vend pune, duke qenë se nuk duan të humbasin…
E fokusuar në objektivat për zhvillimin e ekonomisë në rajon, Banka Botërore njofton se do të vijojë të reagojë edhe në të ardhmen ndaj krizave dhe emergjencave. Me rastin e përfundimit të vitit fiskal 2022 për Bankën Botërore, Anna Bjerde, zëvendëspresidente për Evropën dhe Azinë Qendrore, dha një përmbledhje të 12 muajve të fundit, të cilët shenjuan një kohë të paprecedentë për rajonin. “Pas një tkurrjeje prej 2 % në vitin 2020, ndërsa vendet u lehtësuan nga ndikimet e menjëhershme të pandemisë, rajoni pa një rikthim të fortë në vitin 2021, me një normë mesatare rritjeje ekonomike prej 6.5 %”,…
Korporata Energjetike Shqiptare njofton se prodhimi ditor në të tre HEC-et është 13.233 MWh, kërkesa për konsum nga FSHU është 18.889 MWh ndërsa çmimi i energjisë sot në bursë shënon 360 euro/ MWh. Sipas njoftimit temperaturat e larta e mbi mesataren e periudhës gjatë ditëve të fundit kanë rritur ndjeshëm konsumin e energjisë elektrike në vend. Ndërkaq KESH u bën thirrje konsumatorëve fundorë të përdorin në mënyrë sa më eficiente energjinë elektrike. Gjithashtu sipas informacionit të publikuar prurjet natyrore në kaskadë janë: – HEC Fierzë 60 m3/s – HEC Koman 35 m3/s – HEC Vau i Dejës 10 m3/s Ndërsa…
Është rritur sërish çmimi i naftës. ‘Bordi i Transparencës në datë 5 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 252 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 240 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 241 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 229 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me pakicë…
SHELL ka zbuluar në nëntokën shqiptare një sasi të madhe gazi dhe nafte, deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me biznesmenë në Holandë. Sipas kreut të qeverisë ky zbulim do të ndryshojë të ardhmen e Shqipërisë por edhe do të luajë rol në të ardhmen energjetike të Europës. “Holandë ka prezencë të mirë në Shqipëri. Këtu janë disa prej aktorëve më kryesorë të kësaj pranie, në një marrëdhënie shumë të rëndësishme për ne që duam ta thellojmë sa më shumë të jetë e mundur. Kemi kënaqësinë dhe privilegjin që kemi në vendin tonë Shelli-in. Në kemi shumë shpresë se…
