Author: gazetar_1
Muzet e Gjirokastrës, si ai Etnografik, muzeu i “Ismail Kadare”,“Sokaku i të marrëve” dhe shtegu “Edward Lear” e kanë kthyer qytetin e gurtë në një pikë të rëndësishme turistike. Duke sjellë pamje nga dy muzet të cilët janë rinovuar Kryeministri Edi Rama ka përshendetur të gjithë shqiptarët. “Mirëmëngjes dhe me këto pamje ftuese të dy muzeve të rinj në Gjirokastër, Muzeut Etnografik dhe Muzeut “Ismail Kadare”, që bashkë edhe me “Sokakun e të marrëve” e me shtegun “Edëard Lear”, i kanë dhënë një përmasë të re turistike qytetit të gurtë, ju uroj një ditë të bukur”, u shpreh Rama. “Përmirësimi…
Çmimet e larta dhe përmirësimi i administrimit të të ardhurave buxhetore kanë rritur ndjeshëm të hyrat në buxhet. Ministria e Financave bëri të ditur se të ardhurat në buxhet për 5 mujorin e parë të vitit ishin gati 280 miliardë lekë, me një rritje prej 19%, ose 45 miliardë lekë (370 milionë euro) më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Çmimet e larta ndikuan pozitivisht në arkëtimin e më shumë taksave në buxhet. Ministria e Financave bëri të ditur se të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare ishte 18.3 miliardë lekë…
Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa euroja vijoi të humbasë terren. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0.04 lekë dhe këmbehet me 116.91 lekë, ndërsa euroja zbriti me 0.03 lekë dhe këmbehet me 117.29 lekë. Paundi britanik krahasuar me ditën e mërkurë, u dobësua me 0.24 lekë duke zbritur në kuotën 138.64 lekë. Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 118.86 lekë, ose 0.63 lekë më pak se ditën e mërkurë. Forcimi i vazhdueshëm i lekut ndaj…
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka pritur në një takim zyrtar në Bankën e Shqipërisë, Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Álvaro Renedo Zalba. Gjatë këtij takimi, Guvernatori Sejko i shprehu falënderimet Ambasadorit për marrëdhëniet e mira midis dy vendeve, duke vlerësuar shkëmbimet tregtare me Spanjën si dhe duke i shprehur mirënjohjen për mbështetjen që Spanja ka dhënë në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Në krye të bisedës, Guvernatori Sejko bëri një ekspoze të panoramës ekonomike në Shqipëri ku theksoi se ecuria e saj në këtë periudhë paraqitet sfiduese. Rritja e çmimeve…
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se, duke nisur nga 16 korriku do të bllokohet segmenti i unazës Lindore Farkë-Shkozë, për shkak të punimeve që do kryhen në Lotin 2 dhe 3 të këtij aksi. “Në vijim të punimeve për zbatimin e projektit “Rikualifikimi i akseve rrugore Unaza Lindore Loti 3” dhe “Plotësimi i punimeve dhe rrugët lidhëse në Unazën Lindore Loti 2”, sipas grafikut të punimeve, në datën 16.07.2022, ora 08:00, do të fillojnë punimet për montimin e trarëve të mbikalimit në Shkozë, si dhe punimet e asfaltimit të karrexhatës së majtë dhe të djathtë të rrugës kryesore të…
Mungesa e transparencës qeveritare dhe sistemi gjyqësor, vijojnë te jenë dy problematikat më të mëdha me të cilat përballen investitorët e huaj në vendin tonë dhe që ndikon negativisht në të bërit biznes. Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri ( FIAA) ka prezantuar Rezultatet e Pyetësorit mbi klimën e Biznesit në Shqipëri 2021-2022. Në përgjigje të shqetësimeve të ngritura nga bizneset, Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj u ndal tek reforma në drejtësi, ku theksoi se përfundimi i saj do t’i japë zgjidhje këtyre problematikave. Ndërkohë që bëri me dije se po përgatitet një ligj i ri për investimet strategjike…
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare të dhënat zyrtare mbi situatën në kaskadën e Drinit ku liqeni i hidrocentralit më të madh, Fierzës, është në kuotën 285.49 metrave. Për herë të fundit KESH raportoi të dhënat në 22 qershor dhe Fierza ishte në kuotën 289.2 metra. Nga ana tjetër Komani është në nivelin e 173.73 metrave duke rezultuar kështu me një rritje të lehtë në raport me thuajse tre javë më parë kur kishte një nivel 173.38 metra. Liqeni i hidrocentralit të tretë të kasadës, Vau i Dejës ishte 73.78 metra që edhe në këtë rast ka një ndryshim tejet minimal në raport…
Norma maksimale e interesit për kreditë konsumatore ka pësuar ulje të ndjeshme, referuar llogaritjes së fundit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, që do të nisë të aplikohet për gjysmën e dytë të vitit 2022. Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë vendosi të aplikojë një normë maksimale efektive interesi. Sipas ndryshime në rregulloren “Për kredinë konsumatore dhe hipotekare”, NEI (norma efektive e interesit) maksimal do të llogaritet nga Banka e Shqipërisë me bazë 6-mujore, mbështetur në të dhënat e Regjistrit të Kredive. Duke nisur nga 1 korriku, norma tavan për kreditë e vogla konsumatore, me vlerë deri në 200 mijë…
Ndryshon ligji “Për mbrojtjen e të dhënave personale” i miratuar në vitin 2008. Ministria e Drejtësisë ka nisur sot konsultimet me grupet e interesit për draftin e ri me qëllim reflektimin e sugjerimeve. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ndryshimet e draftit i cilësoi si mjaft të rëndësishme, pasi adresojnë çdo lloj abuzimi. “Ky projektligj ka një rendësi të madhe në rritjen e standardeve të mbrojtjes së të dhënave personale të qytetarëve si dhe në rritjen e efektivitetit për adresimin e çdo lloj abuzimi”, ka theksuar Ministri i Drejtësisë, i cili ka informuar se për krijimin e këtij dokumenti është bashkëpunuar…
Zona e Spitallës dhe e Kënetës në Durrës janë ndër zonat më të mëdha informale të ndërtuara në vend. Në dy Zonat Kadastrale 8511–8517 që mbulojnë kryesisht zonat e Spitallës dhe Kënetës, deri tani rezultojnë të jenë kryer 5410 legalizime. Shumica dërmuese e këtyre legalizimeve rreth 90% janë banesa 1 ose 2 familjare, ndërsa pjesa tjetër janë objekte shërbimi dyqane apo punishte të vogla. Gjithsej këto dy zona kanë rreth 6000 objekte informale, shifra e saktë e të cilëve do të dali vetëm në fund të procesit. Legalizimet e para sporadike i përkasin vitit 2010, për të vijuar në mënyrë…
