Korporata Elektroenergjetike Shqiptare të dhënat zyrtare mbi situatën në kaskadën e Drinit ku liqeni i hidrocentralit më të madh, Fierzës, është në kuotën 285.49 metrave. Për herë të fundit KESH raportoi të dhënat në 22 qershor dhe Fierza ishte në kuotën 289.2 metra.
Nga ana tjetër Komani është në nivelin e 173.73 metrave duke rezultuar kështu me një rritje të lehtë në raport me thuajse tre javë më parë kur kishte një nivel 173.38 metra. Liqeni i hidrocentralit të tretë të kasadës, Vau i Dejës ishte 73.78 metra që edhe në këtë rast ka një ndryshim tejet minimal në raport me tre javë më parë kur ishte 73.73 metra por këtë herë në rritje.
Prodhimi ditor në kaskadë sipas KESH është 8690 MWh më pak se gjysma e konsumit ne vend ndërkohë që rezerva energjetike vlerësohet 948.9 GWh.