Author: gazetar_1
Karrota është një nga perimet me të shëndetshme. Ajo përdoret gjerësisht në gatime por edhe si një burim shumë i mirë vlerash ushqimin e bebeve. Ekspertët rekomandojmë se duhen ngrënë karrota çdo ditë që të përfitojnë të mira të vazhdueshme shëndetësore. Një racion me karrota të prera përmban 3.6 gramë fiber e cila mban stomakun dhe arteriet të pastra.Në këtë mënyrë shmanget rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare, kolesterolit të lartë, konstipacionit dhe hemoroideve. Fibra rregullon sheqernat në gjak dhe është e dobishme për të humbur në peshë. Karrotat janë ndër burimet kryesore të vitaminës A, e cila është e domosdoshme për shëndetin…
Fatëkeqësia që ka goditur Turqin mëngjesin e sotëm si pasoje e tërmetit shkatërrues, ka sjellë reagimet e zyrtarve më të lartë të Shqipërisë, të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjet e viktimave. Shqipëria do të jetë një nga vendet e cila do të ofrojë dhe ajo ndihmën e saj ndaj Turqisë. Ja mesazhet që kanë përcjellë Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, Kryeministri Edi Rama si dhe politikanë të tjerë. “Thellësisht i trishtuar nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë këtë mëngjes. Unë dhe shqiptarët qëndrojmë pranë njerëzve të prekur dhe familjeve…
Rreth 2300 të vdekur dhe 9000 të plagosur është bilanci që ka lënë pas tërmeti që goditi kufirin mes Turqisë jugore dhe Sirisë. Tërmeti me magnitudë 7.9 ballë mëngjësin e sotëm e kishte epiqendrën në qytetin e Gaziantepit, lëkundjet e tij zgjatën mbi 2 minuta. Në Turqi, janë konfirmuar 1500 viktima dhe mbi 7600 të plagosur ndërsa në Siri janë konfirmuar 800 viktima, dhe mbi 1280 të plagosur. Vdekjet në Turqi, u raportuan nga Kahramanmaraş, Gaziantep, Şanlıurfa, Dijarbakır, Adana, Adiyaman dhe Malatya. Në Siri vdekjet u raportuan në rajonet e Alepo, Latakia, Hama dhe Tartus. Pas tërmetit janë regjistruar edhe 8 paslëkundje…
Temperaturat e ulta që kanë përfshirë vendin tonë janë shoqëruar me reshje dëbore në Qarkun e Korçës, në Kukës-Ura e Zapodit, dhe në Pukë-Fushë Arrëz-Kukës. Për të mos lejuar bllokimin e rrugëve dhe që qarkullimi i automjeteve të vijojë pa probleme Autoriteti Rrugor ka dërguar punëtorët dhe mjetet borëpastruese me qëllim normalizimin e situatës nga dëbora në këto akse. “Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, ka këshilluar qytetarët ARRSH. Ndërkohë rreth 300 familje në…
“Auto Moto Park Albania” do t’i hapë rrugë një epoke të re për Elbasanin dhe Shqipërinë. Kështu ka deklaruar Kryeministri Edi Rama, i cili mori pjesë në prezantimin e projekteve nga kompani të rëndësishme që zhvillojnë aktivitetin e tyre në këtë fushë. Rama e cilësoi këtë garë si një event historik për automotorizmin shqiptar, por edhe për Shqipërinë. Duke falënderuar kompanitë që marrin pjesë në konkurs, Rama tha se “falë ideve të tyre dhe projekteve ne do të përzgjedhim projektin më të mirë për t’i hapur rrugë një epoke të re për Elbasanin dhe Shqipërinë. Për ta vendosur Shqipërinë në…
Pas 20 vitesh diskutimesh, Greqia ka vendosur pro ndërtimit të autostradës Janinë – Kakavijë, duke shpallur kështu tenderin. Ky projekt ka qënë pjesë e diskutimeve në institucionet greke, por për ndërtimin e saj nuk ishte marrë kurr një vendim final. Ministri grek i Transporteve, Kostas Karamanlis tha se “ky është një projekt emblematik, i cili filloi të planifikohej dhe diskutohej para vitit 2005, por më së fundi u bë realitet.” Autostrada 70 km e gjatë do të lehtësojë trafikun mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndërsa një kilometër i saj do të kushtojë 4.5 milionë euro. Ajo është planifikuar për tu ndërtuar…
Nafta do të shitet me 197 lekë/litri, ndërsa benzina do të shitet me189 lekë/litri . Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja për karburantin në vend dhe sipas njoftimit zyrtar, bëhet me dije se çmimi i naftës është ulur me 3 lekë ndërsa çmimi i benzinës është ulur me 1 lekë/litri. Ndërsa çmimi i gazit mbetet i pandryshuar, i cili do të vazhdojë të shitet me 69 lekë. Njoftimi i plotë: Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 2 Shkurt 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit. Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të…
Prindër, nëse do të doni të informoheni në kohë reale në lidhje me notat, mungesat, ecurinë, aktivitet jashtëshkollore të fëmijës tuaj, mjafton të shkarkoni në aparatin tuaj celular aplikacionin “SMIP”. Nëpërmjet një videoje që pasqyron detaje nga ky aplikacion i ri, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, ka promovuar këtë platformë digjitale e cila u vjen në ndihmë prindërve apo kujdestarëve ligjor që kanë fëmijët në sistemin parauniversitar. “Prindër të dashur! Platforma digjitale SMIP tani ju vjen në ndihmë për t’u informuar në kohë reale në mënyrë të detajuar, kudo dhe kurdo, mbi notat, mungesat, sjelljen apo aktivitetet jashtëshkollore…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje nga një prej moleve që po ndërtohet në Liqenin e Shkodrës. “Në Zogaj, ku po ndërtohet një prej tre moleve në Liqenin e Shkodrës, me të gjitha parametrat në funksion të lundrimit në natyrën e bekuar në zonën liqenore, që shihet edhe si një perspektivë e re turistike mes Shqipërisë dhe Malit të Zi”, tha Kryeministri. Investimet në bashkinë Shkodër përfshijnë rrugën Shirokë-Zogaj-Pika kufitare me Malin e Zi rreth 6 km e gjatë ku shumë shpejt nis ndërtimi. Po ashtu, do të investohet në lidhjen Shëngjin-Ulqin, bajpasin e Shëngjinit, urën…
Rezerva Federale e SHBA-se, sistemi bankar qendror amerikan, ka rritur për të tetën herë radhazi normën bazë të interesit, me 0,25 pikë përqindje. Aktualisht, norma bazë e interesit është në rangun nga 4,5 deri në 4,75%, ka njoftuar Rezerva Federale. Rezerva Federale e rriti normën bazë të interesit me 0,75 pikë përqindjeje disa herë, por ngadalësoi ritmin në fund të vitit të kaluar, me një rritje të normës prej 0,5 pikë përqindjeje. Të dhënat e fundit tregojnë se inflacioni i lartë në ekonominë më të madhe në botë është në tërheqje. Rezerva Federale ka qenë e ashpër në trajtimin e…
